Connect with Us

Të shtënat me armë në Durrës/ Ndërron jetë një prej të plagosurve

Kronika

Të shtënat me armë në Durrës/ Ndërron jetë një prej të plagosurve

Publikuar

-

Tragjike në Pogradec/ Një grua gjendet e pajetë në banesë, brenda ishte dhe një fëmijë

Një nga dy të plagosurit në Durrës, mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spital.

Mësohet se Armando Baboçi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra si pasojë e të shtënave me armë.

mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00, në lagjen nr.13. Durrës, pas një konflikti të çastit me mjete të forta e më pas me armë zjarri midis disa personve, janë plagosur me armë zjarr shtetasit A.B., dhe E.Gj.

LEXO EDHE:  Përplasen dy automjete në Tushemisht/ Plagoset një nga shoferët

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës 6 shtetas dhe mes tyre është autori i ngjarjes, por nuk jepen të dhëna për shkak të hetimit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shpërthen në flakë makina tek tuneli i Krrabës

Publikuar

-

Nga

Panik në Tiranë/ Makina shpërthen në flakë në ecje

Një makinë te tuneli i Krrabës ka marrë flakë teksa ka qenë duke ecur.

Mësohet se automjeti ka shpërthyer në flakë për arsye teknike. Ndërkohë nuk ka asnjë person të lënduar nga ngjarja.

Në këtë aks rrugor është shkaktuar radhë e gjatë automjetesh ndërsa autoritetet anë mbërritur në vendin e ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kontrolle të shtuara në aeroport/ Arrestohen në Rinas dy djem dhe një vajzë

Publikuar

-

Nga

Dyshime për bombë në aeroportin e Rinasit

Dy djem dhe një vajzë janë arrestuar në aeroportin e Rinasit, pasi akuzohen për tentativa për kalim të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara.

Shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i kontrolleve të shtuara, duke përdorur edhe bazën logjistike bashkëkohore për evidentimin e rasteve të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara, kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”, shtetasit:

-I. K., 21 vjeç, mbajtës i pasaportës italiane, i cili udhëtonte me linjën ajrore me itinerar Itali-Rinas. Pas verifikimit në laborator pasaporta italiane dhe karta e identitetit italiane rezultuan të falsifikuara. Nga kontrolli në vijën e dytë iu gjet e fshehur në çantën e tij edhe pasaporta shqiptare me të dhënat e tij.
-A. A., 26 vjeç, mbajtës i pasaportës siriane, i cili ka paraqitur pasaportën siriane dhe biletë me destinacion Gjermaninë. Nisur nga dyshimet në shkrimin e vizës dhe elementet e sigurisë së vizës gjermane, janë krijuar dyshime se viza mund të ishte e falsifikuar. Pas kontrollit të detajuar rezultoi se viza ishte e falsifikuar.

Njëkohësisht, falë shkëmbimit të informacionit mes Policisë Kufitare të Rinasit dhe homologëve, si rezultat i një pune të mirorganizuar dhe profesionale u bë i mundur dokumentimi dhe ndalimi i shtetases M. B., 22 vjeçe. Ndalimi i kësaj shtetaseje u bë në dalje të Republikës së Shqipërisë, në vijim të hetimeve për ngjarjen e datës 23.08.2020, ku shtetasja shqiptare S. D. ka udhëtuar nga Italia në drejtim të Anglisë, e cila është kapur nga autoritetet angleze me dokumente të falsifikuara, kartë identiteti italiane dhe kartë shëndeti me të dhënat dhe gjeneralitetet e shtetases M. B.

LEXO EDHE:  Video/ Nxirret nga liqeni trupi i pajetë i 37-vjeçarit që ra me kamion

LEXO EDHE:  Shokon Artan Hoxha/ Shqipëria, baze e laboratorëve të kokainës?

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Masakroi kunatën për Shën Valentin/ Prokuroria jep vendimin për Dashamir Xhepën

Publikuar

-

Nga

Prokuroria ka kërkuar sot”burg përjëtë” për Dashamir Xhepën, i akuzuar për vrasjen e kunatës së tij në 14 shkurt të vitit 2019.

Lirie Xhepa fillimisht është goditur me sende të forta pas koke, hekur ose gurë mëngjesin e 14 shkurtit. Më pas ajo është qëlluar me pistoletë nga një distancë e afërt, duke i shkaktuar vdekjen. Më pas 49-vjeçarja është qëlluar me armë zjarri me një plumb në kokë, dhe dy në bark.

Bashkëshorti i saj ishte ndarë nga jeta vite më parë, dhe 49-vjeçarja jetonte e vetme me dy fëmijët e saj. Viktima me kunatin e saj janë fqinj, banesat e tyre ishin 500 metra larg, dhe ndodhen në lagjen “Qershori” në periferi të Kombinatit. Lirie Xhepa kishte pasur konflikte të vazhdueshme me njërëzit e burrit të saj të ndarë nga jeta./CNA.al

LEXO TE PLOTE