Connect with Us

Surprizon kryeministri Zaev/ Greqia e gatshme për t’i ofruar Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut vaksinën e COVID-19

Aktualitet

Surprizon kryeministri Zaev/ Greqia e gatshme për t’i ofruar Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut vaksinën e COVID-19

Publikuar

-

Zaev

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev ka treguar  se kryeminstri grek, Kyriakos Mitsotakis është treguar i gatshëm për të ofruar vaksinën e COVID-19  Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Greqia nëpërmjet BE do të marrë vaksinën ndaj COVID-19 e krijuar nga Universiteti i Oksfordit në fund të këtij viti. Por tashmë BE ka dhënë mundësinë që vendet partnere, jo në BE mund ta përfitojnë në rast se u jepet si donacion nga vendet e BE, u shitet prej tyre, ose ua jep vetë OBSH.

“Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u tregua i gatshëm që Greqi, si vend anëtar i BE të ofrojë vaksinën kundër covid-19 Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, pasi vaksina do arrijë fillimisht në vendet anëtare e më pas tek kandidatët për integrim. Për mua, kjo deklaratë është një provë e miqësisë së mirë”. – tha Zaev.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Çështja e kufijve/ Berisha kujton si ra dakord me dy qeveritë greke për të shkuar në Hagë

Publikuar

-

Nga

Marrëdhënia e Ramës me Erdoganin/ Berisha: U bë synet në Top Kapi në 2013

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar mbrëmjen e sotme se përse çështja e kufijve detarë nuk shkoi në Hagë, ndonëse në vitin 2010 pati rënë dakord me qeverinë greke.

Berisha tha se në vitin 2010 ra dakord me qeverinë e George Papandreut që të shkojnë në Gjykatën e Hagës, por marrëveshja u vazhdua me qeverinë e re të Greqisë me kryeministër Antonis Samaras.

Ish-kryeministri theksoi se edhe me qeverionë e dytë ishin dakord që kufijtë detarë të zgjidheshin në Hagë, por pretendon se kjo u la pasdore në vitin 2013, kur pushtetin në Shqipëri e mori kryeministri Edi Rama.

Në vitin 2010 ne i propozuam qeverisë së Papandreut që të shkojmë në gjykatën e Hagës. Pas diskutimeve ne ramë dakord që të shkojmë në Gjykatën e Hagës. Pas tij erdhi qeveria e Samaras dhe ata ranë dakord. Dy qeveri greke ranë dakord, por nuk shkuam në Hagë. U mor dhe një kompani e huaj për të bërë ekspertizën, jo vetëm të marrëveshjes, por edhe sugjerimet për çështjen e Gjykatës. Dhe pastaj u ndërrua pushteti dhe unë këtë dakordësi  ia përcolla atyre që erdhën në pushtet.

Unë tani kam të drejtë të shtroj një pyetje për çdo shqiptar: Sot Ministri i Jashtëm i Greqisë dhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë ranë dakord të shkojnë në Hagë. Tani, çdo shqiptar t’i shtroj pyetjen vetes: Si ishte më mirë për Shqipërinë kur shkonte në Hagë me Greqinë 6 miljë apo sot që shkon në hagë me Greqinë 12 milje”, deklaroi në emisionin “Opinion” Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, rreth 30 milionë shtetas hedhin votën

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, rreth 30 milionë shtetas hedhin votën

Vetëm 15 ditë para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit votuesit në Florida u mblodhën në qendrat e votimit për të votuar për zgjedhjen e tyre mes dy kandidatëve.

Florida është një nga ato shtete kryesore ku Donald Trump dhe Joe Biden po përpiqen të bindin qytetarët për të siguruar fitoren për në Shtëpinë e Bardhë.

Një numër rekord amerikanësh kanë votuar deri më tani përmes postës apo në mënyrë tradicionale. Rreth 30 milionë shtetas kanë shprehur tashmë vendimin e tyre. Nga ana tjetër dy kandidatët vijojnë fushatën në shtetet e mbetura.

“Janë padyshim zgjedhje të rëndësishme. Ndiej se demokracia jonë është në rrezik, ndihem shumë e emocionuar dhe patriote pasi kam mundësi të votoj, pasi jo kudo të botë njerëzit e kanë këtë mundësi dhe të drejtë”, thotë Allison Fonte, votuese në Florida.

“Ndihem si një amerikan i vërtetë, erdha të votoj personalisht. Nuk i besoj sistemit postar. Duhet të vija të votoja dhe erdha”, tregon Jose Simon, një tjetër votues në Florida.

LEXO EDHE:  Takim emergjent për krizën greke, kuarteti i druhet falimentit

LEXO EDHE:  A ndikojnë temperaturat në përhapjen e Covid?/ Sqarimi i OBSH

Kandidadti Demokrat Biden dërgoi Kamala Harris në Florida për të qenë afër votuesve, ndërsa Trump është ndalur në Arizona ku arriti të fitonte në 2016. Por sondazhet këtë herë i japin epërsi të ngushtë rivalit demokrat.

Një tjetër çështje që po merr vëmendje është debate i fundit presidencial që pritet të zhvillohet të enjten. Dy kampet e kandidatëve janë duke debatuar për çështjet që pritet të diskutohen./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kreshnik Spahiu tregon katër mënyrat/ Si mund të zgjidhen mosmarrëveshjet për çështjen e detit

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet fars të Bashës/ Spahiu: Janë përjashtuar të gjithë themeluesit e PD-së

Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, tregoi katër mënyrat se si mund të zgjidhet mosmarrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjen e kufirit detar.

Spahiu tha se mosmarrëveshjet mund të zgjidhen me ndërmjetësimin e një pale të tretë, nëpërmjet arbitrazhit kombëtar, gjykaës për çështjen e detit ose gjykatës së Hagës.

“Janë 4 rrugët ligjore për konkretizimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjes.

Marrëveshje me ndërmjetësimin e një pale të tretë

Arbitrazhi ndërkombëtar

Gjykata për çështjet e detit

Gjykata e Hagës

Procedurat në Hagë funksionojnë 4-5 vite, në 2025 do e diskutojmë. Meren referencat, pretendimet e të gjitha palëve. Madje duhet shkuar dhe me një marrveshje të mosmarrëveshjes. Pra cilat janë pikat që nuk merren vesh palët. Prapë duhet të ulen në tryezë”, u shpreh ai në emisionin “Open”.

LEXO EDHE:  Dështimi i negociatave/ Meta: “JO”-ja ishte e pritshme

LEXO EDHE:  “Situata e pakrahasueshme me asnjë emergjencë”/ Infermierja në Itali: Fisnikëria e shëndetësisë shqiptare nuk do harrohet!

Sipas tij, politika shqiptare ka treguar se është tërësisht e papërgatitur. Spahiu theksoi se Haga është zgjidhja e vetme, por pretendon se në këtë rast ka përfituar dhe Greqia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE