LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skënderbeu godet në merkato, afron 2 futbollistë

18 Shtator 2020, 14:07, Sport CNA
Skënderbeu godet në merkato, afron 2 futbollistë

Skënderbeu është përqendruar kryesisht te lojtarët e rinj për sezonin e ri, teksa ky është edhe plani i drejtuesve.

Këtë e tregon edhe një lëvizje e bërë së fundmi nga korçaret, të cilët kanë marrë dy lojtarë nga skuadra kosovare e Llapit.

Në një postim nga këta të fundit, thuhet se mesfushori Alban Shabani 20 vjeç dhe sulmuesi i majtë Bekim Maliqi 19 vjeç kanë kaluar te Skënderbeu në formën e huazimit.

Duket se dy lojtarët kanë tërhequr vëmendjen e korçarëve në ndeshjen miqësore që kishin para pak ditësh dhe për këtë arsye i kanë marrë në skuadër për sezonin e ri.

Lajmet e fundit nga