Connect with Us

Sirena italiane për Baren, shikoni ku mund të transferohet mesfushori shqiptar

Kombëtare

Sirena italiane për Baren, shikoni ku mund të transferohet mesfushori shqiptar

Publikuar

-

E ardhmja e Keidi Bares me shumë mundësi do të jetë larg Malagës. Klubi spanjoll kërkon ta shesë futbollistin shqiptar në mënyrë që të përfitoj financiarisht, duke qenë se kanë goxha probleme ekonomike.

Por, nëse para pak ditëve e interesuar për mesfushorin ishte vetëm Espanjol, së fundmi në horizont janë shfaqur edhe disa ekipe italiane ku më i rëndësishëm është interesimi nga ana e Udinezes.

Klubi nga Friuli po zhvillon sondazhe për fierakun, i cili pasi ka provuar shijen e La Liga me fanellën e Atletiko Madrid, tashmë mund të ketë shansin të luaj në një kampionat elitar të Europës siç është Serie A, e në këtë formë t’i bashkohej kolonisë shqiptare në Itali. Ndërkaq, pas Udinezes në listën e pretendenteve për Baren janë edhe Parma e dy ekipe të Serisë B si Pisa dhe Salernitana

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Myrto Uzuni ende larg fushave, vijon të mbetet peng i COVID-19

Publikuar

-

Nga

Myrto Uzuni ishte i pafat në këtë periudhë teksa është prekur nga COVID-19. Në këtë formë, sulmuesi shqiptar humbi ndeshjen e veçantë përballë Barcelonës në Ligën e Kampionëve, ndërsa vazhdon të mbetet jashtë skuadrës edhe për ndeshjen e kampionatit hungarez, ku Ferencvarosh i tij luan ndaj Ujpest.

Një problem për ekipin e Ferencvarosh duke qenë se futbollisti i kombëtares është njeriu kryesor i sulmit. Ndërkohë, ajo që shqetëson më shumë është fakti se nuk dihet saktë rikthimi i Uzunit, duke qenë se Hungaria aplikon një tjetër rregull që të detyron të qëndrosh në karantinë për një muaj.

Kështu, shqiptari mbetet në dyshim për ndeshjet e ardhshme, ku më e rëndësishmja, por edhe e veçanta është ajo ndaj Juventusit në Ligën e kampionëve.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Alarm te kombëtarja, grumbullimi i nëntorit mund të shtyhet për shkak të COVID-19

Publikuar

-

Nga

Çekia është shteti i parë europian që ndërpreu futbollin për shkak të rasteve të shtuara me Koronavirus, ndërkohë që në shumë shtete, kampionatet po përballen me pamundësi të zhvillimit të ndeshjeve rregullisht. Mes tyre, edhe në ato skuadra ku gjenden sot futbollistët shqiptarë. Kjo bën që edhe për trajnerin Reja situata të jetë alarmante. Qoftë për rastet e dyshuara, por edhe për faktin se numri i lartë i të kontaminuarve rrit mundësinë që shumë prej skuadrave të refuzojnë ftesën e Kombëtares për kuqezinjtë.

EKIPET E SHQIPTARËVE ME RASTE POZITIVE
Këtë fundjavë, shumë prej kuqezinjve nuk do të zbresin në fushë për shkak se në skuadrat e tyre ka raste të shtuara me Koronavirus. Bazel, Osijek, Specia, SPAL, Rexhana, Aris, Nk Gorica, Lokomotiva Zagreb, Shturm Grac janë ekipet në të cilat janë shfaqur disa raste pozitive gjatë ditëve të fundit. Bazeli, ku luan Taulant Xhaka, nuk zhvilloi në fundjavë ndeshjen kundër Zyrihut. Osijek i Eros Grezdës, gjithashtu u paralizua këtë fundjavë, por lojtari prej kohësh është jashtë ekipit për shkak të përsëritjes së një operacioni në kavilje. Në Itali, ekipet e Specias (Ardian Ismajli), Rexhanës (Arlind Ajeti), SPAL-it (Etrit Berisha) kanë raste të shfaqura së fundmi. Vetëm Berisha është i konfirmuar negativ, ndërsa për dy mbrojtësit nuk ka ende saktësime nga klubet apo mediat pranë tyre. Tek Aris, ku Ergys Kaçe, është transferuar këtë sezon, janë shfaqur 19 raste pozitive, mes tyre lojtarë, pjesëtarë të stafit të ekipit apo edhe drejtues, ndaj në fundjavë kjo skuadër nuk do të zbresë në fushë. Te Lokomotiva e Zagrebit (“banda e shqiptarëve”) gjithashtu janë shfaqur raste dhe te Shturm Grac (Bekim Balaj), është konfirmuar një i tillë.

TRAJNERI NË ALARM

Në ndeshjet e muajit tetor, disa prej kuqezinjve nuk iu përgjigjën ftesës së bërë nga Kombëtarja. Kësisoj, ndërsa një valë e dytë me raste në të gjithë Europën po shtrëngon masat e shteteve, rrezikohet që për dy finalet e muajit nëntor të ketë shtrëngim nga ekipet për kuqezinjtë. Trajneri Edi Reja, ndonëse do të duhet të luajë për dy fitore në sfidat përballë Kazakistanit dhe Bjellorusisë në Tiranë, që tani rrezikon të marrë disa përgjigje negative për futbollistët që ka në plan të ketë në listë. Ankthi është shtuar tanimë për të gjithë Europën dhe kombëtaret se kjo valë e dytë mund të pezullojë edhe një herë jetën normale futbollistike. Pikërisht në momentin kur në disa vende ka nisur edhe rikthimi i tifozëve në përqindje të caktuara, me 20 apo 30% të kapacitetit të stadiumeve.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Renditja e FIFA-s/ Ndikojnë ndeshjet e tetorit, Ja ku renditen Shqipëria dhe Kosova

Publikuar

-

Nga

Dy barazimet në Ligën e Kombeve, ndaj Lituanisë dhe Kazakistanit, kanë bërë që Shqipëria të zbresë në 3 vende në renditjen e FIFA-s.

Kombëtarja ka zbritur në vendin e 69-të më 1351 pikë, nga vendi i 66 ku ishte më parë. Rënie në klasifikim ka pësuar edhe Kosova, e cila ka kaluar vendi i 116-të në vendin e 117-të. Kjo vjen si shkak i dy humbjeve ndaj Maqedonisë së Veriut e Sllovenisë dhe barazimit ndaj Greqisë.

Për sa i përket pozicioneve të para në renditje, Belgjika vazhdon të kryesojë, e ndjekur nga Franca në vendin e dytë dhe Brazili në vendin e tretë.

LEXO TE PLOTE