LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shpërthen” Rudina Hajdari/ PS po bën një truk të fëlliqur, unë nuk do të tërhiqem

18 Shtator 2020, 11:08, Politikë CNA
“Shpërthen” Rudina Hajdari/ PS po bën një truk

Deputetja demokrate Rudina Hajdari ka folur me tone mjaft të forta sot në drejtim të PS-së, për të cilën tha se ka bërë një truk në lidhje me hapjen e listave.

Në një prononcim për mediat, Hajdari theksoi se do të jenë sërish kryetarët ata që do bëjnë renditjen e kandidatëve dhe se kjo që propozon PS nuk është hapja e listave.

Sipas Hajdarit, listat do të qëndrojnë të mbyllura, ashtu siç ishin.

?Po të shikoni renditja e kandidatëve është e njëjtë, do të thotë që listat nuk do jenë të hapura, por të mbyllura. PS po bën një hap pas. Nuk është kjo hapja e listave. Ky është një truk që të mbajë lista e mbyllura. I bëj thirrje PS të reflektojë.

Do luftoj deri në fund që lista të jenë totalisht të hapura, boll më me kryetar që vënë në renditje ata kandidatë që i mbajnë si dele e janë si kartina në parlament.

Një votë preferenciale jashtë renditjes nuk ndryshon asgjë, PS të reflektojë më ketë propozim të fëlliqur?-tha Hajdari./ CNA.al

Lajmet e fundit nga