Connect with Us

Shorti i Ligës së Europës, Egbo surprizon me deklaratën

Sport

Shorti i Ligës së Europës, Egbo surprizon me deklaratën

Publikuar

-

Tirana do të luajë në 1 tetor në transfertën e vështirë të Zvicrës, ku do të përballet me Young Boys në kuadër të fazës “Play-Off” të Europa League.

Trajneri Emanuel Egbo është optimist për këtë sfidë, i cili në një prononcim për Newsport.al deklaroi se skuadra e tij i ka të gjitha mundësitë për të qenë në grupe. Kampioni i pankinës bardheblu vuri theksin te dëmtimet, teksa shpreson që pas dy javësh gjendja e grupit që ka në dispozicion të jetë optimale.

Ndeshjet teke kanë treguar se janë të një niveli të vështirë dhe të paparashikueshme edhe për ato skuadra që në letër janë favorite. E pikërisht një ekip i tillë ka me vete presionin që duhet të fitojë me doemos që në fushën e blertë shpesh herë u ka prishur punë.

E ndoqa shortin me vëmendje. Patjetër që unë besoj që kemi mundësi kualifikimi, me kismetin e Zotit. Nëse do të shkojmë atje me besimin e plotë për të dhënë 100 përqindëshin, jam i bindur që do të marrim maksimumin.

Shpresoj që lojtarët që janë aktualisht të dëmtuar, të jenë gati në mënyrë që kontigjenti të jetë i plotë para nisjes në Zvicër. E them sërish, çdo gjë është e mundur nëse beson dhe punon i përkushtuar në maksimum. Presioni është në anën e tyre, jo tonën“, tha për Newsport.al, trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Champions League/ Reali i shpëton disfatës, ja të gjitha rezultatet e mbrëmjes

Publikuar

-

Nga

Jane mbyllur 6 sfidat e mbrëmjes në Champions League, ku si zakonisht nuk kanë munguar surprizat. Real Madrid i ka shpëtuar humbjes së dytë në Ligën e Kampionëve, duke barazuar 2:2 me Borussia Monchengladbach.

13 herë kampionët e Evropës nuk kanë arritur të marrin më shumë se një barazim në përballjen me Borussia Monchengladbach në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve.

Kjo ishte ndeshja e dytë pa fitore për Realin, pas humbjes në ndeshjen e parë nga Shakhtar. Nderkaq, ka fituar Atletico, Liverpooli dhe Manchester City. Ja te gjitha rezultatet:

REZULTATET :

ATLETIKO MADRID-SALZBURG 3-2

BORUSIA MYNSHENGLABAH-REAL MADRID 2-2

PORTO-OLIMPIAKOS 2-0

LIVERPUL-MIDTJILAND 2-0

MARSEJ-MANÇESTER SITI 0-3

ATALANTA-AJAKS 2-2

LEXO TE PLOTE

La Liga

E BUJSHME/ Festojnë tifozët e Barcelonës, Bartomeu jep dorëheqjen

Publikuar

-

Nga

Josep Maria Bartomeu nuk është më president i Barcelonës. Kështu raportojnë mediat spanjolle sonte në mbrëmje, mes tyre “Diario Sport” se 57-vjeçari dhe bordi drejtuesi i klubit blaugrana nuk kanë vendosur të presin zgjedhjet të fillimit të muajit të ardhshëm, por kanë i hapur rrugë ndryshimeve në klub.

Edhe pse ditën e djeshme u raportua se Bartomeu dhe bordi drejtues vendosën të prisnin rezultatin e zgjedhjeve të brendshme për të vendosur më pas për të ardhmen, por presioni në rritje nga jashtë “Kamp Nout” prej tifozëve duket se e ka shtyrë Bartomeun të largohet nga drejtimi i Barcelonës.

Merkatoja e dobët, dështimet radhazi në Ligën e Kampioneve si dhe konflikti i hapur me Lionel Mesin në verë, të cilin nuk e la të largohej u bënë shkak të rritjes së pakënaqësisë dhe besimit ndaj tij. Ky lajm vjen 24 orë para supersfidës që Barcelona luan ndaj Juventusit në Ligën e Kampioneve.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventus merr lajmin, del përgjigja e tamponit për Ronaldon

Publikuar

-

Nga

Cristiano Ronaldo nuk ia del dot. Portugezi ka rezultuar sërish pozitiv në testin e radhës. Në këto kushte, ai do jetë munegsa e madhe e Juves në takimin e nesërm ndaj Barcelonës, e vlefshme për Champions League.

Ky nuk është një lajm i mirë për trajnerin Pirlo, i cili duhet të mendojë formacionin pa yllin kryesor. Juventus synon të jetë protagonist në këtë sezon në gjitha kompeticionet, por fillimi nuk ka qënë më i miri i mundshëm.

   

LEXO TE PLOTE