Connect with Us

Shifrat e 24 orëve të fundit/ Mbi 120 raste të reja, humbin jetën 5 persona

Sociale

Shifrat e 24 orëve të fundit/ Mbi 120 raste të reja, humbin jetën 5 persona

Publikuar

-

Katër viktima në 24 orët e fundit/ Infektohen qindra qytetarë

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 125 raste të reja me Covid në vendin tonë, pas 833 testeve të kryera.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, pesë persona nuk e kanë fituar betejën me Covid.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që në fillim të ketij komunikimi ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e ketij infeksioni, ju lutemi mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca, kujdesuni për higjenën personale, ruani distancimin fizik, dezifektoni objektet që prekni, mbroni veten dhe njëkohësisht të afërmit tuaj.
Të nderuar qytetarë ju kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.

Situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 175 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 74 vjeçare nga Korça, një 78 vjeçar nga Kukësi, një 89 vjeçare nga Vlora dhe 2 qytetarë nga Tirana : një 50 vjeçar dhe një 86 vjeçar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë kryer në 24 orët e fundit 833 testime dhe janë konfirmuar 125 raste.
Rastet ditore të identifikuara janë të shpërndara në bashkitë si vijon:
46 raste në Tiranë, 12 raste në Durrës, nga 7 raste në Elbasan, Mirditë, nga 6 raste në Krujë, Kavajë, Bulqizë, Kuçovë, nga 5 raste në Vorë, Gjirokastër, 4 raste në Gramsh, nga 2 raste në Shkodër, Berat, Kamëz, Mat, nga 1 rast në Kurbin, Kukës, Has, Tropojë, Pogradec, Sarandë, Selenicë.
43 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6831 që nga fillimi i epidemisë.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

LEXO EDHE:  Tre viktima nga Covid në Kosovë/ Bie numri i të infektuarve

COVID-19 – Statistika (18 Shtator 2020)
Testime totale 78050
Raste pozitive 12073
Raste të shëruara 6831
Raste Aktive 4889
Humbje jete 353 (Qarku Tiranë 169, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 22, Fier 18, Korçë 16, Lezhë 14, Kukës 10, Dibër 7, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2418
Durrës 549
Shkodër 373
Lezhë 286
Elbasan 266
Korçë 221
Fier 209
Vlorë 185
Kukës 143
Berat 105
Gjirokastër 67
Dibër 67

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Disa masa të dobishme kundër Covid-19

Publikuar

-

Nga

Disa masa të dobishme kundër Covid-19

Nga Erion Dasho 

*Duke qënë se vazhdon debati i kotë mbi mbajtjen e maskave në rrugë dhe, nga ana tjetër, ministria dhe komiteti duket se nuk kanë ndërmend të hedhin hapa domëthënës në zbatimin e trinomit testo-gjurmo-trajto, po përmend disa masa që janë realisht të dobishme për kufizimin e përhapjes së COVID-19:

1. Kujdes i shtuar nga çdo person e familje. Në se një pjestar i familjes ka shenja që sugjerojnë për COVID, familja duhet të izolohet dhe brenda familjes, personi i prekur duhet të qëndrojë në dhomë më vete dhe të zbatohen masat e përkujdesjes për të prekurit me COVID në familje (shih statuset e mia të javëve të kaluara). Insistoni që të paktën një pjestar i familjes të kryejë patjetër testin COVID. Lajmëroni personat me të cilët keni patur kontakte gjatë ditëve të fundit për këtë situatë!

2. Respektim i distancës prej të paktën 2m si në mjedise të jashtme dhe të brendshme (si kur mbahet, ashtu edhe kur nuk mbahet maskë).

3. Respektim i distancës 2m sidomos kur bisedon me dikë! Mundohu që biseda të zgjatë sa më pak (idealisht nën 5 minuta) dhe mos flisni me zë të lartë!

4. Shmangni klubet e restorantet sa më shumë që të jetë e mundur! Kur vendosni të shkoni zgjidhni klube që respektojnë distancën midis tavolinave dhe karrigeve dhe mundohuni që t’i frekuentoni këto mjedise vetëm me familjarët me të cilët qëndroni në të njëjtën banesë.

5. Shmangni festat familjare dhe mundohuni që në raste hidhërimesh t’i dërgoni ngushëllimet me telefon ose nëpërmjet rrjeteve sociale.

6. Shmangni vizitat në miq dhe të afërm, sidomos kur këta janë prindër të moshuar, persona të prekur nga sëmundje kronike apo persona të tjerë që u përkasin grupeve në risk për COVID.

LEXO EDHE:  OBSH vlerësime për stafin mjekësor/ Tregon kur duhet bërë testi për koronavirusin

LEXO EDHE:  OBSH vlerësime për stafin mjekësor/ Tregon kur duhet bërë testi për koronavirusin

7. Shmangni çdo grumbullim! Këto ditë kur shohim të organizohen takime elektorale, u rekomandohet drejtuesve politikë dhe antarëve të partive politike të shmangin çdo takim elektoral në sallë duke i zëvendësuar këto me takime virtuale.

8. Shmangni përdorimin e transportit publik! Pavarësisht se çfarë pretendohet, nga pamjet dhe bisedat që bëj me kolegë e miq në Shqipëri, transporti publik është kthyer në vatër lëvizëse të transmetimit të COVID. Më mirë ecni se sa të ekspozoheni ndaj COVID në autobuz!

9. Në se i përkisni grupeve në risk (të moshuar, persona të prekur nga sëmundje të caktuara kronike, persona obezë, etj.) ju lutem lexoni statusin tim me rekomandimet e veçanta për këto kategori.

10. Kujdes me maskën! Në se është maskë njëpërdorimëshe, mos e përdorni më shumë se një ditë. Në se është maskë artizanale, lajeni çdo ditë! Mbajeni maskën me kujdes në çdo mjedis të brendshëm dhe mos kini turp t’i kërkoni kujtdo që ndodhet në të njëjtin mjedis ta mbajë maskën në mënyrë korrekte. Në mjediset e jashtme, mbajeni maskën kudo ku nuk mund të respektoni ditancën 2 m (megjithëse kushdo duhet të ketë kujdes të mbajë distancën, pasi distanca është ajo që mbron shumë më tepër se maska). Mbajeni maskën edhe kur keni mundësi të respektoni distancën (për të kursyer gjobën kësaj here 😊)!

Situata e Covid ka dalë nga kontrolli prej muajsh, por tani në disa qytete ka marrë përmasa shqetësuese!
ndiqni këto rregulla dhe të tjera që ju rekomandojnë burime të besueshme të informacionit për të mbrojtur veten, familjen dhe komunitetin tuaj!/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ndryshon ligji për shëndetin mendor, shtohen rastet për gjobitjen e mjekëve /Ja kur hiqet e drejta e profesionit  

Publikuar

-

Nga

Mjekët që do të kryejnë shtrim të vullnetshëm në spital të personave me çrregullime mendore, pa marrë miratimin nga Ministri i Shëndetësisë do të dënohen me heqje të së drejtës të ushtrimit të profesionit deri në 3 vjet.

Ministria e Shëndetësisë hodhi për konsultim publik ndryshimet në ligjin “Për shëndetin mendor”. Drafti parashikon gjobë për mjekët me vlerë deri në 50,000 lekë për rastet kur nuk informojnë për të drejtat dhe arsyet e shtrimit; mosnjoftimi në afat i shefit të shërbimit për trajtimin e pavullnetshëm dhe mosrespektimi i afateve të vendosura në rastin e rivlerësimit të shtrimit të pavullnetshëm.

Ligji aktual parashikon heqjen e të drejtës të ushtrimit të profesionit deri në 3 vjet për rastet e nxjerrjes të sekretit profesional, për trajtime të veçanta mjekësore, apo për kërkime shkencore pa miratimin e pacientëve. Projektligji i propozuar parashikon heqjen e të drejtës të ushtrimit të profesionit për shtrimet e vullnetshme pa marrjen e miratimit të informuar (sigurohet nëpërmjet ofrimit të informacionit të plotë dhe të përshtatshëm ndaj pacientit për natyrën, qëllimin dhe efektet e  ndërhyrjes terapeutike të propozuar, e  dokumentuar në formularin tip të miratimit të informuar të trajtimit të vullnetshëm, të miratuar nga Ministri i Shëndetësisë).

Projektakti reflekton edhe rekomandimet të Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës së Këshillit të Evropës (CPT), si  përfitimi nga parashikimet ligjore për procedurat e shtrimit dhe trajtimit të pavullnetshëm të personave me çrregullime të shëndetit mendor, madhorë, që nuk kanë zotësi për të vepruar ose kanë zotësi të kufizuar për të vepruar.

“Kjo ndërhyrje ligjore u jep mundësinë që personat me çrregullime të shëndetit mendor, madhorë, që nuk kanë zotësi për të vepruar ose kanë zotësi të kufizuar për të vepruar, të cilët nuk miratojnë shtrimin në shërbimet e shëndetit mendor të specializuar me shtretër, pavarësisht mendimit të kujdestarit të tyre ligjor. Gjykata, para marrjes së vendimit për shtrim apo trajtim të pavullnetshëm duhet të dëgjojë vetë personin, subjekt i këtyre procedurave.

LEXO EDHE:  Mbyllja e shkollës në Tiranë/ Manjani ashpërson tonet me qeverinë: Janë turpi vetë

LEXO EDHE:  OBSH vlerësime për stafin mjekësor/ Tregon kur duhet bërë testi për koronavirusin

Ofrimi i një mase të shtuar ligjore për personat subjekt i procedurave të shtrimit dhe/ose trajtimit të pavullnetshëm, ku Gjykata merr mendimin e një mjeku specialist të një institucioni të pavarur nga institucioni ku është shtruar personi, kjo si një opinion krejtësisht i pavarur nga opinioni i mjekut të dytë brenda institucionit”, thuhet në relacion.

Vendimi i gjykatës mbi shtrimin ose trajtimin e pavullnetshëm, duhet të rishikohet çdo 21 ditë (sa është edhe ditë qëndrimi mesatar në shërbimet e shëndetit mendor të specializuar me shtretër). Sipas projektligjit personat e shtruar në mënyrë të pavullnetshëm, gëzojnë të drejtën e parashtrimit të kërkesës për revokimin e vendimit të gjykatës./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Sociale

Koronavirusi i merr jetën mjekut të njohur në Kukës

Publikuar

-

Nga

Ndahet nga jeta doktori i njohur kuksian Astrit Haziri Mësohet se ai ishte prekur nga Covid-19 dhe fatkeqësisht nuk e ka fituar dot betejën me koronavirusin.

Ai shërbente si mjek familjeje në spitalin e Kukësit dhe ka ndërruar jetë në Turqi. Pas rëndimit të situatës, ai ishte dërguar në Turqi për trajtime të mëtejshme por nuk ka mundur t’ia dalë duke ndërruar jetë sot.

“Zoti të past qu në xhehnet bab”, shkruan djali i doktorit të ndjerë Astrit Haziri./CNA.al

LEXO TE PLOTE