Connect with Us

Shifra alarmante nga Covid-19 në Britaninë e Madhe/ 12 milionë njerëz futen në izolim

Bota

Shifra alarmante nga Covid-19 në Britaninë e Madhe/ 12 milionë njerëz futen në izolim

Publikuar

-

Shifra alarmante nga Covid-19 në Britaninë e Madhe/ 12 milionë njerëz futen në izolim

Duke marr shkas nga rritja e numrit  të njerëzve të infektuar me Covid-19  Britaina e Madhe ka marr masa të reja.

Gati 12 milionë njerëz në Britaninë e Madhe janë vënë përsëri në bllokim.

Masat lokale, të cilat prekin kryesisht rajonet e Anglisë Verilindore dhe zonat metropolitane të Mançesterit dhe Birminghamit, janë përgjigja ndaj numrave në  rritje të infeksioneve që dje ishin mbi 4,000 në të gjithë vendin.

Këto masa kërkojnë mbylljen e pubeve dhe restoranteve në orën 22 në mbrëmje dhe ndalimin e shoqërimit me njerëz jashtë familjes, përveç rekomandimit për të përdorur transportin publik vetëm kur është e nevojshme.

LEXO EDHE:  Situatë alarmante në Maqedoninë e Veriut/ 6 viktima dhe mbi 200 të infektuar në 24 orë

Rastet me koronavirus janë dyfishuar në në Britani kohët e fundit edhe pse të hënën e kaluar hyri në fuqi “rregulli i gjashtës”, i cili ndalon grumbullimet.

Sipas qeverisë së  Londrës nëse infeksionet nuk ulen brenda dy javësh, do të ketë bllokim i ri mbi  bazë kombëtare./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Kosova bisedime me Bankën Botërore për vaksinën anti-covid

Publikuar

-

Nga

Kosova bisedime me Bankën Botërore për vaksinën anti-covid

Kosova është në bisedime me Bankën Botërore për sigurimin e vaksinës anti-Covid. Ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka thënë se vendi ynë do të jetë ndër të parët që do të furnizohet me vaksina sapo ajo të dal në treg.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se që nga fillimi i pandemisë e deri më tash nga janë ekzekutuar 245 milionë Euro nga fondi prej 365 milionë për t’u dal në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve.

Në kohën kur shtim të madh rasteve të prekur me Covid-19 janë paralajmëruar që mund të merren masa shtesë, por që ende janë duke u shqyrtuar opsionet. Mbyllja thonë se do të jetë e fundit, ndonëse nuk përjashtohet as kjo mundësi.

LEXO EDHE:  “Me njerëz të bukur”/ Albana Osmani “mahnit” me veshjen në tapetin e kuq në Kanë

LEXO EDHE:  Situata nga koronavirusi/ Facebook dhe Google shtyjnë afatin e punës nga shtëpia

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiçi paralajmëron kolaps ekonomik në rast se mbyllet Kosova sërish. Aktualisht në Kosovë janë mbi 3 mijë raste aktive me Covid-19, ndërsa ditëve të fundit është shtuar dukshëm numri i të prekurve në baza ditore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Po largohen të frikësuar nga Izmiri/ Qeveria thirrje banorëve: Lironi rrugën për ekipet e ndërhyrjes

Publikuar

-

Nga

Tërmeti i fuqishëm që shkundi sot Turqinë ka frikësuar të gjithë qytetarët, sidomos ata të Izmirit ku goditja ishte më e fortë.

Banorët e Izmirit kanë marrë makinat dhe po tentojnë të largohen nga qyteti. Megjithatë, kjo lëvizje në masë ka bërë që të bllokohet rruga drejt qytetit duke ua bërë akoma më të vështirë punën ekipeve me ndihma që vinë në drejt të Izmirit.

Për këtë arsye, ministri i Brendshëm i vendit Süleyman Soylu u bëri thirrje qytetarëve që të mos i përdorin makinat.

Në një postim në Twitter, ai shkruan se ekipet në terren i kanë të gjithë, nga tendat tek batanijet e enët e kuzhinës, e vetmja gjë për të cilën ata kanë nevojë është rruga.

LEXO EDHE:  A e ke bërë testin e koronavirusit?/ Ja si përgjigjet Rama

LEXO EDHE:  Detajet kush janë dy të infektuarit me Coronavirus dhe si hyne ne Shqipëri

“Kërkesa jonë për qytetarët e Izmirit është, ju lutemi, të mos i përdorni makinat. Tenda, batanije, kuzhina të lëvizshme, spitale, ne i kemi të gjitha gjërat e nevojshme. Ekipet tona janë duke punuar. E vetmja gjë për të cilën ne kemi nevojë është rruga. Ju lutemi lirojeni rrugën për ekipet tona të ndërhyrjes.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Turqia “mbytet” nga tërmetet/ Dhjetëra lëkundje rrisin panikun

Publikuar

-

Nga

Turqia “mbytet” nga tërmetet/ Dhjetëra lëkundje rrisin panikun

Pas tërmetit tragjik që shembi dhjetëra banesa dhe la disa viktima, Turqia nuk ka zënë më qetësi.

Faqja sizmiologjike “Earthquake” ka raportuar për një sërë tërmetesh tjera që kanë goditur Turqinë pas lëkundjeve të forta.

Tërmetet janë të magnitudave të ndryshme dhe variojnë nga 4.3 ballë në 2.1 ballë të shkallës Rihter.

Këto lëkundje kanë rritur edhe më tepër tensionet dhe panikun te qytetarët që në këtë kohë pandemie po përballen edhe me një fatkeqësi natyrore.

Kujtojmë se tërmeti tragjik që deri më tani ka shkaktuar 12 viktima, ishte me magnitudë 6.6 ballë dhe me një thellësi prej 16,5 kilometra në Egje.

LEXO EDHE:  Si Gjermania e nënvlerësoi rrezikun e Coronës

LEXO EDHE:  U infektua me koronavirus/ Deputeti Roshi jep porosi nga karantina: Jam shumë mirë

Kryebashkiaku i Izmirit, Tunxh Sojer tha se rreth 20 ndërtesa ishin shembur dhe se 70 persona janë shpëtuar nga rrënojat.

Aktualisht kërkimet nën rrënoja po vazhdojnë, ndërsa tërmeti ka shkaktuar edhe dy viktima në Greqi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE