Connect with Us

Rritja e numrit të rasteve të reja me Covid/ Izraeli sërish në izolim

Bota

Rritja e numrit të rasteve të reja me Covid/ Izraeli sërish në izolim

Publikuar

-

Rritja e numrit të rasteve të reja me Covid/ Izraeli sërish në izolim

Izraeli ka nisur zbatimin e një urdhri për izolim tre-javor në rang kombëtar, duke filluar nga sot (të premten) ndërsa numri i rasteve të reja me COVID-19 ka shënuar një nivel të ri të lartë, prej gati pesë mijë të infektuarish në ditë. Disa spitale raportojnë se nuk kanë më vende për pacientë të tjerë. Infeksioni është përhapur në të gjithë vendin, por komunitetet ultra-ortodokse hebreje dhe ato arabo-izraelite janë ndër më të goditurat.

Muri Perëndimor i Jeruzalemit, në ditët para Rosh Hashanahit, Vitit të Ri Hebre, zakonisht është i mbushur me mijëra adhurues. Por këtë vit, në vendin e shenjtë sheh një labirint ndarjesh për lutje, të distancuara nga njëra-tjetra, që të tregon qysh tani se si bllokimi tre javor do të ndikojë tek festat e ardhshme hebreje.

“Rosh Hashanahi është një ditë e cila kalohet ryesisht me lutje dhe shumica e tyre bëhen gjatë tubimesh masive. Tashmë të gjitha sinagogat kanë më pak njerëz sepse duhet të zbatojnë distancimin fizik. Bëhet fjalë për rregulla sipas të cilave vetëm 10 vetë lejohen në një zonë të mbyllur dhe 20 njerëz në një zonë të hapur. Ata që po planifikonin shërbime shumë të mëdha lutjejesh në ambiente të hapura po hasin vështirësi”, thotë rabini Dov Lipman, i organizatës “Raportimi i ndershëm”

Prej fillimit të pandemisë komuniteti ultra-ortodoks ishte një nga epiqendrat e koronavirusit. Shumë prej tyre i kishin shpërfillur kufizimet mbi grumbullimet masive.

Arabët izraelitë, të cilët përbëjnë një të pestën e popullsisë, gjithashtu kontribuan në shifrën e lartë të të prekurve falë dasmave masive ku nuk respektohej distanca fizike.

“Dasmat ishin burimi i infeksionit në Umm al-Fahm. Çdo ditë raportet tregonin rritje të rasteve me koronavirus. I paralajmëruam njerëzit, po ata nuk i kushtuan vëmendje. Ndaj u detyruam t’u kërkojmë autoriteteve të jenë këmbëngulës me njerëzit dhe kjo është për të mirën e tyre, në mënyrë që ta frenojmë këtë situatë”, thotë Zaki Igbaria, Nënkryetar i Komunës së Umm al-Fahm.

Bazuar në masat e reja për bllokim kombëtar, janë mbyllur shkollat, qendrat tregtare, restorantet, zyrat qeveritare dhe shumë biznese. Njerëzit lejohen të largohen vetëm 500 metra nga shtëpitë të tyre përveç rasteve kur u duhet të blejnë ushqime dhe ilaçe. Policia thotë se është e përgatitur për gjoba të rënda për ata që nuk respektojnë rregullat.

LEXO EDHE:  Në Itali, numri i të shëruarve 5 herë më i madh se infektimet ditore/ Vdesin 30 persona

“Përgatitjet e bëra nga policia kombëtare e Izraelit do të garantojnë zbatimin e vendimit të qeverisë sipas të cilit mijëra oficerë policie do të sigurojnë ndalim qarkullim të plota në të gjithë vendin”, thotë Mickey Rosenfeld, zëdhënës i Policisë Kombëtare të Izraelit.

Masat e para izoluese në Israel u vendosën në muajt mars e prill, në një nga përpjekjet më të hershme dhe më të suksesshme për të vënë situatën nën kontroll në mbarë botën. Por me synimin për të rifilluar ekonominë e për t’i lehtësuar izraelitët, qeveria hoqi shumicën e kufizimeve në muajin maj, duke lejuar veprimtarinë e shumë bizneseve. Por kritikët thonë se nuk kishte ndonjë plan të përgjithshëm për menaxhimin e pandemisë.

“Virusi nuk lodhet kurrë, rri në errësirë dhe pret rastin. Dhe menjëherë pasi rihapëm ekonominë me një ritëm shumë të shpejtë, duke mos i kushtuar vëmendje sinjaleve për një rritje problematike të rasteve, pra në thelb pa hedhur vështrimin pas, nisën dhe problemet”, thotë Ron Balicer, i organit Këshillimor për Ministrinë e Shëndetësisë për çështje të koronavirusit.

Duke u përballur me një skenar të përsëritur dhe pas disa muajsh protestash kundër një qeverie që është fajësuar për keqmenaxhimin e krizës, shumë izraelitë gjejnë pak arsye për t’u besuar sërisht politikanëve dhe autoriteteve shëndetësore.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Shifra e të infektuarve me koronavirus në Poloni, 16 herë më e lartë se në pranverë

Publikuar

-

Nga

Shifra e të infektuarve me koronavirus në Poloni, 16 herë më e lartë se në pranverë

Polonia konfirmoi të martën rekord rastesh të reja me koronavirus: 9,291.

Shifra është 16 herë më e lartë se numri rekord i raportuar në valën e parë të pandemisë, në pranverë.

Ajo po ashtu paraqet rritje për dyfish brenda një jave.

Afro 9,000 shtretër spitalorë në Poloni janë tani në përdorim nga pacientët me koronavirus dhe Ministria e Shëndetësisë synon të rrisë numrin e shtretërve në dispozicion në rreth 15,000.

Të shtunën, kanë nisur punimet për spitalin e parë të përkohshëm në këtë vend.

Pesëqind shtretër do të vendosen në sallat e konferencave në Stadiumin Kombëtar të Varshavës.

LEXO EDHE:  Punonjësi i OSHEE pozitiv me Covid-19/ Klientët nuk lejohen brenda zyrave të shërbimit

LEXO EDHE:  Situatë alarmante në Maqedoninë e Veriut/ 6 viktima dhe mbi 200 të infektuar në 24 orë

Kryeministri Mateusz Morawiecki urdhëroi që të bëhen përgatitje për ngritjen e spitaleve të përkohshme në të 16 rajonet e Polonisë.

Klinikat private po ashtu duhet të vënë në dispozicion shtretër për pacientët me koronavirus.

Për 24 orët e fundit, autoritetet raportuan për 107 viktima që lidhen me koronavirusin.

Polonia ka regjistruar në total mbi 192,000 raste me koronavirus dhe 3,721 viktima./rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

130 raste të reja me Covid në 24 orë/ Rritet numri i viktimave në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Rriten rastet me Covid-19/ Mal i Zi shtrëngon masat kufizuese

Shifra të larta të infektuarish janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 818 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 130 raste pozitive. Ndërkohë në orët e fundit si pasojë e koronavirusit ka humbur jetën një person duke e çuar në 657 numrin e viktimave.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.787 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.695./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Republika Çeke ashpërson masat kundër koronavirusit në ambiente të jashtme

Publikuar

-

Nga

Republika Çeke ashpërson masat kundër koronavirusit në ambiente të jashtme

Republika Çeke e ka bërë të detyrueshme vendosjen e maskës në ambiente të hapura, teksa numri i personave të infektuar me koronavirus vazhdon të rritet.

Rregullat e reja do të nisin së zbatuari nga dita e mërkurë ka thënë ministri çek i Shëndetësisë, Roman Prymula. Tani maskat duhet të vendosen edhe nëse në makinë ka persona që nuk janë të një familjeje.

Autoritetet çeke u patën kërkuar qytetarëve të këtij vendi që të mbajnë maskat në ambiente të jashtme nga mesi i marsit deri në mes të qershorit, gjatë fazës së parë të pandemisë.

LEXO EDHE:  “Dëshmi e një dështimi të plotë”/ Berisha: Gjashtë viktima nga Covid-19 nuk janë regjistruar

LEXO EDHE:  Në Itali, numri i të shëruarve 5 herë më i madh se infektimet ditore/ Vdesin 30 persona

Të martën, autoritetet shëndetësore në Çeki kanë thënë se në 24 orët e fundit kanë identifikuar 8,076 raste të reja me këtë virus./CNA.al

LEXO TE PLOTE