Connect with Us

“Real Story” e turpshme/ Sadik Bejko i zhgënjyer: Tallava televizive, mu dhimbs gazetaria

Sociale

“Real Story” e turpshme/ Sadik Bejko i zhgënjyer: Tallava televizive, mu dhimbs gazetaria

Publikuar

-

"Real Story" e turpshme/ Sadik Bejko i zhgënjyer: Tallava televizive, mu dhimbs gazetaria

Poeti Sadik Bejko ka “shpërthyer” ndaj emisionit “Real Story” të Sokol Ballës.

Ai thotë se teksa ka ndjekur emisionin e mbrëmshëm ku ishin të ftuar Fatos Lubonja dhe shkrimtarja Diana Çuli, i është dhimbsur gazetaria shqiptare dhe ajo “tallavaja televizive”.

Bejko thekson se është e palejueshme dhe nuk mund të lejohet që shkrimtarin shqiptar më të njohur në vend dhe në botë, Ismail kadare ta përbaltin si mashtrues dhe si manipulues dy figura të dyshimta të gazetarisë.

“Real Story” e turpshme
Ndoqa mbrëmë “real story” një emision televiziv të drejtuar nga Sokol Balla Të ftuar ishin Fatos Lubonja, shkrimtarja Diana Çuli, analisti n.n …dhe Alda Bardhuli. Nga matanë Atlantikut ndërhynte Demaliaj.
M’u dhimbs gazetaria shqiptare aq e mjerë…mu dhimbs kjo gjëja, çorba, apo tallavaja televizive.
Për të mos thënë paçavurja televizive.

Ka dhjetëvjeçarë që gazetat, tv-të marrin në qendër Lubonjën, tani edhe një a dy mendje të tjera të çakërdisura për të mbajtur një emision për Kadarenë. Kur them dy mendja të çakërdisura, do të shkonte më mirë dy mendje të turbulluara nga helmi, mendje jo të kthjellëta për të gjykuar me logjikë normale ndaj Kadaresë. Kur je në situatë të tillë, situatë kur njerëz me mendje të errësuar nga armiqësia gjykojnë për objektin e bisedës, për shkrimtarin Ismail Kadare, është mirë të mos harxhosh kohën tënde me ndohtësi të tilla. Problemi është se helme, ligësi, mashtrime e manipulime do të vërshojnë nga ekrani dhe do të ndotin audiencën.
Kjo është e turpshme. Është e palejueshme. Nuk mund të lejohet që shkrimtarin shqiptar më të njohur në vend dhe në botë ta përbaltin si mashtrues dhe si manipulues dy figura të dyshimta të gazetarisë.
Pse të dyshimta? Se ata nuk e kanë për gjë të vjellin vrer kundër çdo vlere kombëtare.

LEXO EDHE:  Lubonja akuza Ramës/ Po grabit pronat tek 'Unaza e Re'

Ata janë figura me integritet intelektual të cënuar, nuk mund të shprehin mendime kompetente çdo ditë dhe për çdo gjë, veçanërisht, ata nuk kanë tagër, aftësi profesionale, të flasin për një shkrimtar. Në rastin konkret ata mund të shfaqen si figura pa arsyetim të kthjellët, sepse njihen botërisht si urrejtës të shpallur të Kadaresë.
Një argument fare i thjeshtë mund ta rrëzojë gjithë atë ngrehinë mendërisht çalamane të Lubonjës. Ai thotë se vepra e Kadaresë i ka shërbyer më vazhdimësi propagandës së Hoxhës. Se ai ka mashtruar dhe ka manipuluar publikun shqiptar. Shumë e thjeshtë. Po, ta zëmë, siç thotë Lubonja, se shqiptarët Kadareja i paska mashtruar, manipuluar. Vetëm se si është botuar më 50 gjuhë botërore. Tërë botën e paska manipuluar?

Ai ka fituar çmimet kombëtare e ndërkombëtare anë e mbanë Evropës. Tërë kombet e Evropës i ka mashtruar Kadareja? Libri i tij “Kamarja e tradhtarit”, botuar para 40 vjetësh në Shqipëri, tani para dy vjetësh u shpall ndër 10 romanet më të mira në ShBA.
Si i botuar në të pesë kontinentet, Kadareja gjithë planetin e paska verbuar e trullosur me manipulime? Gjithë planeti botoka dhe pëlqeja veprat që i kanë shërbyer propagandës së E. Hoxhës (siç)?
Janë në vete shqiptarët që lejojnë turpe, sjellje kaq të pacipa më TV-të e tyre?”, shkruan bejko në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Luljeta Bozdo shpjegon arsyet/ Pse shqiptarët s’duhet të tremben nga tërmeti në Turqi

Publikuar

-

Nga

Luljeta Bozo shpjegon arsyet pse shqiptarët s’duhet të tremben nga tërmeti në Turqi

Inxhinierja e njohur, Luljeta Bozdo tërmetin e ndodhur në Turqi këtë të premte e lidh me një faktor zinxhir efektesh nën tokë. Profesoresha gjatë intervistës në Euronews Albania tha nga ana tjetër se nuk ka vend për panik në vendin tonë.

“Është një fenomen periodik që ndodh për shkak të reaksioneve të mëdha që çlirojnë energji në brendësi të rruzullit tonë tokësor dhe që gjejnë momentin për t’u çliruar në periudha të caktuara kohore”, u shpreh inxhinierja.

“Ka 5 vjet që ka filluar të çlirohet kjo energji, që nga jugu i Italisë dhe Spanjë pastaj ka vazhduar në Greqi, erdhi këtu në Shqipëri që morëm goditjen në shtator dhe nëntor, dhe tani vazhdon poshtë në Turqi, aty ku është kufiri ndarës mes pllakës afrikane dhe pllakës euro-aziatike”, shtoi znj. Bozdo.

Profesoresha theksoi se, qytetarët e vendit tonë nuk duhet të tremben, duke thënë se tërmeti është fenomen gjeofizik dhe jo virus. “Frikë nuk duhet të kenë njerëzit pasi panë këtë ngjarje dhe tërmetin 2.8 magnitudë që kanë parë në vendin tonë. Krijohet ky paniku që meqë ra në Turqi mund të bjerë dhe këtu. Nuk është si COVID-19 që përhapet. Nuk është virus është fenomen fizik i cili ka kohën e vet”, tha ajo.

Inxhinierja duke iu referuar studimeve bërë dhe një parashikim të përafërt se, kur Shqipëria është e rrezikuar nga një tjetër tërmet i fortë si ai i viti të kaluar. “Nga studimi i kryer pas tërmetit të 1979 në Mal të Zi, 6.9 magnitudë u bë një studim mund të përsëritet në një periudhë kohore 35-40 vjet dhe faktikisht vajti 40 vjet fiks. Kjo do të thotë se një tërmet tjetër si ky i nëntorit do të kemi pas 35-40 vjetësh me afërsi”, tha ajo.

Nga ana tjetër, znj. Bozdo shtoi se, “njerëzit duhet të jenë të përgatitur për dy gjëra, e para jemi zonë sizmike dhe do të kemi gjithmonë tërmet, jo kaq të fuqishme sepse që të çlirohet kjo energji do një periudhë kohore që të akumulohet. E dyta, ka shumë rëndësi që të dimë ku të ndërtojmë dhe si të ndërtojmë. Tërmetin nuk e kemi në dorë, ndërtimet po”.

LEXO EDHE:  Foto-Aksidentohet gazetari i News24/Bën rrëfimin prekës nga spitali: Zoti deshi…

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në PE/ Lubonja: Integrimi i Shqipërisë në rrezik

Ajo vlerësoi organizimin e ekipeve të kërkim shpëtimit në Turqi pasi në më pak se, 7 orë kanë arritur që të nxjerrin nga rrënojat rreth 500 persona të shpëtuar. Duke komentuar pamjet që vijnë nga Izmiri, znj. Bozo tha se shembja e tillë e menjëhershme mund të ketë ardhur për shkak të deformimit të jashtëzakonshëm të truallit ose mund të pasur problem në projektimin e ndërtesave.

“Kur energjia çlirohet afër sipërfaqes zona që dëmtohet më shumë është afër epiqendrës së tërmetit. Kurse ku shkon në shumë thellësi dëmtohen më shumë apo larg epiqendrës”, u shpreh znj. Bozdo.

“Në tërmetin e 26 nëntorit ne do të kishim gjysmën e dëmeve nëse do të ishin ndjekur rregullat teknike në projektim dhe zbatim dhe në kontrollin e cilësisë materiale. U bën një shkelje flagrante e këtyre rregullave. Mendoj se është rregulluar në njëfarë mase por ka ende nevojë”, përfundoi inxhinierja.

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Pas spitaleve COVID, hapim rajonalët”/ Tomini tregon çfarë do ndodhë me lokalet në bllok

Publikuar

-

Nga

Covid në Shqipëri/ Shefja e epidemiologjisë: Shumë shpejt do të hiqet ritestimi

Rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus në Shqipëri ka detyruar autoritetet vendase që të ndërmarrë hapa të tjerë drejt parandalimit të përhapjes së saj. Ndërkohë që dje u komunikua se po shqyrtohet mbyllja e bareve në zonën e ish-bllokut, drejtoresha e epidemiologjisë pranë IShP-së, Eugena Tomini tha se janë shumë indikatorë që do të çojnë në këtë vendim.

“Realisht vlerësimi i sipërfaqeve gjeografike dhe grumbullimit të moshave të reja ka qenë në fokusin e specialistëve. Blloku është epiqendra ku jemi fokusuar ku grumbullimet janë shumë të mëdha. Popullata e grupmoshës 20-25 vjeç. Është i fokusuar në këtë grupmoshë. Grupmosha e re është shumë aktive gjatë këtyre orëve. Pavarësisht se pube-t janë të mbyllura, të rinjtë vijojnë që të mblidhen” – tha Tomini.

Në një intervistë për Report Tv, Tomini deklaroi se rritja e numrit të rasteve për 100 mijë banorë ka pësuar rritje në 131 gjatë 2 javëve të fundit. Kjo i ka shtyrë ata që të vendosin fillimin e mësimit online.

“Janë monitoruar disa indikatorë. Numri i rasteve që janë në reaminacion. Këto faktor janë vlerësuar dhe monitoruar. Shqipëria ka 131 raste për 100 mijë banorë. Është një incidentë e lartë në 2 javët e fundit. Kjo i shtyu që të vendosin dhe fillimin e mësimit online në universitete. Duke pasur parasysh që studentët kryejnë grumbullime masive, jo vetëm në leksione. Të gjithë këta elementë bën që komiteti të monitorojë situatën” – tha Tomini.

LEXO EDHE:  Gazetari “i përvishet” Veliajt/ Hiqe termin “uji i pijshëm” nga faturat

LEXO EDHE:  Fatos Lubonja tregon pseudonimin e Ismail Kadaresë

Me rritjen e numrit të të infektuarve, normalisht është rritur dhe numri i të shtruarve në spitale. Tomini deklaroi se me plotësimin e kapaciteteve të spitaleve COVID, atëherë do të përdoren dhe spitalet rajonalë.

“Skenarët janë aktualisht të hedhur në letër dhe të gatshëm për tu aktivizuar. COVID 3 është gati për tu vendosur në dispozicion. Kemi dhe spitalin COVID 4 si dhe disa qendra shëndetësore të tjera rajonale. Jo vetëm 4 spitalet COVID por do të progresojnë dhe në shtrimin në spitalet rajonale. Për tiu thënë të drejtën, që është ekzaminuar grupmosha e fëmijëve dhe incidenti nuk është shumë i lartë. Nuk kemi pasur shpërthime masive. Nuk e kemi diskutuar faktin duke pasur një numër të ulët të të infektuarve në sistemin parauniversitar. Të gjithë e kemi parë që është një sensibilizim i ndjeshëm. Është shumë e rëndësishme të themi se pavarësisht se ne e mbajmë maskën, është e rëndësishme dhe mënyra e mbajtjes së maskës. Janë disa elementë që duken shumë të vegjël, por që duhen respektuar më shumë” – tha shefja e epidemiologjisë në IShP./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Bashkia e Durrësit nuk pyet për pandemi/ Rrit çmimin e abonesë

Publikuar

-

Nga

Bashkia e Durrësit nuk pyet për pandemi/ Rrit çmimin e abonesë

Një situatë shqetësuese ka ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku Këshilli Bashkiak ka miratuar rritjen e tarifave mujore për transportin urban.

Mësohet se Këshilli Bashkiak ka rritur çmimin e abonesë me pretendimin se operatorët privatë që kontrollojnë shërbimin e transportit publik janë ankuar se dalin me humbje.

Sipas tyre, kjo rritje e çmimeve do të ndihmojë operatorët si nga ana teknike, por edhe ajo financiare.

Këshilli Bashkiak ka propozuar që për një linjë çmimi të rritet nga 900 lekë në 1200 lekë, ndërsa aboneja e përgjithshme do të shkojë nga 1200 lekë në 1600 lekë. Nga ana tjetër, e pandryshueshme pritet të mbetet aboneja mujore e studentëve, e cila ka vlerën e 600 mijë lekëve.

LEXO EDHE:  Gazetari “i përvishet” Veliajt/ Hiqe termin “uji i pijshëm” nga faturat

LEXO EDHE:  Profesor Sadik Bejko për Vodafonin/Atje dashurisht, miqësisht, pozitivisht të rrjepin me kompiuter, jo me duar

Kjo rritje e çmimit të abonesë vjen në një kohë kur qytetarët po përballen me vështirësi ekonomike për shkak të pandemisë së koronavirusit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE