LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reagon Partia Demokratike/ Bardhi: "Edi Rama mashtroi shqiptarët për listat e hapura"

18 Shtator 2020, 12:52, Aktualitet CNA
Reagon Partia Demokratike/ Bardhi: "Edi Rama mashtroi shqiptarët

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me amendatmentet e propozuara nga maxhoranca ditën e sotme në këshillin politik.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale sekretari i përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi shkruan se Edi Rama mashtroi shqiptarët për listat e hapura.

Sipas tij propozimi zyrtar i PS është listë e mbyllur 100 %.

?Qëndrimi i PD dhe Opozitës së Bashkuar është i qartë: Listë e hapur 100 % dhe kërkesë zyrtare për OSBE-ODIHR nëse mund të ndryshohen rregullat për formulën e koalicioneve dhe shpërndarjen e mandateve 6 muaj përpara zgjedhjeve. Edi Rama nuk mund të fshihet më pas propagandës! Hilet nuk e ndihmojnë, por e demaskojnë edhe kësaj here si një mashtues në panikun e humbjes?, përfundoi Bardhi.

 

Lajmet e fundit nga