Connect with Us

Raporti/ Kompanitë e medias sociale po fshijnë provat për krime lufte

Lajme

Raporti/ Kompanitë e medias sociale po fshijnë provat për krime lufte

Publikuar

-

Kompanitë e mediave sociale po heqin video dhe imazhe që sipas një raporti të ri nga organizata Human Rights Watch mund të jenë jetike në ndjekjen penale të krimeve të rënda. Facebook, YouTube dhe Twitter përmes formulave algoritmike të Inteligjencës Artificiale për heqin video që konsiderohen të papërshtatshme ose të paligjshme. Organizata Human Rights Watch thotë se prova që mund të jenë jetike, janë duke humbur ose shkatërruar.
Ky është sistemi rus nga u lëshua raketa, që prokurorët thonë se u shkaktoi rrëzimin e avionit të kompanisë “Malaysian Airlines” MH17 në vitin 2014.

Videot u grumbulluan nga faqet e mediave sociale nga organizata Bellingcat – provat e së cilës u përdorën nga një ekip shumëkombësh që drejtoi hetimet. Rusia mohon përgjegjësinë.

“Ajo që dimë nga Bellingcat është se në fazat e mëvonshme të hetimit, ata u kthyen për të parë burimet, disa nga postimet e mediave sociale që ata do të kishin përdorur për të mbështetur hetimet e tyre, në mënyrë që t’ua paraqisnin ato autoriteteve gjyqësore në Holandë. Por vunë se ato ishin hequr”, thotë Belkis Wille me organizatën Human Rights Watch.

Provat nga mediat sociale luajnë një rol qendror në shumë hetime, si këto video të zbuluara nga Amnesty International që pretendojnë se tregojnë abuzime të kryera nga ushtria nigeriane gjatë ofensivës së saj kundër grupit terrorist Boko Haram. Në raportin e saj të ri – të titulluar ‘Video të Padisponueshme’ – Human Rights Watch paralajmëron se provat jetësore po fshihen.

“Ajo që kemi filluar të vërejmë vitet e fundit, veçanërisht që nga viti 2017, është se ne mund të shohim një video ku le të themi ushtarë ekzekutojnë dikë, ose një video propagandistike të ISIS-it, dhe nëse pesëmbëdhjetë minuta ose një orë më vonë do të ktheheshim për të parë përsëri videon, ajo është zhdukur papritur”, thotë Belkis Wille.

LEXO EDHE:  143 raste të reja me Covid/ Humbin jetën 6 pacientë, shërohen 51

Kompanitë e mediave sociale i thanë organizatës Human Rights Watch se atyre u kërkohet me ligj të heqin materiale që mund të jenë ofenduese ose që nxisin terror, dhunë ose urrejtje. Ashtu si moderatorët njerëzorë, shumë përdorin gjithashtu algoritme të inteligjencës artificiale për të fshirë materialet.

“Në ditët e sotme këto algoritme janë aq të efektshme saqë po heqin përmbajtjen brenda një minute të postimit. Kështu që, asnjë përdorues nuk arrin ta shoh përmbajtjen para se ajo të hiqet”, thotë Belkis Wille.

Kjo përfshin agjencitë e zbatimit të ligjit që ndjekin dënimet penale. Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhrin e saj të parë të arrestimit në 2017 bazuar kryesisht në provat e mbledhura nga mediat sociale, për komandantin libian Mahmoud Al-Werfalli, i akuzuar për vrasjen e disa robërve të luftës.

Grupet e shoqërisë civile si Arkivi i Sirisë po përdorin videot në mediat sociale për të dokumentuar krime të mundshme të luftës – përfshirë përdorimin e armëve kimike.

“Ajo që po kërkojmë është krijimi i një lloj mekanizmi global, një lloj arkivi apo biblioteke”, thotë Belkis Wille.

Human Rights Watch thotë se është në dialog me kompanitë e mediave sociale për krijimin e një arkivi të tillë. Twitter tha se nuk është në gjendje t’u sigurojë organizatave të shoqërisë civile qasje në përmbajtjen e përdoruesve pa një urdhër të duhur ligjor. Facebook-u dhe YouTube nuk iu përgjigjën kërkesave të Zërit të Amerikës për komente deri në momentin e këtij publikimi./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Vijon pastrimi i Plazhit të Fortesave/ Bashkia Pogradec: Sezonin e ardhshëm veror do kemi…

Publikuar

-

Nga

Vijon pastrimi i Plazhit të Fortesave/ Bashkia Pogradec: Sezonin e ardhshëm veror do kemi…

Bashkia Pogradec prej disa ditësh po punon për pastrimin dhe më pas rehabilitimin e plotë të Plazhit të Fortesave.

Në faqen zyrtare, Bashkia Pogradec paralajmëron se sezoni i ardhshëm veror do ketë plazhin aq shumë të dashur nga të gjithë pushuesit.

Gjithashtu Bashkia bën të ditur se për pak ditë do të nisë edhe ndërhyrja tek problematika e kodrës së kalasë dhe aksit nga Tunelet Panoramikë deri në hyrje të qytetit.

Vijon me intesitet puna për pastrimin dhe më pas rehabilitimin e plotë tek Plazhi i Fortesave. Sezoni i ardhshëm veror do ketë plazhin aq shumë të dashur nga të gjithë pogradecarët por jo vetëm. Ndërkohë që për pak ditë nis ndërhyrja tek problematika e kodrës së kalasë në rrugën unazë dhe aksit nga Tunelet Panoramikë deri në hyrje të qytetit”, thuhet në deklaratën e bashkisë së Pogradecit, e cila ka publikuar edhe disa pamje nga puna./ CNA.al

 

View this post on Instagram

 

Vijon me intesitet puna për pastrimin dhe më pas rehabilitimin e plotë tek Plazhi i Fortesave. Sezoni i ardhshëm veror do ketë plazhin aq shumë të dashur nga të gjithë pogradecarët por jo vetëm. Ndërkohë që për pak ditë nis ndërhyrja tek problematika e kodrës së kalasë në rrugën unazë dhe aksit nga Tunelet Panoramikë deri në hyrje të qytetit. #Çdoditënëpunë

A post shared by Bashkia Pogradec Faqja Zyrtare (@bashkiapogradec) on

LEXO TE PLOTE

Lajme

Agron Tufa publikon dokumentin/ Spartak Braho jepte dënime dhe kundër ligjeve të kohës

Publikuar

-

Nga

Ish-kreu i Institutit të Studimeve dhe Pasojave të Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa ka publikuar një dokument, sipas të cilit, deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho ka dhënë dënime kundër ligjeve të kohës në Gjykatën e Rrethit Durrës.

Sipas dokumentit të publikuar, dhe sipas atyre që shkruan Tufa, me përfundimin e Fakultetit Juridik, në vitin 1981 Braho u emërua gjyqtar, e më pas kryetar i kolegjit ushtarak dhe detyrën e mbajti deri në vitin 1987, kur u bë i njohur për një skandal të paparë, dënimin në mungesë të një shtetasi, të cilin e internoi.

Tufa thekson se Braho shkoi në Degën e Punëve të Brendshme Durrës dhe në dhomat e hetuesve bëri komunikimin formal me të pandehurin. Tufa shkruan më tej se gjyqtari Braho dhe sekretarja e tij ishin përgjegjës për dy vepra penale: shpërdorim i pozitës zyrtare dhe falsifikim dokumentesh. Por meqë Braho vinte nga “shtëpi lufte”, shton ai, partia e mbylli njërin sy dhe nuk e dërgoi në dhomat e hetuesve.

“SPARTAK BRAHO JEPTE DËNIME DHE KUNDËR LIGJEVE TË KOHËS
Para një viti i drejtova një pyetje publike deputetit Spartak Braho, nëse ishte bërë problem ai ndonjëherë për falsifikim dokumentesh dhe si ishte larguar nga detyra e gjyqtarit popullor në Gjykatën e Rrethit Durrës.
Braho vigjilent për nderin e komunistëve nuk dha përgjigje. Gjë që dihej kjo. Këtë anë të errët të jetës së tij, Braho ishte përpjekur gjithnjë ta mbante të panjohur. Kur u bë për herë të parë njeri publik, pra kur u zgjodh deputet i kallashparlamentit të vitit 1997, në manualin e Kuvendit për biografitë e deputetëve, nuk kishte asgjë për pozicionet e punës që kishte mbajtur Braho më parë.
Braho që më “akuzonte” mua se kisha “falsifikuar” ligjin e ISKK-së, vinte për vete nga një përvojë falsifikuese. Në vitin 1974 ai u diplomua gazetar dhe menjëherë filloi punë si punëtor partie në Bashkimin e Rinisë së Punës së Shqipërisë në Rrethin e Durrësit.
Këtë detyrë e mbajti deri në vitin 1978 për të shkuar jurist në Portin e Durrësit. Braho kishte nisur me korrespondencë Fakultetin Juridik në Tiranë për t’u bërë një vishinsk i përkushtuar i partisë për të dënuar armiqtë e klasës.

LEXO EDHE:  Ish polici serb në Kosovë akuzohet për krime lufte dhe përdhunim

LEXO EDHE:  Publikohen provat e reja/ “Veliaj po pastron krimin tek Teatri me kompaninë e punonjësit të tij”

Partia e emëroi jurist pa mbaruar shkollën se ishte djalë partizani de. Me përfundimin e Fakultetit Juridik, në vitin 1981 Braho u emërua gjyqtar, e më pas kryetar i kolegjit ushtarak. Këtë detyrë Braho e mbajti deri në vitin 1987, kur u bë i njohur për një skandal të paparë, dënimin në mungesë të një shtetasi, të cilin e internoi.
Me iniciativën e tij si një bolshevik i vendosur kundër armiqve të klasës, shkon në Degën e Punëve të Brendshme Durrës dhe në dhomat e hetuesve bën komunikimin formal me të pandehurin. Për të qenë në rregull, përpilojnë një procedurë të falsifikuar sikur ishte zhvilluar gjyq.
Pasi i dënuari B.H. u ankua, Gjykata e Lartë nisi një hetim administrativ ndaj Spartak Brahos dhe sekretares Tatjana Doko. Kryesia e Gjykatës së Lartë, që ishte edhe organi epror për sistemin gjyqësor në vend, i thirri të dy shkelësit për t’i kërkuar llogari për “shkelje të rënda procedurale në një çështje penale”.
Gjyqtari Braho dhe sekretarja e tij ishin përgjegjës për dy vepra penale: shpërdorim i pozitës zyrtare dhe falsifikim dokumentesh. Por meqë Braho vinte nga “shtëpi lufte”, bazë e luftës “nacionalçlirimtare”, partia e mbylli njërin sy dhe nuk e dërgoi në dhomat e hetuesve.

Gjithë gjykatave iu dërgua qarkorja nr.240, datë 24.3.1987, në të cilën i tërhiqej vëmendja që raste të tilla mos të përsëriteshin më. Njëkohësisht, partia pati zemër të madhe me birin e saj. U ra dakord që Braho të largohej nga sistemi gjyqësor. Braho gjeti fijen dhe i ra në qafë Ministrit të Tregtisë së Jashtme, shokut Shane Korbeci, i cili e emëroi jurist në një drejtori të rëndësishme të kësaj ministrie. Në mbledhjen e organizatës bazë ku bënte pjesë, shoku Spartak bëri autokritikë që është e nivelit të lartë politik, e cila nuk u administrua vetëm në dosjen e tij si komunist. Në kartë iu shënua një vërejtje. (Në foto dokumenti dhe Spartak Braho me Nasho Jorgaqin “Dragoi”, në një mastrubim kolektiv me rastin e dekorimit të Brahos nga një shoqatë enveriste)”, shkruan Tufa./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Kandidatja e PD për deputete e thotë hapur/ Jam në kërkim të dashurisë

Publikuar

-

Nga

“Mafia e plehrave kërkon të fshehë vjedhjen e shqiptarëve”/ PD kërkesë SPAK “të zgjohet nga gjumi”

Sportistja e njohur Klodiana Shala është futur në listën e kandidatëve të Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Kjo ka bërë që kohët e fundit sportistja të jetë në qendër të vëmendjes. Mirëpo mbrëmjen e sotme është bërë kryefjalë e mediave rozë për një deklaratë që ka të bëjë me jetën e saj personale.

Në një prej lojërave të emisionit “Shiko Kush Luan”, ajo u pyet nëse e ka gjetur dashurinë dhe demokratja është përgjigjur pa komplekse.

LEXO EDHE:  Parlamenti në kohën e pandemisë/ ISP rendit problematikat, sugjerime për Kuvendin

LEXO EDHE:  Çfarë po ndodh me Klement Balilin?/Prokuroria shqiptare akuzë grekëve

Jam në kërkim të dashurisë” deklaroi Klodiana, duke na treguar kështu se nuk e ka gjetur ende personin ideal për të kaluar jetën./ CNA.al

LEXO TE PLOTE