Connect with Us

Psikologji / Pse i mbështesim udhëheqësit autoritarë?

Blog

Psikologji / Pse i mbështesim udhëheqësit autoritarë?

Publikuar

-

Psikologji / Pse i mbështesim udhëheqësit autoritarë?

Pas tmerreve të Holokaustit, kur kaq shumë gjermanë mbështetën verbërisht Adolf Hitlerin dhe kampet naziste të përqendrimit , psikologët nisën që të studionin shkaqet pse njerëzit mbështesin udhëheqësit autoritarë. Hulumtimi i tyre zbuloi 5 arsye kryesore, të cilat vlejnë edhe për sot.

Fuqia e autoritetit
Shumë shpesh urdhërat që jepen nga njerëzit me një pushtet të madh, mund të zhbëjnë gjykimin individual. Studimi historik i psikologut Stenli Milgram në vitin 1974 tregoi se si njerëzit i bindeshin pa u menduar një figure autoritare. Vullnetarët në eksperiment ndoqën komandat e tij për t’i dhënë një goditje potencialisht fatale një personi që ndodhej në dhomën tjetër, sa herë që ai jepte një përgjigje të gabuar në një test.

Pavarësisht ulërimave të viktimës nga dhimbjet, dhe lutjeve të tij për t’i ndalur, dhe ankesave në lidhje me problemet kardiake, shumica dërrmuese (82.5 për qind) e pjesëmarrësve në hulumtim iu bindën eksperimentuesit.

Edhe pse dëgjonin britmat e personit në dhomën tjetër, pjesëmarrësit në eksperiment vazhdonin të shtypnin butonin për t’i dhënë goditje më të forta elektrike, duke i rritur ato deri në nivel 450 volt. Milgram arriti në përfundimin se shumica e njerëzve ndjekin verbërisht urdhrat e një figure autoritare, pasi është kultura jonë ajo që na nxit të bindemi.

Në fund të eksperimentit, Milgram u tha pjesëmarrësve se gjithçka ishte e inskenuar dhe se goditjet elektrike dhe dhimbjet e supozuara nuk ishin reale, autoritetet i ndaluan eksperimente të tilla në të ardhmen, për shkak të shqetësimeve mbi stresin e madh që iu nënshtruan pjesëmarrësit.

Në vitin 2009 psikologu Xherri Barxher e përsëriti studimin e Milgram. Këtë herë ai e ndaloi eksperimentin kur “goditjet” arritën nivelin 150 volt, pikërisht kur personi në dhomën tjetër filloi të bërtiste. Ai e bëri këtë pasi 79 për qind e pjesëmarrësve në eksperiment e kaluan këtë kufi duke vazhduar deri në nivelin më të lartë 450 volt.

Barxher zbuloi se 70 për qind e pjesëmarrësve në eksperimentin e tij qenë të gatshëm të vazhdonin goditjet edhe pasi e dëgjuan viktimën të bërtiste në dhomën tjetër. Analiza e tij zbuloi fuqinë që ka bindja, si dhe tre faktorë të tjerë kryesorë:informacioni i kufizuar, fuqia e rritjes graduale të kërkesave, dhe shmangia e përgjegjësisë personale.

Fuqia e informacionit të kufizuar
Pjesëmarrësit në studimet e Barxher dhe Milgram u gjendën në një situatë të re, duke mos e ditur se çfarë i priste. Pa burime të tjera të besueshme informacioni, ata u detyruan të mbështeten vetëm tek ato që u thoshte figura autoritare.

A është e çuditshme që udhëheqësit autoritarë të kërkojnë t’i shmangin njerëzit nga informacioni i vlefshëm? Ata e censurojnë dhe diskretitojnë shtypin, si dhe komunitetet akademike dhe shkencore, në mënyrë që njerëzit të dëgjojnë vetëm propagandën e tyre autoritare.

Fuqia e rritjes graduale të kërkesave
Barxer vuri në dukje se këto eksperimente, ishin hartuar duke parashikuar një rritje graduale të nivelit të goditjeve elektrike. Pjesëmarrësit e nisën me një goditje relativisht të butë prej 15 volt, duke ecur gradualisht drejt goditjeve me një tension më të lartë sa herë që e godisnin personin që gabonte në përgjigjet e testit. Sa shpesh njerëzit e nisin me një veprim relativisht të vogël, dhe pastaj e gjejnë veten të zhytur plotësisht kur kërkesat ndaj tyre përshkallëzohen me kalimin e kohës?

LEXO EDHE:  Kodi Zgjedhor në ‘Venecia’/ Lega: Rama të presë opinionin e komisionit

Fuqia e shmangies së përgjegjësisë personale
Në eksperimentet e Barxher dhe Milgram, eksperimentuesit u thanë pjesëmarrësve se vetëm ata ishin përgjegjës për çdo efekt negativ që do të verenin tek personi që po i nënshtrohej goditjeve elektrikes. Pjesëmarrësit thjesht ishin “duke ndjekur urdhrat”, duke qënë kësisoj në gjendje të shmangnin përgjegjësinë personale, për shkak se po i bindeshin figurës së autoritetit. Kjo gjë ndodh shpesh në jetën reale. Për shembull, kur menaxherët e nivelit të mesëm fshihen pas “politikës së kompanisë”, për të mohuar çdo përgjegjësi për trajtimin e padrejtë të personelit.

Fuqia e frikës
Pas studimit të regjimeve tiranike gjatë Luftës së Dytë Botërore, historiani Timoti Shnajder deklaroi udhëheqësit autoritarë e shfrytëzojnë shpesh frikën që ne kemi. Duke e diskretituar informacionin e vërtetë, dhe duke na tërhequr në teori të errëta konspirative, ata prodhojnë një përzierje toksike të frikës, polarizimit, hedhjes së fajit gjetiu tjetër, dhe ankthit kronik që mund të minojë një shoqëri të lirë.

Studimet e neuroshkencëtarëve kanë shpjeguar se përse frika është një mjet kaq i fuqishëm i liderëve autoritaristë. Zhozef Ledua, ka zbuluar në vitin 1996 se truri ynë ka dy rrugë të ndara për përpunimin e informacionit. Me rrugën që ai e quan “rruga e lartë”, ne reagojmë sipas mënyrës sonë të menduarit celebral.

Informacioni ndijor shkon në talamus, pastaj në korteksin celebral, që e përpunon informacionin para se ta dërgojë atë në amigdalë, një rajon i vogël i trurit në formë bajameje që gjeneron një reagim emocional. Por me informacionin sensitiv që është potencialisht kërcënues, talamusi nuk e pranon rrugën e mbijetesës që Ledua e quan “rruga e ulët”.

Ai dërgon një mesazh direkt në amigdalë, e cila aktivizon reagimin e stresit me një frikë të madhe. Dhe kur ne reagojmë nga frika dhe ndjekim “rrugën e ulët”, nuk përdorim proceset tona të mendimit për ta analizuar situatën, por përkundrazi i përgjigjemi automatikisht një kërcënimi të supozuar.

Përveç kësaj, kur udhëheqësit autoritarë na mbajnë vazhdimisht të frikësuar dhe jashtë ekuilibrit emocional, stresi i përsëritur mund të shndërrohet në ankth, duke na shkaktuar më lehtë reagime të reja në formën e frikës. Dhe stresi kronik mund të zvogëlojë një pjesë të trurit të quajtur hipokampus, duke e dëmtuar kujtesën tonë, dhe duke na bërë të harrojmë informacionin thelbësor, madje edhe emrat dhe fytyrat e njerëzve përreth nesh. Dhe me komprometimin e aftësisë tonë për të menduar, frika jonë mund të na bëjë që të manipulohemi më lehtë nga udhëheqësit autoritarë.

Por siç ka treguar edhe historia, jo të gjithë bien nën magjinë emocionale të liderëve autoritarë. Kërkimet tregojnë se si ne mund t’i rezistojmë një manipulimi të tillë duke zhvilluar më shumë vëmendje dhe guxim ekzistencial. / “Psychology Today” – Bota.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Projekti politik, që fshihet pas provokimeve të Erdoganit

Publikuar

-

Nga

Nga Pierre Haski “Internazionale”

Rexhep Tajip Erdogan, është një politikan që nuk nuk i mungon nuhatja politike. Në fakt kjo është një nga cilësitë e tij kryesore. Prandaj, nuk është për t’u habitur, pse presidenti turk e shfrytëzoi shpejt mundësinë politike, që krijoi vrasja e mësuesit francez Samuel Pati.

Erdogan reagoi në mënyrën e tij, domethënë si një tribun populist, që nuk heq kurrë dorë nga gjuha e ashpër për të kënaqur audiencën e tij, dhe për të siguruar një rezonancë maksimale të deklaratave të tij.

Në këtë rast, ai e bëri këtë duke ngritur dyshime rreth “gjendjes mendore” të presidentit francez Emanuel Makron. Një akt agresiv befasues, nëse marrim parasysh se Franca është teorikisht një aleate e Turqisë.

Ekzistojnë dy mënyra për të analizuar provokimin e fundit të Erdoganit:E para është ta konsiderojmë atë si një rast tjetër për fërkime midis dy vendeve (në konflikt në Mesdheun Lindor, në Siri, në Liban dhe në Nagorno-Karabak).

Parisi dhe Ankaraja gjenden shpesh në kundërvënie mes tyre. Edhe në të shkuarën, Erdogan ka thënë fjalë aspak miqësore ndaj homologut të tij francez. Një aspekt tjetër lidhet me betejën mbi kontrollin e Islamit. Presidenti turk, paraqitet si një “sulltan” mbrojtës i myslimanëve, si në kohën e Perandorisë Osmane që e frymëzon shumë atë.

Synimi ideal

Javën e kaluar, unë fola për kritikat drejtuar Makronit nga xhamia Al-Azhar, autoriteti më i lartë sunit me qendër në Kajro të Egjiptit, me propozimin e rektorit për të miratuar një ligj botëror kundër blasfemisë. Erdogan reagoi menjëherë, pasi ai nuk ka ndërmend t’i lërë Al-Azharit monopolin e kritikës.

Në këtë kontekst, Franca është një objektiv ideal. Laicizmi francez, është një burim i vazhdueshëm keqkuptimesh me botën myslimane, nga debatet e stuhishme mbi ferexhenë tek karikaturave mbi Profetin Muhamed.

LEXO EDHE:  Terrorizmi nuk mposhtet, vetëm duke i mbyllur njerëzit nëpër burgje

LEXO EDHE:  Skualifikimet në qarkun e Korçës/ Mustafaj: Kjo degë do rifreskim të përfaqësimit

Myslimanët tradicionalistë (jo domosdoshmërisht islamikë), që dinë të kuptojnë kontekstin francez janë të rrallë. Erdogan e sulmon Francën, edhe sepse është i bindur se Evropa është në një fazë rënieje dhe nuk meriton asnjë lloj respekti.

Por ne nuk e kemi dëgjuar ende atë të kritikojë Kinën për persekutimin e ujgurëve myslimanë. Dhe kjo është çështje e raporteve të forcës. Franca nuk ka asnjë interes ta vendosë veten në të njëjtin nivel me Erdoganin dhe të përfshihet në një luftë fjalësh.

Por në të njëjtën kohë nuk mund t’i lërë presidenti turk, një aleat i Vëllazërisë Myslimane, monopolin e fjalës dhe pasionit për masat muslimane. Siç e tregon edhe fillimi i bojkotit ndaj produkteve franceze, ka terren pjellor edhe për një “stuhi” irracionale.

Zëri i Francës, duhet të dëgjohet në botën myslimane, për të shpjeguar laicitetin francez. Në fjalimin e tij mbi “separatizmin” të mbajtur në fillim të tetorit, Makron kishte shmangur rënien në grackën e “stigmatizimit të të gjithë myslimanëve”, duke u përqendruar tek ata që nuk e pranojnë republikën.

Por mesa duket ditët e fundit, Franca nuk ka arritur t’i shpëtojë këtij kurthi. Mendimi i Francës nuk është mjaft i dëgjueshëm në botën myslimane. Kurthi tjetër, konsiston në fakt në lejimin e Erdoganit që të paraqitet si mbrojtës i myslimanëve në Francë, dhe në pjesën tjetër të botës. Pas fjalëve të “kristalta” të presidentit turk, ekziston një projekt politik shumë më i frikshëm se sa thjesht ofendimet e tij në adresë të Makron./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Neo-marksistët që po synojnë të shkatërrojnë SHBA-në

Publikuar

-

Nga

Neo-marksistët që po synojnë të shkatërrojnë SHBA-në

Nga Andrew A.Michta “The Wall Street Journal”

“Vdekje Amerikës!”, është një parullë e zakonshme e protestuesve të ANTIFA-s nga Portlandit në Kenosha. Fëmijët në rrugë janë duke bërë thirrje për shkatërrimin e vendit, ndërsa më të rriturit shkatërrojnë hapësirat publike, duke filmuar veten si të ishin pjesë e një spektakli.

Asnjëra nga partitë politike nuk ka qenë e gatshme dhe e aftë që t’i japë fund kësaj anarkie. Çdo ditë që kalon, ekstremizmi po bëhet më i ngulitur në politikën amerikane. Këto akte dhune, janë nxitur nga 5 dekadat e indoktrinimit neo-marksist në shkollat, kolegjet dhe universitetet amerikane.

“Marshimi i Gjatë” i së majtës nëpër institucionet tona ka qenë i pandalshëm. Intoleranca ekstreme ka zëvendësuar tani konceptin liberal të kompromisit të negociuar, që është kusht i panegociueshëm i demokracisë.

Të rinjtë amerikanë, veçanërisht ata të rritur në shtëpitë e familjeve të shtresës së mesme ose të pasur, kanë pësuar aq shumë shpëlarje truri, sa që nuk e kuptojnë se sa absurde është të bëjnë thirrje për shkatërrimin e shtetit të tyre kombëtar, tamam si ajo që urojnë mullahët e Iranit.

Padija e tyre mbi historinë, është shenja dalluese e krizës aktuale. Pakkush duket se është në gjendje të kuptojë historinë e ndërlikuar, shpesh të dhimbshme, por të ekuilibruar të Amerikës – që është një shembull i asaj që mund të arrijë një popull i përkushtuar ndaj lirisë individuale.

Përkundrazi, ata janë indoktrinuar për t`a reduktuar jetën në SHBA në një binar racor të të bardhëve përkundrejt “njerëzve me ngjyrë”. Është pak e shumësi binari komunist i borgjezisë kundër proletariatit, që bolshevikët e përdorën për të marrë pushtetin në vitin 1917, pas të cilit miliona njerëz vdiqën në eksperimentin totalitar sovjetik.

Dhuna tregon se tribalizmi i bazuar në identitetin e grupit, është i gatshëm të pasojë komunitetin më të madh kombëtar, që për më shumë se 2 shekuj ka mbrojtur dhe zgjeruar lirinë në të gjithë botën. Shteti-kombi amerikan është një eksperiment unik, dhe i pashembullt në histori.

Ai është një projekt politik që lindi nga një kulturë koloniale angleze, por që krijoi një identitet të veçantë kombëtar aq të fortë, sa të integronte shumë grupime etnike që kanë emigruar në SHBA. Sigurisht, kombi amerikan ka edhe anët e tij të errëta, me skllavërinë që mbetet një plagë e thellë në historinë e tij.

LEXO EDHE:  Alkatraz, burgu më i frikshëm në SHBA, ku u mbyll dikur edhe Al Kapone

LEXO EDHE:  Kush do ta pasojë Putinin në krye të Rusisë?

Sidoqoftë, fuqia e idealit amerikan u ofroi miliona njerëzve diçka që asnjë kulturë tjetër nuk mund ta bënte, pra shansin për të ri-shpikur dhe ripërtërirë jetën e dikujt, për ta përparuar pozitën e tij,dhe për të krijuar një të ardhme më të mirë për fëmijët e tij.

Nacionalizmi pasionant i Amerikës, është rrënjosur tek besimi e jashtëzakonshmërisë si një popull i destinuar për të qenë madhështor, dhe mbi faktin se barazia e mundësive sipas ligjit, mund të kufizojë impulset instiktive të njeriut.

Sot pikëpamja tradicionale, se fitorja dhe humbja në politikë janë që të dyja pjesë e procesit demokratik, dhe thelbi i një politike vetë-konstituese, është zëvendësuar me një përpjekje leniniste për të anuluar kundërshtarin. Parimi i politikës radikale, që tani po gërryen vendin, duket se është:”Unë fitoj, ti zhdukesh!”.

Elitat, veçanërisht profesorët, mbajnë shumë përgjegjësi për këtë gjendje ku janë sot punët e vendit. Për dekada të tëra, në klasa dhe salla leksionesh ata hodhën bazat për atë që po ndodh tani. Politika e intolerancës, që predikohet në thuajse çdo sektor të jetës, supozon se më të varfrit, nuk janë më bashkëqytetarë, pasi ata janë të paaftë të rrokin parimet e rendit ndërkombëtar globalist.

Ndërkohë, ata që flasin në emër të tyre, demonizohen si “populistë”. Në të kundërt, elita e korporatave amerikan sot, sidomos plutokratët e saj financiarë në Bregun Lindor, dhe aristokracia digjitale në Bregun Perëndimor, duket se janë më të prirur për të punuar mbi “problemet globale”.

Liria e kombit po rrudhet nga akuzat e pandërprera mbi racizmin strukturor, privilegjin e të bardhëve, homofobisë dhe intolerancës. Sot neo-marksistët kontrollojnë pothuajse të gjitha fushat e diskursit elitar në SHBA, dhe kësisoj,ata mund të shuajnë çdo zë kundër,duke e cilësuar si “populist”apo“racist” cilindo që refuzon t’i nënshtrohet linjës së tyre ideologjike.

E majta neo-marksiste, po i ndan institucionet e demokracisë amerikane nga themelet e tyre kombëtare. Nëse ajo ka sukses, SHBA me kalimin e kohës do të humbasë kulturën e vet republikane, dhe do të shndërrohet në një shtet në të cilin aristokracia e re e zotëron pushtetin, mbi një popullsi të përçarë dhe të varfëruar./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Si Kompania e Indisë Lindore, u bë monopoli më i fuqishëm i botës

Publikuar

-

Nga

Si Kompania e Indisë Lindore, u bë monopoli më i fuqishëm i botës

Një nga korporatat më të mëdha dhe më dominuese në histori, ka operuar shumë kohë para shfaqjes së gjigantëve të teknologjisë si Apple, Google ose Amazon. Kompania Angleze e Indisë Lindore u krijuar nga kurora mbretërore më 31 dhjetor 1600, dhe nga ai moment vazhdoi të veprojë si një organizatë e tregtisë, duke fituar shumë nga tregtia me Indinë, Kinën, Persinë dhe Indonezinë për më shumë se 2 shekuj.

Biznesi i saj e furnizoi Anglinë me çaj me një kosto të përballueshme për të gjithë, me tekstile pambuku dhe erëza,të cilat u garantonin investitorë të saj në Londër një fitim në 30 për qind. “Në kulmin e vet, Kompania Angleze e Indisë Lindore, ishte korporata më e madhe e këtij lloji në botë”- thotë Emili Erikson, profesoreshë e sociologjisë në Universitetin e Jeilit në SHBA, dhe autore e librit “Midis monopolit dhe tregtisë së lirë:Kompania Angleze e Indisë Lindore”.

“Ajo ishte më e madhe edhe se disa kombe. Qe në thelb perandoria de facto e pjesëve të mëdha të Indisë, e cila ishte një nga ekonomitë më produktive në botë në atë kohë”- shtoi ajo. Në fundin e shekullit XVIII-të, kjo mega korporatë komandonte një ushtri private prej 260.000 ushtarësh, dyfishin e madhësisë së ushtrisë këmbësore britanike.

Ajo ushtri e madhe mjaftonte për të trembur çdo lloj konkurrenti, për të pushtuar territore, dhe për t’i detyruar sundimtarë lokalë indianë të nënshkruanin kontrata të njëanshme, që i jepnin Kompanisë kompetenca shumë fitimprurëse. Pa Kompaninë e Indisë Lindore, nuk do të kishte asnjë dominim perandorak të Britanisë në Indi gjatë shekujve XIX-XX.

Dhe për mirë a keq, suksesi i korporatës së parë të madhe në botë, ndihmoi në formësimin e ekonomisë moderne globale. Kompania e re angleze e Indisë Lindore ishte një monopol, në kuptimin që asnjë subjekt tjetër britanik, nuk mund të tregtonte legalisht në atë territor.

Gjithsesi, ajo u përball me një konkurrencë të fortë nga spanjollët dhe portugezët, të cilët tashmë kishin disa baza tregtare në Indi, dhe gjithashtu edhe Kompania Holandeze e Indive Lindore,e  themeluar në vitin 1602.

Anglia, ashtu si pjesa tjetër e Evropës Perëndimore, kishte një oreks të madh për mallra ekzotike Lindore si erëza, tekstile dhe bizhuteri. Por udhëtimet detare drejt Indive Lindore, ishin ndërmarrje jashtëzakonisht të rrezikshme, që përfshinin përplasje të armatosura me tregtarët rivalë, apo sëmundje vdekjeprurëse si skorbuti.

Shkalla e vdekshmërisë për një punonjës të “East India Company” ishte 30 për qind, thotë Erikson. Monopoli i garantuar nga kurora mbretërore, i mbronte tregtarët londinezë nga konkurrenca e brendshme, teksa i garantonte gjithashtu një fitim të majmë edhe vetë monarkisë, e cila kishte shumë nevojë për fonde.

Kompania ishte shoqëria aksionare më e madhe. Ajo e mblodhi dhe bashkoi kapitalin duke shitur aksione për publikun. Drejtohej nga një president, por kishte ndërkohë edhe një “bord kontrolli”. Ndryshe nga mbledhjet e sotme të bordit të korporatave, takimet e Kompanisë së Indisë Lindore shoqëroheshin me debate të ashpra, ku merrnin pjesë qindra aksionarë.

Në fillim, Kompania nuk kishte shumë para për t’i paguar punonjësit e saj për këtë punë tepër të rrezikshme, ndaj iu desh të siguronte stimuj të tjerë. “Ai stimul ishte që ata të tregtonin për interesat e tyre private jashtë shtetit. Në atë kohë, kishte shumë mundësi për të mashtruar dhe bërë kontrabandë”- thekson Erikson.

Kur britanikët dhe tregtarët e tjerë evropianë mbërritën në Indi, u detyruan t’u bënin ndere sundimtarëve dhe mbretërve vendas, duke përfshirë Perandorinë e fuqishme Mugul, që shtrihej në të gjithë Indinë. Sundimtarët indianë i ftonin krerët lokalë të Kompanisë në oborrin e tyre, u merrnin para, teksa përdornin ushtarët e Kompanisë në luftërat rajonale, ndonjëherë kundër kompanive tregtare franceze ose holandeze.

LEXO EDHE:  Çfarë po ndodh në Elbasan?/ Policia dhe FNSH “blindojnë” Bradasheshin

LEXO EDHE:  Kush do ta pasojë Putinin në krye të Rusisë?

Një pikë e madhe kthese në transformimin e Kompanisë së Indisë Lindore, nga një kompani tregtare fitimprurëse në një perandori de fakto, erdhi pas Betejës së Plasej në vitin 1757. Ajo vuri përballë 50.000 ushtarë Indianë nën Navabin e Bengalit kundër vetëm 3.000 ushtarëve të Kompanisë.

Nauab ishte zemëruar me Kompaninë për uljen e taksave. Por ajo që ai nuk dinte ishte se udhëheqësi ushtarak i Kompanisë Lindore të Indisë në Bengal, Robert Klajv, kishte arritur një marrëveshje me bankierët indianë, në mënyrë që shumica e ushtrisë indiane të mos pranonte të luftonte në Plasej.

Fitorja e Klajv i dha Kompanisë së Indisë Lindore kompetenca të gjera të taksimit në Bengal, asokohe një nga provincat më të pasura në Indi. Klajv e plaçkiti thesarin e Navab, dhe e dërgoi atë në Londër, natyrisht duke mbajtur shumë edhe për vete.

Në vitin 1784, Parlamenti Britanik miratoi “Aktin e Indisë” të Kryeministrit Uilliam Pit, qëe përfshinte zyrtarisht qeverinë Britanike në sundimin e tokave të Kompanisë së Indisë Lindore në Indi. Por Kompania e Indisë Lindore nuk operoi vetëm në Indi.

Në një nga kapitujt e saj më të errët, Kompania kontrabandoi opium në Kinë, në këmbim të mallit më të çmuar të këtij vendi:çajit. Kina tregtonte vetëm çaj në këmbim të argjendit. Por kjo ishte e vështirë për Anglinë.

Prandaj Kompania sabotoi embargon e Kinës për opiumin, përmes një tregu të zi të prodhuesve dhe kontrabanduesve indiane të opiumit. Ndërsa çaji shkonte në Londër, investitorët e Kompanisë u pasuruan, ndërsa miliona kinezë u shkatërruan nga opiumi.

Kur Kina e goditi tregtinë e opiumit, qeveria britanike dërgoi anije luftarake, duke shkaktuar kështu nisjen e Luftës së Opiumit të vitit 1840. Humbja poshtëruese e kinezëve, i garantoi britanikëve kontrollin e Hong Kongut. Nga mesi i shekullit XIX-të, kundërshtimi ndaj statusit monopol të Kompanisë së Indisë Lindore, arriti kulmin në parlamentin britanik, i nxitur nga argumentet e tregut të lirë të Adam Smithit.

Erikson thotë se perëndimi i Kompanisë së Indisë Lindore në vitet 1870, kishte të bënte më pak me zemërimin moral ndaj korrupsionit të korporatës, dhe më shumë me politikanët dhe biznesmenët anglezë, që e kuptuan se mund të fitonin edhe më shumë para me partnerë që kishin një bazë më të fortë ekonomike.

Edhe pse Kompania e Indisë Lindore u shpërbë më shumë se një shekull më parë, ndikimi i saj si një pioniere e korporatave, e ka diktuar mënyrën e zhvillimit të biznesit modern në një ekonomi globale./ History.com-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE