Connect with Us

Propozimi i PS për ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Topollaj: Thellësisht antikushtetues

Politikë

Propozimi i PS për ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Topollaj: Thellësisht antikushtetues

Publikuar

-

Propozimi i PS për ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Topollaj: Thellësisht antikushtetues

Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj, thotë se drafti i propozuar sot nga PS për ndryshimet në Kodin Zgjedhor është thellësisht antikushtetues.

Duke e cilësuar si një propozim idiot. Topollaj thotë se nuk i i lejon qytetarët të rendisin deputetët fitues të partisë së tyre dhe as i lejon subjektet zgjedhore të hapin listat sepse i detyron ato të bëjnë një renditje paraprake që ka vlerë thelbësore për fituesit.

“Propozimi i sotem i PS eshte AntiKushtetues
Drafti i propozuar sot nga PS per ndryshimet ne Kodin Zgjedhor eshte thellesisht antikushtetues. Ndryshimet e ligjit themeltar ne 30 korrik i dhane te drejten qytetareve te rendisin kandidatet e partise te cilen ata votojne dhe mundesine subjekteve zgjedhore per te konkuruar me lista 100% te hapura.
Propozimi idjot i dites se sotme as nuk i lejon qytetaret te rendisin deputetet fitues te partise se tyre dhe as i lejon subjektet zgjedhore te hapin listat sepse i detyron ato te bejne nje renditje paraprake qe ka vlere thelbesore per fituesit.

LEXO EDHE:  Befason deputetja e Ramës: Ne e besojmë opozitën...

Shpikja e “hersit” per te percaktuar fituesit e listes, jo vetem ska asnje lidhje me hapjen e listave te miratuara ne 30 korrik, por shkel edhe parimin Kushtetues te barazise.
Nese Rama ka hallin e enturazhit te partise se tij, ne 30 korrik i ka lene vetes mundesine qe 30% te listes se vet te mund ta beje te mbyllur dhe ne kete menyre ti percaktoje elektoratit socialist pjesen derrmuese te deputeteve qe do dalin nga kjo sigel ne zgjedhjet e 25 prillit. Cdo gje tjeter bie ndesh me Kushtetuten dhe rrezohet diten e pare qe vendi ka nje Gjykate Kushtetuese funksionale”, shkruan Topollaj në një postim në rrjtetet sociale./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ministri gjerman për Europën, flet për negociatat/ “Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut”

Publikuar

-

Nga

Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth ka bërë thirrje që procesi i negociatave për Shqipërinë të ndahet nga procesisë për Maqedoninë e Veriut.

Sipas Roth, çështja duhet trajtuar në mënyrë bilaterale, pa bllokuar ecurinë përpara.

 “Ju lutem lejoni që çështjet dypalëshe të trajtohen në mënyrë bilaterale, pa bllokuar ecurinë përpara të BE. Le të mendojmë në mënyrë strategjike dhe të kuptojmë nevojën për të përmbushur detyrimet tona ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Nuk ka asnjë interes duke e lënë vakum strategjik. Faleminderit”, shkruan Roth./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Negociatat/ Raportuesja e Shqipërisë për në PE: Rruga e pranimit duhet të pasqyrojë progresin

Publikuar

-

Nga

Ligji antishpifje/ Eurodeputetja: Të zbatohen rekomandimet e Venecias për një media të lirë

Raportuesja e Shqipërisë për në PE, Isabel Santos, ka deklaruar se rruga për anëtarësimin e Shqipërisë duhet të pasqyrojë progresin e bërë.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Santos se është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë.

Moment i rëndësishëm për Shqipërinë. Rruga e pranimit duhet të pasqyrojë progresin e bërë nga vendi. Vullneti i mirë i popullit shqiptar ndaj Bashkimit Evropian gjithashtu e meriton këtë zhvillim”, shkruan Santos./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngjela zbulon çfarë pritet të ndodhë deri në shtator me Shqipërinë/ Çfarë interesi ka SHBA

Publikuar

-

Nga

Ngjela zbulon çfarë pritet të ndodhë deri në shtator me Shqipërinë/ Çfarë interesi ka SHBA

Avokati Spartak Ngjela shkruan se Shtetet e Bashkuara ndërhynë drejtpërsëdrejti në çështjen e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian dhe sipas tij, tani mendohet se gjithçka do të shkojë drejt miratimit.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, është edhe interes i madh amerikan.

Sipas Ngjelës, antarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, e forcon së tepërmi pozitën amerikane në Ballkanin Perëndimor, në konfliktin e saj me politikën ruse. Dhe kjo do të jetë një politikë e re.

Gjithashtu avokati shkruan se kjo kohë, deri në muajin shtator 2021, pritet të jetë shumë e rëndësishme në favor të Shqipërisë.

Aktiviteti i fuqishëm proshqiptar i presidentit amerikan Joe Biden, ka sjellë frymë të re për të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Tani shqiptarët janë plotësisht në kohën e tyre.

Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, është edhe interes i madh amerikan. Por, në këtë kohë, pas rrëzimit të ish presidentit Trump, çështja shqiptare, e cila ishte errësuar prej Trump-it, erdhi për t’u lartësuar bashkë me ndryshimin drastik të politikës amerikane, me një frymë të re bashkëpunimi parësor kundrejt Bashkimit Evropian.

Si pasojë e këtij procesi, antarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, e forcon së tepërmi pozitën amerikane në Ballkanin Perëndimor, në konfliktin e saj me politikën ruse. Dhe kjo do të jetë një politikë e re.

Por, në këtë kohë, në funksion të pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, është edhe imponimi me forcë që politika amerikane, me Joe Biden, i bëri Rusisë. Takimi Putin Biden e tregoi hapur dhe qartë këtë.

Nisur nga pozitat e forcës ndaj Rusisë, dhe pas rrëzimit të Trump-it, tani çështja shqiptare në Ballkanin Perëndimor kuptohet se është një çështje kryesore.

Këtu vjen tani dhe arsyetohet edhe ndërhyrja që politika amerikane, me anë të sekretarit të shtetit Blinken, i bëri këto ditë kërkesë të veçantë Bashkimit Evropian në lidhje me çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Pikërisht për këtë, kjo kohë, deri në muajin shtator 2021, pritet të jetë shumë e rëndësishme për Shqipërinë. Dhe, sigurisht, në favor të saj.”-shkruan Ngjela./CNA.al

LEXO TE PLOTE