Connect with Us

Përplasi për vdekje 24-vjeçarin dhe u largua/ Prangoset shoferi

Kronika

Përplasi për vdekje 24-vjeçarin dhe u largua/ Prangoset shoferi

Publikuar

-

E rëndë në Divjakë/ 54-vjeçari përplas me makinë vajzën e mitur

Policia e Fierit ka bërë të mundur arrestimin e autorit të aksidentit me pasojë vdekjen mbrëmjen e djeshme në Qenas.

Mësohet se në pranga ka rënë K. M., 28 vjeç, banues në Fier, i cili u largua nga vendi i ngjarjes pasi përplasi me automjetin ‘’Fiat Punto’’ për vdekje 24- vjeçarin me biçikletë dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Ai tashmë akuzohet jo vetëm për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, por edhe për largim nga vendi i aksidentit.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në fshatin Qenas ku u aksidentua me pasojë vdekje shtetasi Q. M., bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit së bashku me mjetin e tij tip “Fiat Punto”, i cili pasi aksidentoi me pasojë vdekjen 24- vjeçarin, u largua nga vendngjarja.

LEXO EDHE:  Foto-Arrestohet gjobaxhiu i bizneseve/ Mik me Edi Ramën

U arrestua për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”, shtetasi K. M., 28 vjeç, banues në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.”-thuhet në njoftimin e policisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident i rëndë në Tiranë/ Kamioni përplas qytetarin që udhëtonte me biçikletë

Publikuar

-

Nga

Bie nga skela/ Dërgohet në gjendje të rëndë 55 vjeçari në Pogradec

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të ish-stacionit të trenit në Tiranë.

Mësohet se një kamion ka përplasur një qytetar që ishte duke udhëtuar me biçikletë. Bëhet me dije se i plagosuri është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën.

“Rreth orës 13:55, në rrugën “Jordan Misja” mjeti kamion me drejtues E. K., rreth 37 vjepç, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin G. R., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve“, njofton policia/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Informalitet dhe krime mjedisore/ Arrestohen 7 persona në Korçë

Publikuar

-

Nga

Prokurorja që hetoi oficerët e Policisë

Vijon puna për goditjen e informalitetit dhe krimeve mjedisore.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, konkretisht specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës për evidentimin, parandalimin e goditjen e informalitetit dhe krimeve mjedisore, kanë ushtruar kontrolle të vazhdueshme, me qëllim vënien përpara përgjegjësisë të shkelësve të ligjit.

Nga strukturat e mësipërme, u referuan materialet hetimore pranë Prokurorive, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” për shtetasit A. M., 63 vjeç, A. Sh., 49 vjeç, E. M., 34 vjeç dhe D. B., 20 vjeç, banues në Korçë dhe Pogradec, pasi këta shtetas në bizneset e tyre (bar-kafe, fast-food, piceri) në qytetet e Korçës dhe Pogradecit, ushtronin aktivitetin tregtar, pa lëshuar kuponin tatimor.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A. Xh., 34 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi në këtë fshat, gjatë kontrollit të ushtruar në fushën e druve në pronësi të tij, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 69 m sterë dru zjarri, pa leje.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në minierë/ Ndërron jetë 50-vjeçarja

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Përplaset për vdekje një person

Si edhe shtetasit E. Sh., 56 vjeç, banues në fshatin Bishnicë, Pogradec dhe R. M., 52 vjeç., banues në fshatin Osnat, Pogradec, të cilët u kapën me mjetet e tyre duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Identifikohet një nga viktimat në Kolonjë/ Policia jep detaje për aksidentin e rëndë

Publikuar

-

Nga

Policia e Lushnjës jep detaje nga aksidenti i rëndë i ndodhur pak më parë në Kolonjë, ku humbën jetën babë e bijë.

Policia njofton se mjeti tip “Twoyta” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal, ku për pasojë ka humbur jetën 68-vjeçari Xh. O., me të bijën, ende të paidentifikuar.

“Sot rreth orës 13:20, në rrugën dytësore Kolonjë-Bubullimë, në urën e fshatit Bubullimë, automjeti tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Xh. O., 68 vjeç, banues në Berat, dhe një shtetase ende e paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE