Connect with Us

Një përgjigje për avokatin e tij/ Pse i intereson opinionit publik e vërteta e Ben Blushit

Aktualitet

Një përgjigje për avokatin e tij/ Pse i intereson opinionit publik e vërteta e Ben Blushit

Publikuar

-

Avokati i Ben Blushit, Lulzim Alushaj, në një qëndrim të tij dhënë gazetares së BIRN, Aleksandra Bogdani ka thënë se pyetjet e shtruara prej saj nuk kanë interes për publikun dhe se flitet për një marrëdhënie juridiko-civile, të rënë dakort mes palëve.

Gjithashtu më tej avokati i tij theksonte se Zoti Blushi nuk ka firmosur asnjë kontratë koncesionare dhe apo marrëveshje shtetërore, asnjë document zyrtar dhe për pasojë përfshirja e tij në këtë histori është tendencioz për të spostuar vëmendjen e publikut ndaj së vërtetës.

Ky është avokati i Zotit Ben Blushi, pra Lulzim Alushaj, i cili me qëndrimin e tij dhënë për BIRN thotë se për publikun nuk ka asnjë interes në lidhje me çfarë bën Ben Blushi.

Ben Blushi, ne grupin e PS

Së pari, po i përgjigjemi publikisht Zotit Alushaj, duke i thënë se:

Ben Blushi është një zyrtar publik, i paguar për më shumë se 20 vite nga taksat e shqiptarëve. Ka qënë deputet, ka qënë prefekt, ka qënë ministër. Ka qënë kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Ka marrë nga taksat e shqiptarëve qindra milionë lekë, për më shumë se dy dekada.

Prandaj, pikë së pari ka interes për publikun.

Së dyti, që ta mësojë zoti Lulzim Alushaj, interes për publikun ka edhe sepse ai është drejtor i Top Channel, një nga televizionet më të mëdha kombëtare në vend. Është një ish-politikan që është kthyer në një menaxher mediatik, ndaj të cilit janë çuar disa letra me akuza të forta për korrupsion e deri te gjobëvënie, në ambasadën e SHBA-ve.

top story plagjiaturat

Dhe këtë nuk e themi ne, por e thonë letrat e dërguara nga biznesmenët, Nadir Çausholli i CFO Pharma, i cili rrugës u tërhoq nga akuzat ndaj Ben Blushit, por është edhe letra e biznesmenit Andon Dhima, për intimidimet dhe presionet e Ben Blushit. Apo edhe letra e çuar së fundmi nga një tjetër biznesmen në ambasadën amerikane.

Së treti, zoti Alushaj duhet ta dijë se ka interes për publikun gjithçka, sepse bashkëshortja e Ben Blushit, Eva Blushi ka qënë mbajtëse e një license noteriale.

Pra, noteri publik është një person i besuar i shtetit dhe ndërmjetës i akteve të qytetarëve.

Ben Blushi, Eva Blushi

Së katërti, që ta mësojë avokati dhe ta vërë “vëth në vesh” së bashku me Ben Blushin dhe argumentat që ata përdorin se “publiku nuk ka interes se çfarë bën Ben Blushi”, zonja Eva Blushi, është bashkëshortja e Ben Blushit dhe është ajo që ka firmosur një kontratë juridiko-civile, siç e thotë ai, me ortakët e koncesioneve në Shqipëri.

Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto janë dy ortakët e inceneratorëve, në Elbasan, në Fier dhe në Tiranë. Të cilët kanë krijuar një kompani në Bullgari, ku aksionere me 33% të kuotave është edhe Eva Blushi, bashkëshortja e Ben Blushit.

Njeriun e paguar nga taksat e shqiptarëve për 20 vite dhe bashkëshorten që ka qënë notere publike.

Prandaj qytetarët kanë të drejtë të dinë gjithçka për ta. Edhe për Ben Blushin, që sot është drejtor i Top Channel.

Nuk mund të ndodhë që një zyrtar publik, bashkëshortja e tij të mbajë licensë noteri, dhe pastaj ikën nga politika dhe mund të bësh çfarë të duash. Ku është parë dhe dëgjuar kjo?

Cili ligj i jep këtë të drejtë dikujt që të rrijë 20 vite në politikë, e pastaj të mos flasë dhe të mos shkruajë askush për të?

Mos flitet për 6 mijë metër katëror truall në Dhërmi, në një zonë turistike e cila u ç’regjistrua në Hipotekë?

Pra, është kryer një akt kriminal, një falsifikim, për të cilin Ben Blushi nuk mund të thotë asgjë tjetër, sepse kjo pronësi i ngeli rrugëve.

LEXO EDHE:  Tërmeti lëkund Korçën
Prona në Korçë

Si nuk mund të flasin mediat për një akt noterial të falsifikuar, për një pasuri 500 milionëshe të Ben Blushit, blerë në emër të vajzës së tij dhe deklaruar për vetëm 30 mijë euro, në vitin 2015. Kur Ben Blushi ka qënë deputet, Zoti avokat.

A nuk mund të flasin mediat për sherret dhe konfliktet e Ben Blushit për gati dy mijë metër katëror truall në Dardhë të Korçës, një nga perlat turistike. Në konflikte me banorët. Me troje që gjoja janë të shtetit, por në Dardhë nuk ka pasur asnjë metër tokë pa pronar.

Pallati në Tiranë

E pra, këto janë të vërtetat që i interesojnë publikut Zoti avokat. Ty, Ben Blushit dhe çdo njeriu tjetër i përgjigjemi publikisht duke i sfiduar me të vërtetën dhe duke iu thënë se po përpiqen që të fshehin të gjitha pasuritë apo aktet e mëtejshme dhe përfitimet që Ben Blushi ka bërë edhe si drejtor i Top Channel, një nga televizionet kombëtare. Por edhe si ish-deputet dhe si ish-politikan, i cili sot gëzon një pasuri të frikshme. Dhe me gjithë dyshimet se shumë të tjera janë vënë në emër të familjarëve të tij, siç është dyqani i vajzës së tij me vlerë tregu 500 milionë në Korçë, apo dhe pallati i vjehrrit të tij në Tiranë, për të cilin dyshohet se është Ben Blushi pas ndërtimit tij dhe vlerës disa milionë dollarëshe.

Zoti avokat, mos i gënjeni gazetarët. E vërteta e Ben Blushit i duhet më shumë se kurrë qytetarëve, për t’i thënë politikës se askund nuk mund të ndodhë dhe nuk mund të ndodhë në Shqipëri, që dikush të paguhet 20 vite nga taksat e shiptarëve, e pastaj të ikë e të bëjë çfarë të dojë.

Jo kjo nuk ka për të ndodhur. Mësojeni publikish, o të jemi ne që nuk do t’i ndahemi asnjë ditë dhe asnjë natë, asnjë sekondë Ben Blushit, çdo përfaqësuesi publik si ai./ CNA.al

Politika pas plehrave/ Kush është biznesmeni në hije i monopolit të inceneratorëve

Kush kërkon të shpëtojë noteren e skandalit të Ben Blushit?!

Ekskluzive-Skandali me falsifikimin/ Zbulohet kallëzimi i plotë për noteren Violeta Sulkaj dhe vajzën e Ben Blushit

Ekskluzive-Skandali me falsifikimin/ Kallëzohet penalisht vajza e Ben Blushit dhe noterja Violeta Sulkaj

Skandali-/ Ben Blushi bëri vajzën pronare duke i falsifikuar firmën (fakte dhe dokumente)

Ekskluzive-Zbulohen të tjera dokumente/ Si gënjeu Ben Blushi për pronën 500 milionëshe, vjehrri e nxjerr “zbuluar”

Ekskluzive-Zbulohen dokumentet/ Si Ben Blushi bleu për 30 mijë euro, pronën 500 milionëshe

Faktet që “kryqëzojnë” Ben Blushin/ Letra akuzë e biznesmenit drejtuar ambasadës të SHBA

Letra e biznesmenit në ambasadën e SHBA-ve/ Ben Blushi kërkoi 2 apartamente për deklaratën e pasurisë, tani po më grabit me gjykatë pronat

Përplasja Top Channel-Nadir Çausholli/ Nga akuzat, kallëzimet penale tek “dashuria në kohën e kolerës”

Top Channel dhjetëra shkrime e kronika kundër Nadir Çaushollit/ Sot transmeton reklamat e tij

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Forcat kurde fshehën familjet shqiptare”/ Gazetari: Një person luan rol radikalizues në kamp

Publikuar

-

Nga

“Forcat kurde fshehën familjet shqiptare”/ Gazetari: Një person luan rol radikalizues në kamp

Gazetari Julian Kasapi, i cili ka qenë brenda kampit Al-Hol në Siri, ka folur për operacionin e qeverisë, për të nxjerrë nga atje fëmijët dhe gratë shqiptare.

Kasapi tha se në këtë kamp është një person që luan një rol radikalizues sa i përket nënave dhe grave të tjera.

Ai deklaroi në emisionin “Opinion” se dikush ka fshehur familjet shqiptare, sapo kanë parë ushtarë dhe kanë mësuar se po shkonin t’i merrnin.

Kur është futur struktura shtetërore në kamp, familjet shqiptare, të cilat janë 5, ishin fshehur. Ishin fshehur nga forcat kurde. Duhet të kuptoni që sa herë ata shihnin ushtarë ndiheshin të frikësuar dhe sigurish dezinformimi brenda kampit ka luajtur rolin e tij, të mos flasim më pas për radikalizimin. Ka një person të veçantë aty që zoti Nano e di fare mirë se kush është, që luan një rol radikalizues sa i përket nënave dhe grave të tjera.

Por nga ana tjetër aty ka edhe 6 jetimë. Nuk është vetëm një, nuk është vetëm Eva Dumani. Aty është Elona Shuli, e cila është më e madhja, 17-vjeçe. Eva Dumani është 15 vjeç, pra aty ka dhe 6 jetimë të tjerë. Në momentin që struktura Antiterrorit është futur brenda në kamp, këto familje ishin fshehur. Jo për shkak të shqiptarëve”, u shpreh gazetari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Studimi britanik: Antitrupat kundër Covid-19 dobësohen me shpejtësi

Publikuar

-

Nga

Studimi britanik: Antitrupat kundër Covid-19 dobësohen me shpejtësi

Një studim i ri britanik tregon se antitrupat që luftojnë Covid-19 u dobësuan me shpejtësi në popullatën e vendit gjatë verës, duke sugjeruar se çdo imunitet kundër virusit mund të mos zgjasë shumë.

Studimi, i kryer nga Kolegji Imperial në Londër dhe i botuar të martën, përfshiu teste me mbi 365,000 britanikë midis 20 qershorit dhe 28 shtatorit.

Analizat e gjakut të marrë nga gishtat e pjesëmarrësve në shtëpitë e tyre zbuluan se numri i njerëzve që u testuan pozitiv për antitrupa ra me 26.5 për qind gjatë periudhës së studimit, nga pothuajse 6 për qind në 4.4 për qind.

Gjetjet sugjerojnë mundësinë e uljes së imunitetit të popullsisë përpara një vale të dytë të infeksioneve në javët e fundit që ka çuar në rikthimin e masave kufizuese.

Studiuesit thonë se nuk është e qartë se çfarë niveli të mbrojtjes i japin antitrupat një personi në mënyrë specifike kundër Covid-19.

LEXO EDHE:  Me dy paga, 15 000 euro kursime/ Gjyqtarja e Tiranës, e pastrehë dhe me kredi

LEXO EDHE:  Video ekskluzive/ Si gënjeu Gjergji Thimio për rrahjen nga kunati i Niko Peleshit

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive të Kolegjit Imperial të Londrës, Wendy Barclay, u tha gazetarëve në Londër se studiuesit janë të sigurt në atë që sugjeron dobësimi i antitrupave.

“Në bilancin e provave, unë do të thoja me atë që dimë për koronavirusët e tjerë, se imuniteti bie në të njëjtën shpejtësi me atë të antitrupave, dhe se ky është një tregues i zbehjes së nivelit të imunitetit në mesin e popullsisë.”

Studiuesit thonë se mbi të gjitha, studimi përforcon nevojën për një vaksinë për të vënë nën kontroll në mënyrë efektive virusin./voa

LEXO TE PLOTE

Sociale

Gazetari thirrje të fortë/ Mos përmendni emra të personave në kampin sirian, një grua u gjet e therur

Publikuar

-

Nga

Gazetari thirrje të fortë/ Mos përmendni emra të personave në kampin sirian, një grua u gjet e therur

Gazetari shqiptar Taulant Kopliku, deklaroi mbrëmjen e sotme se nuk duhet të përmenden emra kur flitet për personat që ndodhen në kampet siriane.

Duke folur për rastin e Eva Dumanit, ai ngriti aludimet se ajo mund të pengohet nga gratë që ndodhen në kamp.

Si shembull, ai foli edhe për rastin e një gruaje shtatzënë, e cila kishte deklaruar se nuk i përket atij grupimi dhe donte të kthehej në shtëpi, por më pas ishte gjetur e therur,

Situata atje është shumë e vështirë. Njerëzit sidomos femrat janë të frikësuara. Ka shumë që duan të vijnë në atdhe, por nuk e shprehin dot pasi janë të rrezikuara. Një grua shtatzënë ka deklaruar se kam dëshirë të kthehem në vendlindje dhe nuk bëj pjesë në këtë grupim, dhe është gjetur e therur atje.

Ata janë tepër tepër të përqedndruar në ideologji që për ne është e paimagjinueshme. Fëmijët e Al-Holit janë fëmijët tanë thonë ata të ISIS-it. Shihen si filizat e rinj që do i shërbejnë atyre në të ardhmen. Ata fëmijë duhet të merren sa janë të vegjël sepse po vajti 14-15 vjeç është shumë e vështirë ta kthesh në jetë normale. Celulat e ISIS janë të përhapura kudo…”, theksoi gazetari në emisionin “Open”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE