Connect with Us

Nga Astrit Patozi/ Edi Rama kërkon t’i lutemi që të na lërë siç ishim

Politikë

Nga Astrit Patozi/ Edi Rama kërkon t’i lutemi që të na lërë siç ishim

Publikuar

-

Nga Astrit Patozi/ Edi Rama kërkon t'i lutemi që të na lërë siç ishim

Kur Lulzim Basha nguli këmbë dhe pastaj e arriti marrëveshjen e 5 qershorit në Këshillin Politik, u duk si fundi i botës, ndonëse për mua nuk ishte e papritur. Sepse ishte jashtë çdo logjike politike, që opozita, e cila nuk kishte lënë gjë pa thënë dhe pa bërë kundër qeverisë në 7 vite rresht, të binte dakord me këtë të fundit për t’i lënë gjërat ashtu siç kishin qenë.

Por kur sheh këtë propozimin e fundit të Edi Ramës për Kodin Zgjedhor thua me plot gojën të keqen e Lulzim Bashës.

Nëse drafti, që është paraqitur sot nga Damian Gjiknuri, nuk është një provokim për të testuar reagimin e publikut dhe të aktorëve politikë, por do të miratohet i pandryshuar nga parlamenti, i bie që Shqipëria të bjerë nën nivelin e vitit 2008, kur u bënë ndryshimet e famshme kushtetuese, që çimentuan kryetarokracinë si regjim autoratik, të cilin po përpiqemi ta ndryshojmë.

Sepse jo vetëm që listat nuk do të preken, duke mbetur 100 përqind të mbyllura si më parë, por çdo forcë e re politike apo parti e vogël tradicionale, që ka ndërmend të konkurrojë në zgjedhje, duhet të llogarisë të futet me rreth 50 mijë vota paradhënie, vetëm për t’u konsideruar si pretendente për të fituar ndonjë mandat. Të cilin mund të mos e arrijë dot, edhe po ndodhi që të kalojë me sukses dy postoblloqet e para. Dhe kjo shkon përtej çdo imagjinate.

Që është antikushtetuese nuk ka asnjë dyshim, sepse i hedh në kosh të plehrave ndyshimet e shumëdiskutuara të 30 korrikut. Por ky nuk mund të jetë ngushëllim, sepse në një vend ku shkelja e Kushtetutës është kthyer në zakon politik nga të trija partitë kryesore, asgjë nuk bën më përshtypje.
Ndaj edhe nuk mund të shpresohet se do të ketë skrupuj politikë dhe juridikë që ta zmbrapsin këtë nismë djallëzore, në kushtet e mungesës së Gjykatës Kushtetuese, që vlen njësoj si për Ilir Metën, ashtu edhe për Edi Ramën apo Lulzim Bashën.

LEXO EDHE:  Ministrat e Bashës “bojkotojnë” Metën President/Nuk marrin pjesë në betim

I vetmi skenar optimist është që Edi Rama të tërhiqet e të mos e çojë deri në fund këtë palaçollëk dhe ndyrësi, që praktikisht vendos që në Shqipëri lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre vetëm dy parti dhe ato dihet kush janë. Ne nuk e dimë se çfarë mendon për këtë çështje dhe nëse do ta pranojë apo jo Lulzim Basha, i cili mund të jetë ndoshta edhe më i avantazhuar se Edi Rama që drafti të kalojë në parlament. Por ai ta harrojë se dikush prej nesh do t’i lutet që të na lërë ashtu siç ishim, duke menduar se mund të bëhet edhe më keq, duke lexuar tekstin e poshtër dhe antikushtetues të Damian Gjiknurit.

Nëse e ka ndërmend ta çojë deri në fund këtë pisllëk, pushka top iu bëftë! Tek e fundit, në kushtet e arbitraritetit ekstrem deviza “dy duart për një kokë janë” vlen për të gjithë njësoj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

I tejkaloi pritshmëritë në zgjedhje/ Nebijaj: Votat që mora një mesazh i fortë për politikën

Publikuar

-

Nga

I tejkaloi pritshmëritë në zgjedhje/ Nebijaj: Votat që mora një mesazh i fortë për politikën

Ori Nebijaj nuk njihet thjesht si moderator por është shumë e njojur edhe në politikë. Nebijaj ishte pjesë e listave të PD në zgjedhjet e 25 Prillit ku arriti të merrte 5599 vota por nuk u bë pjesë e Kuvendit.

E ftuar në emisionin “Breaking” në Top News ajo ka zbuluar se cilat janë projektet me të cilat do të merret pas zgjedhjeve.

Jemi përpara sezonit veror dhe është sezoni i katërt i pushimeve në “Pushime on Top”. Është e padiskutueshme rikthimi i programit, nuk mund të mungojë, është një nga prodhimet më të bukura verore. Nuk mund të mungojë kurrsesi”,u shpreh Nebijaj.

Përsa i përket votave që ka marrë në zgjedhjet e 25 prillit Ori është shprehur se votat  që mori janë një mesazh i fortë për të gjithë politikën.

LEXO EDHE:  Shkeljet e Bashës/ Jo vetëm pa rrip sigurimi, por edhe pa patentë

LEXO EDHE:  Ministrat e Bashës “bojkotojnë” Metën President/Nuk marrin pjesë në betim

Ka një numër votash që është frymë dhe pëlqim që ti nuk e kupton dhe nuk ta prek dot njeri. Ka një votë qytetari që nuk preket, e kjo është edhe vota që erdhi te kandidatura ime, e cila u perceptua si një frymë e re. Rreth 6 mijë vota janë shumë kur je një individ i vetëm e nuk ke një strukturë të mirëfilltë, apo dikë që të mbështet financiarisht. Mendoj se votat që mora dhanë një mesazh të fortë për të gjithë politikën”, ka thënë Ori Nebijaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

A u takua Meta me anëtarët e Agimit të Artë?/ SHISH paralajmëroi Presidentin

Publikuar

-

Nga

Në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, është trajtuar dhe një informacion i mbërritur nga Shërbimi Informativ Shtetëror.

Sipas gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, SHISH ka paralajmëruar Presidentin të mos takohet me dy persona, pasi sipas SHISH ata kishin lidhje me Agimin e Artë.

Në lidhje me këtë informacion, Komisioni Hetimor kërkon t’i shkojë deri në fund për të mbërritur në përfundimin nëse presidenti Meta e ka marrë seriozisht këtë paralajmërim të SHISH, shkruan TCH.

LEXO EDHE:  Çfarë po ndodh me 15-vjeçaren e sëmurë/ Rama jep lajmin e mirë

LEXO EDHE:  "Kush vë gjoba do ikë nga puna" / Ish-drejtori i AKU-së kritikon Ramën

Por, mbetet e paqartë nëse kreu i shtetit është takuar apo jo me këta dy persona gjatë fushatës elektorale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ajet Zyberi në krye të IMT/ Ministri i Brendshëm prezanton zëvendësin e Dallëndyshe Bicit

Publikuar

-

Nga

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka prezantuar sot, kreun e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit.

Ajet Zyberi është emëruar në vend të Dallëndyshe Bicit e cila kandidonte për deputete në zgjedhjet e 25 Prillit.

Bici nuk arriti të zgjidhej deputete, por pas garës u emërua nga kryeministri Edi Rama në postin e zv/ ministres së Mbrojtjes.

Ajet Zyberi ka qenë  Drejtor i Policisë së Korçës në kohën kur Ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri.

LEXO EDHE:  Lëvizje mes të fortësh/ Arsyeja e vërtetë pse Idrizi brakstisi Ramën

LEXO EDHE:  Shkeljet e Bashës/ Jo vetëm pa rrip sigurimi, por edhe pa patentë

Zyberi ka disa vite që është liruar nga Policia e shtetit, ndërsa me ndryshimet e fundit ligjore IKMT, ka kaluar në varësi të Ministrisë së Brendshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE