LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndeshja ndaj Teutës, Soldado futet në historinë e Granadës

18 Shtator 2020, 11:10, Sport CNA
Ndeshja ndaj Teutës, Soldado futet në historinë e Granadës

Granada nuk e pati aspak të vështirë të kualifikohej për në turin e tretë të Ligës së Europës ditën e djeshme teksa mposhti me shifrat e thella 0-4, Teutën. Durrsakët nuk ia dolën të bënin rezistencë dhe madje u ndëshkuan që në minutën e pestë të pjesës së parë, teksa Roberto Soldado nuk fali nga brenda zonës duke mposhtur portierin Frashëri me një goditje shumë të kalibruar.

Pikërisht, ky gol ishte i veçantë për sulmuesin 35-vjeçar, po ashtu ishte i veçantë edhe për klubin spanjoll. Granada e kishte përballjen ndaj Teutës të parën në histori në lidhje me kompeticionet europiane, ndërsa ish-sulmuesi i kombëtares së Spanjës u shndërrua në futbollistin e parë në historinë e klubit që realizon në Europë.

Një arritje të cilën klubi, por edhe sulmuesi do ta mbajnë mend dhe do ta shënojnë në librat e historisë teksa do të kujtojnë përballjen me ekipin shqiptar të Teutës.

Lajmet e fundit nga