LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Koshat e mbeturinave plot e përplot/ Era e rëndë e peshkut “pushton” qendrën e Tiranës

18 Shtator 2020, 19:48, Sociale CNA
Koshat e mbeturinave plot e përplot/ Era e rëndë e peshkut

Qytetarët e Tiranës përballen çdo ditë me papastëri të mëdha nëpër lagjet e kryeqytetit.

Nëpër rrugë ka mungesë të theksuar të koshave të mbeturinave, ndërsa aty ku janë vendosur, plehrat kanë mbuluar trotuaret.

Një problem i tillë është edhe tek sheshi Avni Rustemi, pra në qendër të Tiranës. Koshat e mbeturinave që janë plot e përplot shpërndajnë një aromë të keqe në gjithë zonën.

Në këtë zonë ka shumë loakle dhe dyqane peshku, dhe të gjitha mbetetjete e tyre që hidhen nëpër koshat e mbeturinave janë kthyer në shqetësim për qytetarët. Era e keqe e peshku nëpër koshat e mbeturinave, përhapet kudo duke u bërë një shqetësim serioz për banorët e kësaj zone./CNA.al

Lajmet e fundit nga