Connect with Us

Kërkesa e Opozitës jashtëparlamentare: OSBE/ODIHR të japë asistencë për gjetjen e një zgjidhjeje

Aktualitet

Kërkesa e Opozitës jashtëparlamentare: OSBE/ODIHR të japë asistencë për gjetjen e një zgjidhjeje

Publikuar

-

Zbulohen “prapaskenat” e takimit të Këshillit Politik/ Deklarata “bombë” e Gjiknurit

Opozita jashtëparlamentare në Këshillin Politik ka dorëzuar ditën e sotme kërkesën për të marrë ekspertizën e OSBE-ODIHR, për dy çështje të cilat ka perplasje me mazhorancën. Pasi ata kërkojnë hapjen 100% të listave dhe lejimin e koalicioneve parazgjedhore.

“Marrëveshja e 14 Janarit 2020 përmban një klauzolë themelore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes palëve. Sipas kësaj klauzole, në rast mosdakordësie për çështje të caktuara, do të kërkohet opinioni dhe asistenca nga ekspertiza ndërkombëtare e OSBE/ODIHR, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme. Kjo pikë përcakton qartë që në Këshill kriteri themelor është konsensusi dhe se çdo zgjidhje duhet te jetë e pranueshme nga palët. Kjo klauzolë mundëson marrjen e opinionit dhe ndihmës së specializuar mbi çështjet e debatuara përpara se ato të draftohen bashkërisht me consensus”, shkruajnë përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare.

Sipas tyre propozimi i Partisë Socialiste për  ndryshimin e mekanizmit të garimit zgjedhor është I njëanshëm dhe  i papranueshëm për Opozitën, sepse ai ndryshon rregullat bazë të garimit dhe shpërndarjes së mandateve të mbledhura në garën zgjedhore, pa shkak të ligjshëm dhe vetëm 4 muaj para fillimit të regjistrimit të subjekteve zgjedhore.

“Argumenti i Partisë Socialiste se ndryshimet e njëanshme kushtetuese të 30 Korrikut, diktojnë ndërhyrjen në Kodin Zgjedhor në lidhje me formulën e koalicioneve dhe atë të shpërndarjes së mandateve, është tërësisht i pabazë. Këto ndryshime nuk kanë hequr nga Kushtetuta koalicionin si formë organizimi politik në garën zgjedhore. Kjo formë vazhdon të mbetet në fuqi në Kushtetutë. Formulimet e Kodit Zgjedhor në fuqi, përfshirë ato të dakordësuara mbi bazën e marrëveshjes së 5 qershorit 2020 dhe të miratuara më 23 Korrik, janë plotësisht në përputhje me Kushtetutën dhe standartet e OSBE-së dhe Këshillit të Europës” shkuhet më tej nga përfaqësuesit e opozitës.

LEXO EDHE:  Kërcënimet e kryeministrit ndaj medias/ OSBE "shuplakë" Ramës

Përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, shkruajnë se “në emër të Opozitës kërkojmë që Këshilli Politik t’i kërkojë zyrtarisht OSBE/ODIHR-it asistencë për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për palët, në përputhje me standartet e OSBE-ODIHR dhe Këshillit të Europës për zgjedhje të lira dhe demokratike”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nard Ndoka e thotë troç/ S’kam besim te Basha, nuk ia lejoj vendin tim

Publikuar

-

Nga

Nard Ndoka e thotë troç/ S’kam besim te Basha, nuk ia lejoj vendin tim

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, lidhur me aleatin e tij dhe kryetarin e opozitës Lulzim Bashën.

Teksa ishte duke folur për marrëveshjen e 2017 mes kryeministrit Edi Rama dhe Bashës, Ndoka tha se as tani nuk i zë besë 100% aleatit të tij.

Duke diskutuar me analistin Ben Andoni, ai deklaroi në emisionin “Arena” në Ora News, se nuk do ta lejonte kryetarin e PD të merrte vendime në emër të PDK-së.

Biseda:

Andoni: Zoti Ndoka, më dukeni sikur po flisni sikur Basha është kryetar i Partisë suaj.

Ndoka: Basha është lideri i opozitës, normale që ka përgjegjësinë më të madhe, dhe e respektoj për këtë, ndërsa kur vjen puna tek Partia Demokristiane nuk ja lejoj zotit Basha vendin, as në mendime.

Andoni: Në vitin 2017, Basha që pati një mbështetje goxha të madhe, dhe ju keni qenë kontribuues, ai në një moment të papritur bëri atë që bëri me zotin Rama, dhe një gjë e tillë po përthithet akoma.

LEXO EDHE:  Gjykata nuk e shpalli fitues/ PS kërkesë për njohjen e kryebashkiakut të Vorës

LEXO EDHE:  OSBE dënon dhunën ndaj gazetarit Eduard Ilnica

Ndoka: Basha ka kërkuar falje në mënyrë publike, dhe ka thënë nuk e përsëris, dhe nëse e përsërit do të jetë katastrofë e madhe  personale.

Andoni: Asnjëherë në politikën shqiptare nuk mund të thuash kurrë

Ndoka: Normale, as unë nuk e kam besimin 100%.

Hila: Nuk ja ke besimin Bashës?

Ndoka: Situatës politike, realitetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nard Noka “i shkel syrin” grupeve kriminale/ Më mirë bëhuni me ne, ju mirëpresim…

Publikuar

-

Nga

Nard Noka “i shkel syrin” grupeve kriminale/ Më mirë bëhuni me ne, ju mirëpresim…

Kryetari i PDK-së dhe aleati i Lulzim Bashës, Nard Ndoka, ka dhënë një mesazh për grupet kriminale mbrëmjen e sotme.

Ndoka i kërkoi grupeve kriminale të qëndrojnë në punën e tyre ose të përgjigjen para drejtësisë për financimin e PS-së.

“Rama ka bërë fushata marramendëse me para të pista. Pjesa e dukshme e financimit është probleme. Rama ka shfrytëzuar 10-fishin e buxhetit të shteti për fushatë. Edhe grupet kriminale janë larg Ramës sot. Grupet kriminale të rrinë në punën e tyre ose të përgjigjen para drejtësisë”, u shpreh ai në emisionin Arena, në Rtv Ora.

Më tej, kreu i PDK-së ka kërkuar grupeve kriminale që më mirë të bashkohen me opozitën, duke theksuar e nuk do t’i përdorë si kryeministri Edi Rama.

LEXO EDHE:  Prezenca e OSBE në Shqipëri mesazh qytetarëve/ “Respektoni masat që japin rezultat”

LEXO EDHE:  Ish ministri i Ramës “sulmon” OSBE/ Deklaratë e turpshme

“Më mirë të bëhen me ne dhe të votojnë për opozitën. E mirëpresim edhe votën e tyre. Ne nuk i përdorim si Rama, po votuan opozitën nuk ka ndonjë gjë të keqe. E djathta kurrë nuk është ulur me krimin”, theksoi Ndoka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi flet me emra/ Ja dy personat që mund të marrin drejtimin e PS pas largimit të Ramës

Publikuar

-

Nga

Kryemadhi flet me emra/ Ja dy personat që mund të marrin drejtimin e PS pas largimit të Ramës

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka treguar emrat e dy personave që përfliten se do të zëvendësojnë Edi Ramën kur ky i fundit të lërë drejtimin e PS-së.

Kryemadhi tha se ka informacione që personi që mund të zëvendësojë Ramën është kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, numri 2 i PS-së Taulant Balla ose një grua, emrin e së cilës nuk preferoi ta zbulojë

“Erion Veliajn Edi Rama e ka një kafshatë. As nuk e besoj fare por do të shikojmë si do të ecë lista e deputetëve di që ka një konkurencë të madhe. Vetë në PS janë të bindur se një mandat i tretë është 1000% i pamundur. Por beteja është midis liderëve të nivelit të dytë se kush do të jetë trashëgimtari i Partisë Socialiste, Erion Veliaj, Taulant Balla apo ndonjë grua. Nuk është ide, kemi informacione, por ka kohë për këtë”, theksoi ajo në Fax News./ CNA.al

LEXO TE PLOTE