Connect with Us

I mbijetoi atentatit me tritol/ Ja çfarë thotë Preng Gjini nga spitali

Aktualitet

I mbijetoi atentatit me tritol/ Ja çfarë thotë Preng Gjini nga spitali

Publikuar

-

I mbijetoi atentatit me tritol/ Preng Gjini rrezikon të humbasë shikimin, niset drejt Turqisë

Preng Gjini, 51-vjeçari që iu bë atentat me minë të telekomanduar pasditen e së martës në zonën e ish NSHRAK-ut në Tiranë, ka folur sot në lidhje me ngjarjen në fjalë.

Nga Spitali i Traumës, ku është shtruar Preng Gjini ka rrëfyer para oficerëve të policisë itinerarin e lëvizjes ditën e atentatit dhe ku ka qenë konkretisht në Tiranë.

LEXO EDHE:  Dy të moshuarit zihen për lojën e dominove/ Plagosin njëri-tjetrin me gurë

Preng Gjini ka treguar të gjithë vendet dhe lokalet ku është ulur dhe me kë është takuar.

Sipas tij nuk ka asnjë hasmëri, apo konflikt me të tjerë.

Ndersa grupi hetimor ka dyshime se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrjeje dhe kishte si qëllim eliminimin e 50-vjeçarit Preng Gjini./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Kush mund të jetë fituesi i zgjedhjeve, Trump apo Biden?

Publikuar

-

Nga

Kush mund të jetë fituesi i zgjedhjeve, Trump apo Biden?

Ndërsa kanë mbetur pak ditë nga zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë Joe Biden duket se ka një epërsi të ngushtë përballë Presidentit Trump, tregojnë anketat në shkallë kombëtare. Materiali në vazhdim i hedh një vështrim zhvillimeve më të fundit nga fushatat e të dy kandidatëve, ndërsa miliona amerikanë kanë votuar tashmë.

Sipas të dhënave të së premtes, më shumë se 82 milionë amerikanë kanë votuar deri tani me postë, fizikisht në qendra votimi apo mënyra të tjera. Mindora Maddox është një prej tyre.

“Njerëzit më thoshin shko dhe voto më herët. Kështu mu mbush mendja dhe votova”, thotë ajo.

Kandidati demokrat Joe Biden është përpjekur t’i përkufizojë zgjedhjet si referendum ndaj mënyrës se si Presidenti Trump iu përgjigj pandemisë.

“Nuk po kandidoj me premtimin e rremë se do të jem në gjendje t’i jap fund pandemisë thjesht duke shtypur butonin. Por ajo që mund t’ju premtoj është kjo: Që ditën e parë do të fillojmë të bëjmë gjërat e duhura.”

Presidenti Trump po bën fushatë me premtimet për mirëqënie, duke theksuar të dhënat e fundit ekonomike.

“I patë shifrat, 33.1 për qind rritje e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Më e madhja në historinë e vendit, afro tre fish, duke e sjellë PBB në 3.5 për qind, në nivelet para pandemisë”.

Ndërsa protestat kundër dhunës policore vazhdojnë të trondisin vendin, demokrati Biden fajëson presidentin për nxitje të ndasive racore.

Nga ana tjetër, Presidenti Trump thotë se vetëm ai mund ta vendosë rendin dhe ligjin, duke akuzuar kundërshtarin e tij Joe Biden se po mbështet anarkistët dhe se ka një axhendë socialiste, për të cilën thotë se do të shkatërrojë Shtetet e Bashkuara. Whit Ayres është analist republikan me firmën hulumtuese “North Star Opinion Research”.

LEXO EDHE:  Vjedhje në Durrës/ Arrestohen 3 persona

LEXO EDHE:  Besa tregon linjat me një fustan të zi në ballon shqiptare

“Argumenti përmbyllës i zotit Biden është pikërisht i njëjti argument që ka dhënë që në fillim se është koha për të bashkuar vendin dhe për një fillim të ri. Argumenti përmbyllës i fushatës së zotit Trump duket se është se Joe Bideni dhe demokratët do të shkatërrojnë jetën e amerikanëve. Mesazh që vështirë të ngjisë tek njerëzit”.

Sipas anketave kombëtare të premten, ish-Nënpresidenti Biden mban ka një epërsi prej 7 për qind ndaj zotit Trump. Por zgjedhjet amerikane nuk përcaktohen nga vota popullore, por nga vota elektorale e secilit shtet. Ky është një sistem sipas të cilit fituesi i merr të gjitha në të 50 shtetet, përveç shteteve Mein (Maine) dhe Nebraska. Një kandidati i duhen minimalisht 270 vota elektorale nga 538 gjithësej për të fituar zgjedhjet.

Zoti Trump shpreson të përsërisë fitoren e vitit 2016, duke siguruar votat e kolegjit elektroral në shtetet kritike për rezultatin, ku sondazhet tregojnë një epërsi të vogël të zotit Biden. Robert Griffin është me grupin hulumtues “Democracy Fund Voter Study Group”.

“Trump nuk po humbet aq keq në disa prej shteteve të lëkundura se sa në shkallë kombëtare. Por pyetja qendron nëse prirja kombëtare do të jetë më e thellë se sa tek shtetet e lëkundura vendimtare, që të ketë vërtet një ndryshim”.

Por cilat shtete duhet të fitojë zoti Trump për të mbajtur Shtëpinë e Bardhë ? Analistja republikane Manda Iovino me “WPA Intelligence” ofron opinion e saj.

“Pensilvania dhe Florida janë shtete të rëndësishme. Nëse presidenti nuk paraqitet mirë atje, ose humbet Floridën, atëherë vështirë të shohësh një prirje të qartë fitoreje për të”.

Zoti Trump do të zhvillojë katër tubime në Pensilvani gjatë fundjavës ndërsa rivali i tij Biden do të zhvillojnë tubime në këtë shtet të hënën./voa

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD i përgjigjet Komitetit të Ekspertëve/ Po bëni zëdhënësin e Ramës

Publikuar

-

Nga

PD i përgjigjet Komitetit të Ekspertëve/ Po bëni zëdhënësin e Ramës

Partia Demokratike i është përgjigjur Komitetit të Ekspertëve lidhur me deklaratën e bërë pas akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha.

Komiteti Teknik i Ekspertëve tha se janë ndjerë shpeshherë të fyer nga deklaratat e opozitës, dhe u shpreh se nuk është bërë fasadë e askujt, por gjithnjë kanë zbatuar detyrat.

Ndërkohë ish-depyteti i PD Bardh Spahia thotë se ky komitet po i shërben propagandës së Edi Ramës dhe po sillet si zëdhënësi i tij.

“Keqardhje për komitetin e ekspertëve që me deklaratën e sotme konfirmoi se është vetëm një organ që shërben për t’i dhënë lustrën e “profesionalizmit” propagandës së rëndomtë e kriminale të Edi Ramës.

Ai komitet, që nuk i dha kurrë përgjigje shqetësimeve të qytetarëve dhe as ekspertëve të PD, sot zgjedh të përdoret politikisht në mënyrën më banale, duke bërë zëdhënësin e Edi Ramës kundër Lulzim Bashës.

Aq të madh e kanë merakun politik, sa kanë harruar respektimin e rregullit bazik anti Covid që vetë kanë urdhëruar për cdo qytetar: përdorimin e maskës. Shfaqen në foto të mbledhur pa maska. Nuk zbatojnë rregullat që vendosin vetë, ndërsa për shqiptarët nuk kanë gajle të vendosin gjoba në emër të Edi Ramës. Dinë të bëjnë vetëm politikë dhe moralin e “bëj si them unë, por jo si bëj unë”.

Ky komitet as edhe njëherë të vetme nuk ngriti zërin për rritjen e numrit të testimeve, edhe pse kjo është një praktikë botërore dhe Shqipëria vazhdon të mbetet vendi i fundit edhe në rajon për nivelin e ulët të testimeve! Si ka mundësi që Komitetit nuk i bën përshtypje kjo gjë?

LEXO EDHE:  Plagosja në Fushë-Arrëz/ Përfundon arratia për 33 vjeçarin

LEXO EDHE:  Dy të moshuarit zihen për lojën e dominove/ Plagosin njëri-tjetrin me gurë

Një profesionist nuk do sillej kurrë kështu! Minimumi do heshtte, por jo të bëhej mburojë militante e politikës!

Skandaloze që nuk rreshtoheni në krah të kolegëve tuaj, por bëheni mburojë e dështimit të një kryeministri, që ka prioritet vec koncesionet e tenderat por jo jetët e qytetarëve!”/CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Tërmeti vdekjeprurës ngroh marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë

Publikuar

-

Nga

Tërmeti vdekjeprurës ngroh marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë

Ekipet e shpëtimit në të dy anët e detit Egje po vazhdojnë të shtunën kërkimet për të mbijetur nga një tërmet i fuqishëm që goditi qytetin turk të Izmirit e që u ndje edhe tek dy ishuj grekë.

Ata arritën të nxjerrin nga gërmadhat e ndërtesave trupat e paktën 27 viktimave si dhe të qindra të plagosurve. Ekspertët në Athinë njoftuan të shtunën se të paktën 60 pasgoditje kanë tronditur ishujt grekë të Samosit dhe Ikarias, që kur tërmeti vdekjeprurës me magnitudë 7 goditi rajonin.

Disa orë pas rënies së tërmetit Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan zhvilluan një bisedë të rrallë telefonike duke ngushëlluar njëri-tjetrin lidhur me ngjarjen. Një zhvillim që vjen në një periudhë të tensionuar mes dy vendeve mbi pretendime mbi shelfin kontinental.

LEXO EDHE:  Besa tregon linjat me një fustan të zi në ballon shqiptare

LEXO EDHE:  Vjedhje në Durrës/ Arrestohen 3 persona

Ekspertët parashikojnë se numri i të vdekurve do të rritet. Sizmologu grek Akis Tselentis tha se pasgoditjet mund të rezultojnë të fuqishme për shkak të thellësisë së cekët të tërmetit, rreth10 kilometra dhe mund të zgjasin deri në dy muaj. Të shtunën, Franca ofroi ndihmë për të dy vendet, duke ofruar “solidaritet të plotë si për Greqinë ashtu edhe për Turqinë”./ VOA

LEXO TE PLOTE