Connect with Us

Gjyqtarja Margjeka kërkon leje për të takuar vajzën/ Ja përgjigjja e SPAK

Aktualitet

Gjyqtarja Margjeka kërkon leje për të takuar vajzën/ Ja përgjigjja e SPAK

Publikuar

-

Në “arrest shtëpie” Mimoza Margjeka akuzon SPAK/ Ka falsifikur dosjen, ja pse jam nën hetim

Pak ditë më parë u dha vendimi për gjyqtaren Mimoza Margjeka, e cila ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Kjo pasi doli në pah një skemë korrupsioni, në të cilën gjyqtarja ishte pjesë.

Gjyqtarja i ka kërkuar leje  SPAK-ut për të vizituar vajzën e saj.

“Vajza ka pasur gjendje hemoragjie. Mjeku ka rekomanduar vizitë të vajzës te specialisti. E pamundur të asistoj vizitat e mjekimit të vajzës. Nuk kam njerëz të tjerë të afërm të më ndihmojnë”, mësohet të ketë kërkuar ndër të tjera gjyqtarja Margjeka nga SPAK.

LEXO EDHE:  Pas arrestimit të nënës/ Merret në mbrojtje vajza e dhunuar, daja dhe tezja kërkojnë ta strehojnë

Nga ana tjetër Prokuroria e Posaçme ka vendosur të mos e miratojë lejen e gjyqtares. Kujtojmë se pjesë e kësaj skeme korruptive ishte edhe bashkëshorti i gjyqtares, Arben Cara, i cili është lënë në “arrest me burg”./CNA.al

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Franca shkon në zgjedhje, sondazhet nxjerrin favoritë ekstremistët e Le Pen

Publikuar

-

Nga

Franca shkon në zgjedhje, sondazhet nxjerrin favoritë ekstremistët e Le Pen

Qytetarët francezë do t’u drejtohen qendrave të votimit ditën e dielë për zgjedhjet rajonale, ku partia e ekstremit të djathtë mund të mos arrijë rezultatet e vitit 2015, por do të mbetet gjithsesi një konkurrente e fortë në rajonet kyçe.

Të shtyrë për shkak të pandemisë, dy raundet zgjedhore që do të mbahen më 20 dhe 27 qershor do të përcaktojnë liderët e 13 rajoneve të Francës, që aktualisht drejtohen nga partitë e djathta, të qendrës dhe ato të majta.

Sondazhet nxjerrin të favorizuar të djathtën ekstreme të Marine Le Pen në jug, në veri dhe në lindje të vendit.

Drejtori i kompanisë së sondazheve IPSOS deklaroi se një fitore e mundshme e Le Pen në këto zona do të ishte hera e parë në historinë e partisë së saj dhe do të forconte besueshmërinë përpara zgjedhësve.

LEXO EDHE:  Mësoni sesi të flirtoni sic duhet, vajza!

LEXO EDHE:  Gara e SPAK/ Aplikojnë tre prokurorë të tjerë

“Ka gjithnjë e më shumë votues që mendojnë se Marine Le Pen në fund të fundit nuk përbën rrezik për demokracinë. Madje, ka një numër të madh qytetarësh francezë që e konsiderojnë atë një mbrojtëse më të mirë të vlerave të republikës sesa Emmanuel Macron”, deklaroi Brice Teinturier, drejtor i kompanisë së sondazheve IPSOS.

Kandidatët e së djathtës ekstreme po menaxhojnë një platformë të bazuar tek siguria, me një rritje të numrit të votuesve që mbështesin linjën e ashpër të Le Pen kundër kriminalitetit dhe emigracionit.

Nga ana tjetër, partia e presidentit Emmanuel Macron rezulton shumë e dobët në sondazhe dhe ka gjasa që të shkojë drejt dështimit./Euronews

LEXO TE PLOTE

Bota

Polonia fajëson Rusinë për sulmin kibernetik ndaj zyrtarëve të lartë

Publikuar

-

Nga

Polonia fajëson Rusinë për sulmin kibernetik ndaj zyrtarëve të lartë

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki tha se shërbimet sekrete të shtetit të tij po përpiqeshin të mblidhnin të dhënat për sulmet kibernetike “të përgatitura nga Kremlini” ndaj politikanëve polakë.

Deklarata e tij vjen pasi kreu i partisë Ligji dhe Drejtësia, Jaroslaw Kaczynski e përshkroi një sulm kibernetik të shkallës së gjerë ndaj politikanëve polakë dhe sipas tij, ky sulm ishte iniciuar nga brenda Rusisë.

Kaczinski tha se cak i këtyre sulmeve ishin “zyrtarë të lartë të Polonisë, ministra, ligjvënës nga parti të ndryshme politike”.

Dy ditë më parë, ligjvënësit polakë mbajtën një mbledhje me dyer të mbyllura, për t’iu përgjigjur ndaj, asaj që zëdhënësi i qeverisë e quajti sulm “të paprecedentë”.

LEXO EDHE:  Zbardhet raporti i DASH/ SPAK gati të godasë zyrtarë të lartë të shtetit

LEXO EDHE:  SPAK të bëjë detyrën/ Bardhi thirrje Ballës: Mos u jep zemër kriminelëve

Shumë parti në Poloni, që është shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s, janë kritikë nga Rusisë.

Varshava ka kërkuar përgjigje më të fuqishme ndaj Rusisë për aneksimin e Krimesë nga Ukraina më 2014.

Po ashtu ka kritikuar Rusinë për dyshimet për helmim të kundërshtarëve politikë, ndërhyrjet në zgjedhje dhe mbështetjen që Moska ka ofruar për autoritetet bjelloruse, të cilët po shtypin disidentët.

E-maili i shefit të vaksinimit kundër COVID-19 të Polonisë, Michal Dworczyk raportohet se është hapuar javë më parë dhe disa mesazhe nga kjo adresë janë postuar në internet.

Kaczynski ka thënë se sulmi kibernetik ka për qëllim ta “destabilizojë vendin tonë”. REL

LEXO TE PLOTE

Sociale

Greqia hap kufijtë me Shqipërinë/ Ja çfarë dokumentesh duhet të keni me vete

Publikuar

-

Nga

Greqia hap kufijtë me Shqipërinë/ Ja çfarë dokumentesh duhet të keni me vete

Nga sot, Greqia hap kufijtë me Shqipërinë  ku do të lejohen që të kalojnë kufirin të gjitha kategoritë e udhëtarëve për qëllime familjare dhe turistike.

MEPJ njofton se të gjithë udhëtarët se duhet të kenë me vete në kufi certifikatë vaksinimi, test PCR ose certifikat të diagnozës pozitive e vlefshme për dy deri në nëntë muaj.

Ministria e Jashtme shton se deri më datë 28 qeshor, mbeten në fuqi kuotat prej 1500 personave në ditë në Kakavijë, 250 në Qafë Botë dhe 400 në Kapshticë dhe më vonë pritet liberalizimi total i lëvizjes.

Udhëtarët do të duhet të kenë me vete:

Udhëtarët do të duhet të kenë me vete:

a) Formularin Formulari Passenger Locator Form (PLF)

b) Certifikate vaksinimi, test PCR ose Rapid

c) Certifikate se diagnozës pozitive e vlefshme për dy deri në nëntë muaj.

Fëmijët mbi 12 vjeç do të ketë të njëjtat kritere hyrëse si të rriturit.

Pavarësisht kësaj, në pikat kufitare do të vijojnë të kryhen teste të rastësishme nga autoritetet përkatëse.

Deri më datë 28 qeshor, mbeten në fuqi kuotat prej 1500 personave në ditë në Kakavijë, 250 në Qafë Botë dhe 400 në Kapshticë dhe më vonë pritet liberalizimi total i lëvizjes.

* Plotësimi i PLF është detyrueshem për të gjithë nga të gjitha pikat kufitare, tokësore ose ajrore.

LEXO EDHE:  Policia e Korçës zhytet në korrupsion apo e trodhi Blushi?!

LEXO EDHE:  Fatmir Mediu tregon sa mandate synon opozita në Tiranë/ “Regjimi i korruptuar i Ramës kërcënon votën e lirë”

Sipas Ministrisë plotësiimi i këtij formulari është i domosdoshëm në rast udhëtimi drejt Greqisë. Në rast se formulari nuk plotësohet online do të thotë që është arritur kuota ditore e ju duhet të zgjidhni një ditë tjetër për të udhëtuar drejt Greqisë.

Formulari PLF

Të gjithë udhëtarët duhet të plotësojnë PLF-në e tyre deri një ditë para hyrjes në Greqi, duke siguruar informacion të detajuar mbi pikën e tyre të nisjes, kohëzgjatjen e qëndrimit të mëparshëm në vendet e tjera dhe adresën e qëndrimit të tyre gjatë qëndrimit në Greqi. Në rast të qëndrimit të shumëfishtë, atyre u kërkohet të japin adresën së paku për 24 orët e para. Një PLF duhet të paraqitet për familje. Udhëtarët do të marrin një email konfirmimi pas dorëzimit të PLF.

Udhëtarët do të marrin PLF me kodin e tyre unik të Përgjigjes së Shpejtë (QR) në ditën e mbërritjes së tyre të planifikuar në Greqi dhe do të njoftohen përmes postës elektronike (kodi QR do të sigurohet në një lidhje në emailin e konfirmimit).

Udhëtarët që hipin ose hipin në ditën e mëparshme të mbërritjes do të lejohen ta bëjnë këtë pasi të tregojnë emailin e konfirmimit, pasi ata do të marrin kodin e tyre QR gjatë fluturimit ose udhëtimit të tyre.

LEXO TE PLOTE