LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gara për komisioner i KQZ/ Ilirjan Celibashi "surpriza" e mazhorancës

18 Shtator 2020, 12:52, Politikë CNA
Gara për komisioner i KQZ/ Ilirjan Celibashi "surpriza" e

CNA.al raportoi sot se Ilir Rusmali, duket të jetë ?asi nën mëngë?, i kreut të PD-së Komisioner të KQZ-së.

Ish-zv.kryeministri dhe ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë e Berishës, Ilir Rusmali ka dorëzuar sot dokumentet, duke aplikuar për komisioner i KQZ-së.

Por nga ana tjetër, edhe mazhoranca ka ?surprizuar?, me emrin e Ilirjan Celibashit, i cili gjithashtu ka aplikuar për Komisioner të KQZ-së.

Celibashi ka mbajtur më parë një sërë detyrash publike. Kështu, në tetor 1998, u emërua Zëvendësministër i Rendit Publik.

Në periudhën 2001 – 2006, ai u zgjodh Kryetar i Komi­sionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa në në zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë, të 23 qershorit 2013, Celibashi u zgjodh deputet i Qarkut të Fierit, për Partinë Socialiste, duke mbajtur pë më shumë se një vit edhe detyrën e Ministrit te Shtetit./ CNA.al

Basha nxjerr ?asin nën mëngë?/ Ilir Rusmali dorëzon dokumentat për komisioner i KQZ-së

Lajmet e fundit nga