Showbizz
FOTOT- “Gozhduan” shqiptarët pas ekranit me format bombastike/ 10 moderatoret më seksi të sportit

Futbolli është një ndër sportet më të dashura jo vetëm për djemtë por edhe vajzat. Kemi parë mjaftueshëm tifoze të zjarrta të futbollit në vendin tonë, madje disa prej tyre u shfaqën në ekran dhe si prezantuese të rubrikave sportive.
Më poshtë po iu paraqesim një listë me moderatoret më seksi shqiptare ndër vite:
Marina Vjollca
Bukuroshja bjonde e ekranit e nisi aventurën e saj në televizion si velinë dhe sot është një nga moderatoret më të dashura për shqiptarët. Marina ka eksploruar shumë në television, ku përveçse ka drejtuar shoë të ndryshëm televizivë, e kemi parë edhe si moderatore sporti kohë më parë, krah Edi Manushit në emisionin “Proçesi sportiv”.Por pas aventurës së gjatë në këtë emision, Marina u zhvendos në “Tv Klan”, ku drejtoi emisionin “Cest La vie” dhe së fundi “Klanifornia”.
Ilda Bejleri
Tashmë ajo është e cilësuar si një nga moderatoret më seksi të sportit, pasi prej vitesh e kemi parë në ekran vetëm në këtë profil. Ilda tërhoqi vëmendjen për pamjen e saj seksi ku më pas u bë shumë shpejt e mediave rozë.
Viola Spiro
Viola është një tjetër bukuroshe e ekranit që e nisi karrierën e sja në televiziion si velinë. Ajo u evidentua shumë shpejt për pamjen e saj dhe sot është një prej moderatoreve më të komentuara.
Lei Kraja
Leila Kraja u kthye në një shoëgirl pas pjesëmarrjes së saj në Dance With me, ku më pas u fut me këmbë të mbarë në televizion si një prezantuese sporti.
Bukuroshja shpesh herë nxeh rrjetin me pozat e saj provokuese dhe ndjekësit shpesh herë e provokojnë për shijet e saj në futboll.
Eva Murati
Eva Murati përveç bukurisë së saj u vlerësua si një nga moderatore më të mira të sportit. Bukuroshja e ekranit gozhdoi pas ekranit shqiptarët me elokuencën e saj si dhe pamjen.
Alesia Bami
Si shumë prej moderatoreve edhe Alesia u bë e njohur për shqiptarët si velinë. Linjat e saj bombastike e bënë Alesian një nga fytyrat më të dashura të ekranit. Pas largimit nga Klani, Alesia vijoi me avneturën e re në television si një moderatore , ku e provoi fatin në shumë fusha edhe në atë të sportit.
Hygerta Sako
Hygerta Sako është një nga moderatoret më të mira të sportit shqiptare. Prej vitesh ajo ka qenë transmetuese e shumë ndeshjeve historike të futbollit. Futbolli është një nga pasionet e saj më të mëdha pasi ëhët rritur me atë frymë.
Elmira Sadrija
Elmira Sadrija është një prej prezantueseve që shpejt u bë një prej emrave të kërkuar të skenës.Sadrija shpejt arriti të bëhet prej personazheve më atraktive televizive, fillimisht në Klan Kosova. Ajo njihet dhe për postimet e saj në rrjetin social, Instagram. Elmira është përdoruese e rregulltë e Instagram, në të cilin poston fotografi tejet seksi.
Bora Zemani
Kohë më parë, Bora Zemani ishte një nga moderatoret më seksi të sportit. Por më pas u drejtua drejt një këndi tjetër televiziv që përfshin më shumë shown.
Vilma Masha
Vilma Masha është një nga gazetaret dhe moderatoret më të komentuara të futbollit. Një tjetër prezantuese e sportit e cila konsiderohet tejet seksi është Vilma Masha. Ajo mund të mos ketë linja si të Ildës mirëpo shoqja e saj njëherësh kolegia, Vilma ka rrëmbyer po ashtu vëmendjen e publikut./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Trup bombastik/ Njihuni me modelen nga Venezuela që provokon me format e saj
Levy Diana është një modele e famshme e fitnesit dhe shumë magjepsëse. Ajo është me origjinë nga Venezuela por tani banon në Florida USA, ku...

Australianja që çmend me tiparet e saj/ Fotot më magjepsëse të modeles së fitnesit
E lindur dhe e rritur në Australi, Lily Bowman është një blogere fitnesi që magjeps mijëra njerëz me fotot e saj të mrekullueshme. Sidoqoftë, rruga...