Connect with Us

Foto-Pipero “harron” koronavirusin/ Puthje dhe përqafime në Skrapar ku u shpall “Qytetar Nderi”

Sociale

Foto-Pipero “harron” koronavirusin/ Puthje dhe përqafime në Skrapar ku u shpall “Qytetar Nderi”

Publikuar

-

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero u nderua sot në qytetin e tij të lindjes, në Skrapar, me titullin e lartë “Qytetar Nderi”.

Me këtë rast, Pipero u prit me buqeta me lule nga qytetarët e Skraparit, miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.
Këshilli Bashkiak miratoi me unanimitet dhënien e titullit “Qytetar Nderi” i Skraparit prof.dok.Pëllumb Piperos, me motivacionin “Për veprimtari të shquara profesionale dhe akademike përgjatë gjithë karrierës së tij në fushën e mjekësisë, vëçanërisht atë të sëmundjeve infektive si dhe për kontrrollin e çmuar profesional e publik në përballimin e situatës së pandemisë së shkaktuar nga Covid-19″, thuhet në njoftimin e bashkisë Skrapar.

Megjithatë, duket se mjeku për një çast e ka harruar koronavirusin, pasi siç duket edhe nga fotot e shkrepura, nuk kanë munguar përqafimet dhe puthjet me njerëzit. Ndërkohë që prej fillimit të pandemisë nuk kanë ndalur thirrjet për distancim social, shmangien sa më shumë të puthjeve, përqafimeve, shtrëngimet e duarve dhe grumbullimet e njerëzve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Dëmet nga tërmeti/ Fondacioni në SHBA ndihmon 49 familje shqiptare, 1.6 milionë dollarë kontribute

Publikuar

-

Nga

Pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit 2019, një sërë organizatash filluan të mbledhin fondacione për të ndihmuar shqiptarët që ishin prekur nga fatkeqësia natyrore.

Ndër këta organizata që u sensibilizuan me bashkëatdhetarët e tyre është edhe fonacioni Albanian Roots.

Organizata bamirëse jofitimprurëse me bazë në New York të SHBA-ve, ka mbledhur 1.6 milionë dollarë për pasojat dhe dëmet nga tërmeti tragjik.

Fondacioni i ka mbledhur këto para për rreth 72 orë dhe drejtuesit kanë kontrolluar që paratë e shqiptarëve të mos vidhen dhe kanë qenë transparent duke treguar se ku e kanë investuar çdo qindarkë.

“Rrënjët Shqiptare” e filluan punën vetëm pak javë pas tërmetit dhe përveçse rindërtimit të banesës, ata i kanë pajisur familjet me të gjitha mobiljet.

Deri më tani ky fondacion ka ndërtuar 5 shtëpi me 170 mijë dollarë, ndërsa nesër do të firmosin për të bërë pjesën tjetër të investimit.

Organizata rinore Rrënjët Shqiptare ka dorëzuar çelësat e katër shtëpive të reja në Likesh të Shijakut,  dhe së fundmi i dorëzoi çelësat e shtëpisë së re, 100 m2, edhe familjes me 5 antarë, Qehaja, në fshatin Tapizë të Krujës.

Anëtari i fondacionit Albanian Roots (Rrënjët Shqiptare), Kristian Mundija ka deklaruar se po punohet me këmbëngulje për t’i shkuar deri në fund realizimit të projektit dhe mbajtjen e premtimit, që iu dha shqiptarëve kontribues.

LEXO EDHE:  “Bllokimi i 30 Qershorit”/ Kërcënon kryebashkiaku i Skraparit

LEXO EDHE:  Rama i dërgoi puthje nga ekrani/ Dade: Nëse më ka xhan duhet të më kishte dëgjuar

Mundija tha për mediat se vëmendja është përqëndruar në projektin madhor të ndërtimit të 44 shtëpive, që jo vetëm do të strehojnë të pastrehët e dëmtuar nga Tërmeti i nëntorit 2019, por do t’i ndihmojnë edhe zonës për zhvillimin e saj urbanistik. Fondacioni do të marrë truallin dhe do të ndërtojë 44 banesa të tjera për banorët e dëmtuar që prej rreth një viti po jetojnë në çadra.

Në këtë fondacion kanë kontribuar mbi 20 mijë donatorë nga e gjithë bota nëpërmjet rrjeteve sociale, duke i ardhur në ndihmë shqiptarëve në ditët më të vështira për ta.

Ndërkohë, kujtojmë se Albanian Roots është një grup profesionistësh dhe studentësh të rinj shqiptarë që janë të përkushtuar dhe të apasionuar në promovimin e kulturës, traditave dhe vlerave të popullit shqiptar në botë.

Organizata u themelua në 2009 dhe ka organizuar shumë aktivitete kulturore për të forcuar komunitetin dhe për të festuar në kulturën shqiptare. / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Kur teshtijmë nxjerrim 1 milion spërkla”/ Brataj sqaron rëndësinë e maskës

Publikuar

-

Nga

“Kur teshtijmë nxjerrim 1 milion spërkla”/ Brataj sqaron rëndësinë e maskës: Ne nuk ndalojmë virusin

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj foli për situatën e COVID-19, rritjen e rasteve të reja si edhe rëndësinë e përdorimit të maskave edhe në ambiente të hapura.

I ftuar në “ABC-ja e mëngjesit”, me gazetarin Enkel Demi, Brataj tha se studiuesit kanë arritur në përfundimin se mutacionet e COVID-19 janë më të ngadalta sa edhe vetë gripi.

“Një kurë e fazës së lehtë nuk ka pse të kalojë 2 mijë lekë. Ilaçet më efektive sot janë antibiotikët që përballojnë temperaturën. Është me rëndësi të komunikohet me mjekun e familjes”, tha ai.

Brataj gjithashtu shpjegoi edhe arsyet e rëndësisë së përdorimit të maskave në ambientet e hapura. Për mjekun kjo masë është një masë e vlefshme, ndërsa sqaron se me përdorimin e maskës nuk ndalohet virusi, por ndalohen spërklat.

“Maska është masë që vlen. Ne në dorë kemi higjienën, distancën dhe maskën. Maska nuk ka lindur për viruset ka lindur për mikrobet. Ne nuk ndalojmë virusin, por ndalojmë spërklat. Në studimet e fundit është parë gjatë një bisede në një minutë nxjerrim 3 mijë spërkla, kur teshtijmë mund të nxjerrim deri në 1 milion spërkla. Nëse virusi e ka 0-3 dimensonin, spërkla e ka 5-10 mikron.

LEXO EDHE:  Foto/10 puthjet më të këqija që kemi marrë

LEXO EDHE:  Armando Sadiku merr "Qytetar Nderi i Elbasanit"/ Çmimi do i niset në Zvicër pasi të dizifektohet

Filtrat janë bërë deri në 5 mikron, spërkla është më e madhe dhe detyrimisht ndalon tek maska. Një spërkël mund të ketë 70 deri në 100 viruse brenda, pra koncepti i parandalimit është që ndalohen spërkla, pasi ne kur flasim nuk nxjerrim vetëm ajër. Të mos harrojmë se të folurit normal është deri në 50 cm, kolla shkon deri në 1 m, teshtima shkon deri në 7-8 metër, imagjinoni sa miliona viruse nxjerrim një moment.

Pra këto miliona që dalin, ndalojnë tek maska. Kur vihet maska, si koncept brenda dhe jashtë ka këtë qëllim. Nuk po themi që jemi 100% të mbrojtur. Karantina është varianti i fundit dhe shpresoj të mos arrijmë deri te karantina”, sqaroi Brataj.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Publikuar

-

Nga

Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet po vijon të ndikohet nga presion i lartë atmosferik i pozicionuar në Europën Veri-lindore e cila po mban mot të qëndrueshëm në territorin e Shqipërisë.

Për ditën e sotme, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në mesditë. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim (NË) me shpejtësi maksimale 8m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë rritje.

LEXO EDHE:  Tragjike/ Gjendet një trup i pajetë në lumë, dyshimet e para

LEXO EDHE:  Rama i dërgoi puthje nga ekrani/ Dade: Nëse më ka xhan duhet të më kishte dëgjuar

Temperaturat mininamle dhe maksimale:

Zonat  malore  4/18°C

Zonat e ulëta  6/25°C

Zonat bregdetare 11/24°C

LEXO TE PLOTE