Connect with Us

Foto-Kaos në autostradën Tiranë-Elbasan/ Radhë kilometrike

Sociale

Foto-Kaos në autostradën Tiranë-Elbasan/ Radhë kilometrike

Publikuar

-

Qytetarët të cilët kanë udhëtuar sot në drejtim të Elbasanit, janë përballur me kaos në trafik.

Sikurse shikohet në fotot e siguruara nga CNA.al, në autostradën Tiranë-Elbasan, radha e makinave është kilometrike.

Burime për CNA.al bëjnë të ditur se radha e makinave fillon që pa hyrë në Tunel dhe vijon deri në Bradashesh.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Kur teshtijmë nxjerrim 1 milion spërkla”/ Brataj sqaron rëndësinë e maskës

Publikuar

-

Nga

“Kur teshtijmë nxjerrim 1 milion spërkla”/ Brataj sqaron rëndësinë e maskës: Ne nuk ndalojmë virusin

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj foli për situatën e COVID-19, rritjen e rasteve të reja si edhe rëndësinë e përdorimit të maskave edhe në ambiente të hapura.

I ftuar në “ABC-ja e mëngjesit”, me gazetarin Enkel Demi, Brataj tha se studiuesit kanë arritur në përfundimin se mutacionet e COVID-19 janë më të ngadalta sa edhe vetë gripi.

“Një kurë e fazës së lehtë nuk ka pse të kalojë 2 mijë lekë. Ilaçet më efektive sot janë antibiotikët që përballojnë temperaturën. Është me rëndësi të komunikohet me mjekun e familjes”, tha ai.

Brataj gjithashtu shpjegoi edhe arsyet e rëndësisë së përdorimit të maskave në ambientet e hapura. Për mjekun kjo masë është një masë e vlefshme, ndërsa sqaron se me përdorimin e maskës nuk ndalohet virusi, por ndalohen spërklat.

“Maska është masë që vlen. Ne në dorë kemi higjienën, distancën dhe maskën. Maska nuk ka lindur për viruset ka lindur për mikrobet. Ne nuk ndalojmë virusin, por ndalojmë spërklat. Në studimet e fundit është parë gjatë një bisede në një minutë nxjerrim 3 mijë spërkla, kur teshtijmë mund të nxjerrim deri në 1 milion spërkla. Nëse virusi e ka 0-3 dimensonin, spërkla e ka 5-10 mikron.

LEXO EDHE:  Reshjet e dendura të shiut/ Policia Rrugore ka një mesazh për drejtuesit e mjeteve

LEXO EDHE:  Video ekskluzive/ Kaos tek Agjensia e Trajtimit te Pronave

Filtrat janë bërë deri në 5 mikron, spërkla është më e madhe dhe detyrimisht ndalon tek maska. Një spërkël mund të ketë 70 deri në 100 viruse brenda, pra koncepti i parandalimit është që ndalohen spërkla, pasi ne kur flasim nuk nxjerrim vetëm ajër. Të mos harrojmë se të folurit normal është deri në 50 cm, kolla shkon deri në 1 m, teshtima shkon deri në 7-8 metër, imagjinoni sa miliona viruse nxjerrim një moment.

Pra këto miliona që dalin, ndalojnë tek maska. Kur vihet maska, si koncept brenda dhe jashtë ka këtë qëllim. Nuk po themi që jemi 100% të mbrojtur. Karantina është varianti i fundit dhe shpresoj të mos arrijmë deri te karantina”, sqaroi Brataj.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Publikuar

-

Nga

Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet po vijon të ndikohet nga presion i lartë atmosferik i pozicionuar në Europën Veri-lindore e cila po mban mot të qëndrueshëm në territorin e Shqipërisë.

Për ditën e sotme, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në mesditë. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim (NË) me shpejtësi maksimale 8m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë rritje.

LEXO EDHE:  Skandali-Vjedhja 50 miliardë në rrugën Tiranë-Elbasan/Ja çfarë mund të ndërtohej

LEXO EDHE:  Do të trafikonin vajzën 26-vjeçare/ Në pranga dhe një punonjës i policisë kufitare

Temperaturat mininamle dhe maksimale:

Zonat  malore  4/18°C

Zonat e ulëta  6/25°C

Zonat bregdetare 11/24°C

LEXO TE PLOTE

Sociale

Aplikimi për dokumentet biometrike/ Ambasada shqiptare në Greqi jep njoftimin e rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

Aplikimi për dokumentet biometrike/ Ambasada shqiptare në Greqi jep njoftimin e rëndësishëm

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për shqiptarët që duan të pajisen me dokumente biometrike

Ambasada shqiptare deklaron se do të rifillojë shërbimi postar për dërgesat në shtëpitë e bashkëatdhetarëve, të cilët kanë aplikuar për pajisjen me dokumente biometrikë, brenda rajonit të Atikës.

Gjithashtu theksohet se qytetarët shqiptarë që aplikojnë për dokumenta duhet të shënojnë adresën e saktë të banimit.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë njofton të gjithë bashkëatdhetarët të cilët kanë aplikuar për pajisjen me dokumente biometrikë, se rifillon shërbimi postar për dërgesat në shtëpitë e tyre, brenda rajonit të Atikës.

Qytetarët shqiptarë në përfundim të procedurës në sportelin e aplikimit kanë mundësinë e plotësimit të një deklarate me përgjegjësi mbi adresën e saktë të banimit dhe pranimin për tërheqjen e dokumenteve biometrikë me anë të shërbimit postar.

Ky shërbim ofrohet për lehtësimin e procedurave ndaj qytetarëve tanë, në përputhje të plotë dhe me kuadrin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, për shmangien e grumbullimeve”, thuhet në deklaratë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE