Connect with Us

Edi Rama propozon Ditmir Bushatin për postin e rëndësishëm

Politikë

Edi Rama propozon Ditmir Bushatin për postin e rëndësishëm

Publikuar

-

Duke qenë në krye të drejtimit të OSBE-së, kryeministri Edi Rama ka propozuar ish ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, për Komisioner të Lirisë së Medias në OSBE.

Sipas Syri.net, Rama ka propozuar që Komisionerin e Lirisë së Medias, Harlem Desir të zëvendësohet nga Ditmir Bushati.

Kujtojmë se pas largimit nga posti i ministrit Rama e riktheu Bushatin duke i besuar rolin e të dërguarit të tij të posaçëm, tashmë që kryeministri mban titullin e kryetarit të OSBE-së./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

PD kallëzon në SPAK inceneratorin e Elbasanit/ Të pezullohen nga detyra Rama dhe vartësit e tij

Publikuar

-

Nga

PD kallëzon në SPAK inceneratorin e Elbasanit/ Duhet pavarësi, të pezullohen nga detyra Rama dhe vartësit e tij

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike Çlirim Gjata dhe Endri Hasa depozituam sot një kallëzim në SPAK për inceneratorin e Elbasanit.

Hasa deklaron se ky incenerator është afera e madhe korruptive që i hapi edhe rrugën megaaferës së inceneratorëve, pavarësisht se është denoncuar prej vitesh akoma nuk ka patur asnjë lëvizje për të dhe asnjë hetim nga drejtësia.

Demokratët kërkuan që SPAK të tregojë pavarësi dhe të pezullojë nga detyra kryeministrin Edi Rama dhe vartësit e tij.

Sot kërkojmë nga SPAK të marrë përgjegjësi dhe të hetojë historinë se si një kompani e sapokrijuar në pronësi të Stela Gugalli papritur aplikon për një koncension për incenerimin dhe të nesërmen qeveria hap garën automatikisht për këtë koncesion.

Kompania e sapokrijuar me një kapital prej vetëm 1000 euro aplikoi pa patur asnjë eksperiencë dhe gjithë shteti u ngrit në këmbë për t’i dhënë koncesionin. Aq i rëndësishëm ishte ky person për qeverinë e Edi Ramës, saqë ajo vendosi që të anashkalojë çdolloj procedure dhe ligji dhe të kryejë gjithçka në vetëm 24 orë.

Më 16 dhjetor 2014 kompania “Albtech Energy” u shpall fituese pavarësisht afateve ligjore prej 7 ditësh, u mbyll afati i ankesave po më 16 dhjetor. U dërgua për mendim në të gjithë ministritë e linjës kontrata dhe po në datën 16 dhjetor u mor përgjigjja nga të gjitha institucionet. Dhe po në datën 16 dhjetor u hartua, u negociua dhe u firmos një kontratë me plot 40 faqe po në datën 16 dhjetor.

24 orë më vonë, në mëngjesin e datës 17 dhjetor 2014 kjo kontratë e lidhur për inceneratorin e Elbasanit për t’i dhënë paratë firmës së Klodian Zotos u miratua në mbledhjen e datës 17 dhjetor.

Një eficiencë të tillë qeveritare nuk e kemi parë kurrë më parë. Një eficiencë të tillë për procedurat nuk e kemi parë as në rastin e tërmetit, as në rasti e pandemisë apo në asnjë rast tjetër kur me të vërtetë vendi ka patur emergjencë.

Emergjenca qeveritare dhe eficenca qeveritare ka qenë vetëm për një arsye sepse e gjithë qeveria u ngrit në këmbë për t’i dhënë 23 milionë euro nga taksat dhe nga paratë e shqiptarëve për inceneratorin e Elbasanit për t’i çuar në xhepat e qeveritarëve dhe në xhepat e Klodian Zotos.

Ky është një grup i strukturuar kriminal që i ka kushtuar buxhetit të shtetit deri më sot vetëm për rastin e Elbasanit 23 milionë euro të cilat janë vjedhur dhe janë çuar në drejtim të paditur. Të gjithë përgjegjësit për këtë aferë korruptive e kanë vendin në burg dhe duhet të shkojnë në burg”, u shpreh Endri Hasa.

LEXO EDHE:  Dy “dinozaurët” nuk mund ta mbajnë në këmbë qeverinë!

LEXO EDHE:  Rama “presion” Gjiknurit: Ose mbaro rrugën Tiranë-Elbasan, ose do mbarosh ti…

Vijon..

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shoqërimi i 26 protestuesve/ Reagon PDIU: Rama, s’i shpëton dot Çamërisë me “efkaristo”

Publikuar

-

Nga

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka reaguar pas shoqërimit të 26 anëtarëve të saj që protestuan sot para Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, pas vizitës së ministrit grek, Nikos Dendias.

Përmes një njoftimi për shtyp, PDIU ka kërkuar lirimin e të shoqëruarve, ndërsa ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar si Kali i Trojës së Greqisë.

Teksa ka komentuar batutat e Ramës gjatë konferencës me ministrin grek, PDIU thekson se kryeministri nuk i shpëton dot Çamërisë me “efkaristo” dhe “ejvallah”.

“Dhuna e paprecedentë, ndalimi i tubimit dhe shoqërimi në komisariat i 26 protestuesve të PDIU-së dhe Shoqatës “Çamëria” tregoi edhe njëherë që Qeveria ndjek axhendën greke dhe jo atë shqiptare. Vizita e ministrit të jashtëm grek në Tiranë, Nikos Dendias nuk mund të heqë Çamërinë nga axhenda shqiptare.
Shqiptarët e Çamërisë kanë 76- vjet që protestojnë ndaj genocidit më të ashpër në ballkan, ku forcat Zerviste vranë dhe masakrauan një popullsi të tërë.
Absurdi i sjelljes së policisë politike për të ndaluar protestën e sotme, na kujton dhunën e ushtruar të vitit 2004, kur burra pleq u gjakosën në dyert e parlamentit shqiptar, për rezolutën e çështjes çame.

LEXO EDHE:  Blerja e votave/ Vasili: Kemi një kryeministër bandit

LEXO EDHE:  Nga Ditmir Bushati/ Po humbasim mundësinë e një brezi!

Ne nuk na ndal dot askush në betejën tonë që shteti shqiptar të sillet me Greqinë me dinjitet, reciprocitet dhe dije.
Askush nuk mund të ndalë kërkesat tona të kahershme për zgjidhjen e çështjes çame, heqjen e ligjit të luftës, mosfaljen e asnjë cm2 tokë e det të shqiptarëve, mosbërjen e një censusi antishqiptar. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e nisi mandatin e tij si kalorës i Çamërisë dhe e përfundoi Kali i Trojës së Greqisë.
Atë nuk e shpëtojnë nga Çamëria, as fjalët e tij në greqisht apo turqisht, as ylli komunist. Ai sot duhet të ishte shqiptar dhe vetëm si shqiptar mungoi.
Ne i bëjmë thirrje policisë politike të lirojë menjëhërë 26 protestuesit, të cilët sot tubuan për interesin kombëtar të Shqipërisë”, thuhet në reagimin e PDIU./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Afera korruptive e inceneratorëve/ Malltezi publikon foton: SPAK bëhu gati!

Publikuar

-

Nga

Anëtari i kryesisë së PD-së, Jamarbër Mallatezi ka denoncuar një tjetër fakt, në lidhje me aferën e incineratorëve.

Ai ka publikuar një foto ku duket se si brenda 15 ditësh u “përlanë” 15 milionë euro.

“SPAK bëhu gati për inceneratorin e Fierit! Mjafton kjo foto: Morën 30 milionë euro nga shteti & 14 ditë më pas firmosën me italianin për 15, duke përlarë 15 milionë për 14 dite”, shkruan Malltezi.

Më tej ai ngre një sërë pyetjesh që kërkojnë përgjigje.

– Kush na siguron qe italiani nuk po pret ndonje kaldaje “end of life” apo ndonje kinez qe ta ndertoje vec per 3 milion euro?
– Kush ishte eksperti qe i vleresoi inceneratoret kur ne nuk kemi asnje?
– Cilat ishin kriteret per gare?
– Si vleresuan nese 30 milione qe kerkoi Zoto ishte kosto e sakte? Me cfare e vleresuan? Se del qe u ndertoheka me 15.
– Pse incenerator kur nuk kishe parashikuar as ne plan zhvillimi rajonal e as ne planet urbane te territorit?
– Pse u nderrua 3 here vendi ne Fier? Nje here ne patos marinez (ndaj i dhane 30% nje kompanie nga patosi qe te mbyllte protestat e banoreve); pastaj levizen per ne mbrostar dhe pas protestave disa mujore me bllokim rrugesh e cuan ne verri ku ka pak banore.
Pra nuk ka pasur as planifikim strategjik, as Vleresim Strategjik Mjedisor, asgje. Thjesht ec perlajme ca miliona.
Pse genjyen Rama-Koka sikur kishin nje kompani te huaj me eksperience kur ne fakt kishin nje guacke ku prapa saj fshihen Rama-Ahmetaj-Koka-Mertiri-Zoto?
Po Alqi Bllako (sekretar pergjithshem i kokes dhe tani drejtor Akum) qe kerkon Ministrise se Financave te paguaje 7 muaj parapagim ka ndonje rol?”, shkruan Malltezi./CNA.al

LEXO TE PLOTE