Connect with Us

Duka i shkruan letër publike Edi Ramës: ‘Teatri’ i futbollit u shemb pas katër vitesh, mbani premtimet dhe jepini fund bojkotit

Sport

Duka i shkruan letër publike Edi Ramës: ‘Teatri’ i futbollit u shemb pas katër vitesh, mbani premtimet dhe jepini fund bojkotit

Publikuar

-

Topi nuk po rrotullohet dhe është i ndalur në Shqipëri! Kampionati i ri nuk po zhvillohet në vendin tonë dhe kjo nuk po vjen për shkakun e pandemisë. Të gjithë krerët e klubeve të Superiores kërkojnë ndryshimin e ligjeve dhe një mbështetje më të madhe nga ana e Qeverisë Shqiptare. Duke parë se nuk ka asnjë ndryshim të gjendjes, vetë kreu i FSHF-së, Armand Duka, ka zgjedhur që t’i shkruajë një letër publike kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Duke vendosur theksin në faktin se gjithçka është një çështje vullneti dhe takimet me të deleguar vetëm sa zgjasin historinë më kot, Duka kërkon nga Rama që pushtetin e tij ta zbatojë në të mirën e futbollit. Gjithashtu duke bërë edhe një krahasim të bukur me rastin e studimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, me parimin e shumëdëgjuar tashmë, për t’i kërkuar investimin më të madh në këtë moment, që do të kthehet 4-fish në të ardhmen në arkat e shtetit. /Sport Ekspres/

I nderuar zoti Kryeministër!

Shpresoj të kem vëmendjen Tuaj, në këtë moment historik për të krijuar një bazë ligjore, nxitëse për sportin në vendin tonë. Jo vetëm për të kapërcyer gjendjen, në të cilën ndodhemi, por për të çelur rrugën e zhvillimit normal e të formalizuar.

Sot, ndodhemi në një situatë jo normale, të pazakontë e të padëshiruar. Është bllokuar rrotullimi i topit në Kategorinë Superiore e në akademitë e tyre, jo vetëm futbollistët profesionistë, por edhe fëmijët kanë mbetur pa dashurinë e tyre të madhe: FUTBOLLIN.

Dialogu, mirëkuptimi e bashkëpunimi janë parësore në mentalitetin e sportistit dhe në botën e sportit. Nisur nga këto parime, Federata Shqiptare e Futbollit në vitin 2016 falë edhe rezultateve e paraqitjes së shkëlqyer të ekipit tonë kombëtar, i cili arriti objektivin më të madh historik, kualifikimin në finalet e Euro 2016, duke shfrytëzuar dhe vëmendjen e shtuar të qeverisë ndaj nesh, mori një iniciativë për propozimin e një pakete ligjore në interes të futbollit e të sportit në përgjithësi.

Në mënyrë të përmbledhur, kjo paketë ligjore përfshinte ndërhyrjen në disa ligje e vendime të Këshillit të Ministrave me qëllim krijimin e një ekonomie sportive autonome. Me iniciativën tonë përgatitëm disa projektligje së bashku me relacionet përkatëse. Propozimet tona u mirëpritën nga komuniteti sportiv dhe nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit. Drejtoria Juridike e Këshillit të Ministrave ja përcolli këto propozime Ministrive për oponencë teknike.

Ndërkohë, nga ana e Ministrisë së Financave, nuk u reflektua asnjëherë një vullnet pozitiv. Për më tepër, përmes një oponence mediokër, konstatuam një mungesë vizioni për të ardhmen e sportit shqiptar. Në këtë oponencë, nuk pati një studim të mirëfilltë të fizibilitetit të përfitimeve, që këto ndryshime do të sillnin. Aq më pak, në këtë aspekt nuk u mor parasysh studimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për kontributin ekonomik të sportit në ekonomi: “Ku çdo dollar i investuar, kursen katër të tillë, në shëndetësinë publike”.

Futbolli nuk kërkon lemoshë zoti Kryeministër, por investime me sigurinë e garantuar, që ato do të kthehen katër herë më shumë në arkat e shtetit.

Të bindur në nevojën e një pakete gjithëpërfshirëse në dobi të sportit, e përsëritëm kërkesën tonë edhe në seancën dëgjimore të komisionit përkatës parlamentar, lidhur me “Ligjin e ri të Sportit” në vitin 2017.

Aftësia juaj për të transformuar krizat në mundësi, u testua dhe vërtetua, në mars 2019 gjatë takimit të zhvilluar me klubet. Ju i dëgjuat kërkesat e aktorëve të futbollit dhe i pranuat ato. Ju premtuat, se brenda një afati ambicioz prej 100 ditësh, t’i bëni realitet të gjitha kërkesat e tyre. U shprehët saktësisht, se duhet nisur një proces reformimi i thellë i futbollit. Kjo do t’u krijojë mundësi atyre që investojnë, që ta kenë investimin e garantuar, ndërsa atyre që janë jashtë, të jenë të interesuar për të investuar në futboll.

Vërej me keqardhje se për fat të keq grupi i punës i ngritur me urdhërin tuaj, shumë shpejt u përfshi nga përçarja dhe meskinitetet politike, me qëllim ngritjen e flamurit të reformatorit në sport. Kjo luftë e brendshme, e shoqëruar nga “JO”-ja e përhershme e “burokratëve të pandreqshëm” të Ministrisë së Financave, solli një zhbërje të produktit final. Që ndryshe nga ç’premtuat apo ndryshe nga ç’jua kanë transmetuar, nuk u materializua në një dokument reforme tërësore.

Sa i takon “Ligjit të Sponsorizimit”, nuk ka asnjë kuptim që ai të mos jetë favorizues për futbollin dhe në përgjithësi për sportin. Kaq e vështirë është të ndjekim shembullin progresist të Hungarisë apo Gjermanisë?! Apo më tej, të bëjmë atë që bënë me këtë ligj, vende me ngjashmëri ekonomie dhe problematikë të njëjtë si Mali i Zi e Kosova.

Siç edhe vihet re qartazi, “teatri” i futbollit nuk u shemb brenda natës, por pas katër vitesh insistimi për një shtrat ligjor që i shërben të gjithëve: Sportistëve, klubeve, bizneseve dhe vetë politikës, për të marketuar një premtim të mbajtur.

Në të kundërt, “teatri” profesional i politikës ngriti siparin, në mënyrë kërcënuese, duke etiketuar 20.000 futbollistë e kushedi se sa sportistë të tjerë, si mosmirënjohës.

Nuk ka mirënjohje për mëshirën. Mirënjohje ka për barazinë, solidaritetin në periudha të vështira dhe “fair-play”-n.

Mirënjohje ka për ndërtimin e një ekonomie te shendetshme sportive, e cila të mos jetë e varur nga lëmosha qeveritare.

I nderuar z. Kryeministër!

Kjo është një çështje vullneti dhe jo takimesh të tejzgjatura që nuk sjellin asnjë produkt. Varet vetëm nga JU, nga pushteti JUAJ. Prandaj ju bëj thirrje miqësisht, ushtrojeni pushtetin Tuaj në të mirë të futbollit e të ndërprerjes së bojkotit.

Me besim në ndërgjegjen Tuaj, ju kërkoj edhe një herë të mbani premtimin e dhënë për një fillim të ri për sportin shqiptar.

Sinqerisht,

Armand DUKA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Polemika te Kukësi, Ethemi: U largova nga ekipi prej… shokëve

Publikuar

-

Nga

Edis Maliqi la Kukësin për t’iu bashkuar “kolonisë” së shqiptarëve te Lokomotiva e Zagrebit. Mbrojtësi ruan kujtimet më të mira nga aventura 2-vjeçare me verilindorët, por mendon se kishte ardhur koha që të hidhte hapin e madh në karrierë.

Në një intervistë të dhënë enkas për “Panorama Sport”, 24-vjeçari tregon arsyet pse refuzoi rinovimin me nënkampionët e Shqipërisë, ndonëse negociatat gjatë kësaj vere nuk kanë munguar. Lojtari i linjës së djathtë e pranon se rrjedhjet e shumta të verës ndikuan jo pak në vendimin e tij. Edhe pse kuksianët kanë pësuar “revolucion”, ai është i bindur se afrimet e reja kanë cilësi dhe objektivat do të jenë madhorë.

Dy vite shumë të mira te Kukësi dhe Maliqi kalon te Lokomotiva e Zagrebit. A ishte ky rrugëtim një “trampolinë” për ju?

Janë dy vite shumë të mira. Ruaj plot kujtime e momente të bukura nga kjo eksperiencë që kalova te Kukësi. Një përvojë që më ka rritur dhe më bëri që të hedh këtë hap të madh, duke kaluar në kampionatin kroat. Ndaj, është e vërtetë dhe nuk kam pse ta fsheh: Ky rrugëtim ishte “trampolina” ime.

Gjithkush dëshiron një aventurë jashtë vendit, por duam të dimë shkaqet që sollën “divorcin” me verilindorët?

Unë mendoj që Kukësin e kam respektuar jashtëzakonisht shumë dhe jo më kot kam qenë 2-3 herë në takim me drejtuesit e klubit për të folur për një rinovim të mundshëm. Në fund nuk e kemi gjetur marrëveshjen për bashkëpunim, ndaj edhe vendosa që të largohesha.

Pas një morie largimesh, ju ishit i fundit që shpallët “divorc” me Kukësin. Fakti që shihnit shokët e ekipit që të iknin, a ndikoi te vendimmarrja e Edisit?

Nuk është ndjenjë e mirë, kur sheh që të largohen bashkëlojtarët. Unë me ta kam kaluar një kohë të gjatë dhe shumicën prej tyre madje unë i kam pasur edhe shokë të ngushtë. Është më shumë se normale që ka pasur ndikim te vendimi im për t’u larguar nga klubi.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Televizoni i famshëm botëror mahnitet pas Strakoshës: Ndaloi Haland, ishte një siguri

Publikuar

-

Nga

Fitorja e Lacios ndaj Borusia Dormtund në ndeshjen e parë të këtij edicioni në Ligën e Kampioneve, sigurisht që është shoqëruar me elozhe për paraqitjen e skuadrës italiane e mes emrave nuk mund të mungonte as Thomas Strakosha.

Portieri i përfaqësueses shqiptare  zhvilloi një ndeshje të mirë, duke ndalur shpeshherë tentativat e kundërshtarëve dhe nga kjo mori vlerësime edhe nga portali i rrjetit të njohur “Eurosport”.

Ai i vendosi notën 6,5 futbollistit shqiptar për atë që dha në fushën e lojës në këtë sfidë, duke shpjeguar se pse e meritonte një vlerësim të tillë.

“Nuk muhd të bënte asgjë ndaj golit të Haland, të cilit i tha “jo” në fillimin e pjesës së dytë me një ndërhyrje të kujdesshme. Ai ishte një siguri, edhe në gjërat e vogla”, shkruan portali i “Eurosport” për futbollistin shqiptar.

Strakosha është kritikuar shpesh në këtë fillim sezoni te Lacio edhe pse nuk ka qenë faji i tij se skuadra ka pësuar shumë gola falë pasigurive në mbrojtje. Ndaj paraqitja dhe vlerësimet e sotme në debutimin e tij në Ligën e Kampioneve do ta ndihmojnë për të dhuruar paraqitje edhe më të mira në vijim.

LEXO TE PLOTE

Sport

Nga Bayern-Atketico te Ajax-Liverpool, ja sfidat që luhen sot në Champions League

Publikuar

-

Nga

Liga e Kampionëve ngriti siparin mbrëmjen e djeshme, ku u luajtën 8 sfidat e para të edicionit të ri 2020-2021. Përballje interesante ku nuk munguan surprizat. Ndërkohë, dita e sotme do të pasojë me 8 takime të tjera, të gjitha për t’u shijuar.

Në fushë do të zbresin kampionët në fuqi të Champions-it, Bajern Mynih, që do të nisin zyrtarisht mbrojtjen e trofeut, teksa i pret një përballje tepër delikate kundër Atletikos së Simeones.

Ekipet e tjera të mëdha europiane si, Real Madrid, Liverpul, Mançester Siti si dhe Inter, pritet t’i shtojnë magjinë mbrëmjes së sotme.

NDESHJET:

GRUPI A

Bajern Mynih – Atletiko Madrid 21:00

Salzburg – Lokomitiv M. 18:55

GRUPI B

Real Madrid – Shahtjor Donetsk18:55

Inter – Mynshengladbah 21:00

GRUPI C

Mançester Siti – Porto 21:00

Olimpiakos – Marsejë 21:00

GRUPI D

Ajaks – Liverpul 21:00

Midtjulland – Atalanta 21:00

LEXO TE PLOTE