Connect with Us

Çfarë po ndodh në Durrës?/ Një tjetër i plagosur mbërrin në urgjencën e spitalit

Kronika

Çfarë po ndodh në Durrës?/ Një tjetër i plagosur mbërrin në urgjencën e spitalit

Publikuar

-

Aksident në Librazhd/ Gjendet në greminë një grua e huaj

Në urgjencën e Spitalit të Durrësit ka mbërritur një tjetër person i plagosur.

Shtetasi E.T., ka shkuar në spital i plagosur, ndërsa dyshohet se ka lidhje me të shtënat me armë që u raportuan më herët. Grupi hetimor po punon për sqarimin nëse ka lidhje me këtë ngjarje.

Rreth dy orë më parë mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit A.B., 39 vjeç dhe E.Gj., 19 vjeç, ndërsa si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë shtetasi A.B./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shënohet viktima e parë shqiptare në Izmir/ 62-vjeçarja gjendet e vdekur nën rrënojat e pallatit duke përqafuar të birin

Publikuar

-

Nga

Shënohet viktima e parë shqiptare në Izmir/ 62-vjeçarja gjendet e vdekur nën rrënojat e pallatit duke përqafuar të birin

Është shënuar viktima e parë shqiptare si pasojë e tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë ditën e djeshme.

Ajo është Nazmiye Doraya (Nazmie Doraja) 62 vjeçe nga Prishtina, por rezidente në Izmir prej një kohe të gjatë.

E ndjera është gjetur nën rrënojat e pallatit e përqafuar me të birin, i cili  tashmë ndodhet në gjendje të rënduar në spital./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Policia bën namin me gjoba/ Ndëshkon 765 qytetarë dhe 3 administratorë lokalesh

Publikuar

-

Nga

Policia bën namin me gjoba/ Ndëshkon 765 qytetarë dhe 3 administratorë lokalesh

Në të gjithë vendin, strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave anticovid.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative me vlerë 3.000 lekë, 765 qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat mbrojtëse, 8 prej të cilëve janë shoqëruar në komisariat.

Gjithashtu, janë ndëshkua me masën 1.000.000 lekë secili, 3 administratorë lokalesh, pasi nuk respektuan protokollet e sigurisë.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, nga Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore janë evidentuar 765 qytetarë që nuk kishin maskat mbrojtëse, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 3 lokale, në ambientet e të cilëve kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë që kanë si qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë.

LEXO EDHE:  Aktori i njohur në gjëndje të rëndë shëndetsore

LEXO EDHE:  Drogë dhe armë/Arrestohen 2 të rinjtë në Shkodër, 1 në kërkim (Emrat)

Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 8 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, të respektohet me rigorozitet vetëkarantinimi i detyrueshëm nga ata qytetarë që janë të prekur me COVID-19, pronarët e lokaleve të respektojnë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përplasen dy automjete pranë terminalit të autobuzave në Tiranë/ Bllokohet plotësisht lëvizja

Publikuar

-

Nga

Përplasen dy automjete pranë terminalit të autobuzave në Tiranë/ Bllokohet plotësisht lëvizja

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme pranë Terminalit të Autobusëve në Tiranë.

Mësohet se një kamion dhe një  automjet tip“Benz” janë përplasur me njëri-tjetri, por fatmirësisht pa dëme në njerëz.

Dy drejtuesit nuk kanë lëvizur nga vendi i ngjarjes në pritje të policisë, çka ka sjellë dhe bllokim total të trafikutm, raporton Ballkan ëeb.

LEXO EDHE:  Anila Hoxha tregon çfarë i tha prokurori pas atentatit

LEXO EDHE:  "Nuk është vetëm Covid-19 në qarkullim"/ Kalo: Një në 6 persona ka të detyrueshëm spitalin

Situata vijon e njëjtë prej më shumë se 30 minutash, ku makinat nuk lëvizin asnjë centimetër dhe rruga Institut-Tiranë është bllokuar tërësisht./CNA.al

LEXO TE PLOTE