Connect with Us

Çështja e detit/ Meta: Kemi shkruar kërkesa, por nuk kemi marrë përgjigje

Aktualitet

Çështja e detit/ Meta: Kemi shkruar kërkesa, por nuk kemi marrë përgjigje

Publikuar

-

Video-Skandaloze/ Presidenti Meta përfshihet zyrtarisht në fushatë zgjedhore

Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës së tij për mediat, ndërsa të tjera ka folur edhe në lidhje me deklaratën e kryeminstrit grek për çështjen e 12 miljeve.

Ai ka thënë që ka qene gjithë kohës koherent më situatën dhe se i ka çuar letër kryeministrit Rama. Sipas Metës kërkesa e tij nuk ka marr akoma një përgjigje.

“Lidhur me çështjen, që është mjaft sensitive prej 12 vitesh mes Shqipërisë dhe Greqisë, është një problem mjaft i ndjeshëm edhe brenda vendit për vetë historinë, presidenti ka qenë gjithmonë koherent dhe bashkëpunues me qeverinë tonë, me institucionet tona, pasi ne të gjithë përfaqësojmë një palë në fund të fundit. I kam plotësuar të gjitha detyrimet dhe kam qenë shumë bashkëpunues me qeverinë. Prej gati 20 ditësh kemi dërguar një kërkesë zyrtare në përmbushje të detyrimeve, ende nuk kemi përgjigje. Jam i duruar. Kemi shkruar dhe më parë kërkesa, por nuk kemi marrë përgjigje. Asnjë nuk luan me një çështje të tillë, apo me çështje të tjera që kanë të bëjnë me marrëdhëniet me Greqinë.

LEXO EDHE:  Nga Artur Zheji/ Rama skllav i skllevërve që mban me pranga të arta

Qëndrimi i Presidentit është koherent, i qartë dhe parimor, në raport me të gjithë. Pavarësisht mistrecllëqeve, qëndrimi i presidentit ka qenë shumë i qartë. Nuk ka pasur asnjë rast, kur ka pas mungesë bashkëpunimi nga presidenti. Presidenti nuk ka qëndrime të dyfishte apo të trefishta, por vetëm një qëndrim, që çështja të zgjidhet sa më shpejt dhe të jetë çështje besimi mes dy vendeve, jo të minojë këtë marrëdhënie përmes qëndrimeve të pasinqerta, që ndryshojnë në vazhdimësi, sipas konjukturave të çastit, sepse miqësia është mjaft e rëndësishme të zhvillohet dhe forcohet”, tha Meta.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Rruga e Kombit u la rrugëve”/ Rama: Me ndërtimin e aeroportit të Kukësit do i sjellim votat PD

Publikuar

-

Nga

Rama thirrje qytetarëve/ Pash i madhi zot mos dëgjoni Monikën, mbani maska se nuk e përballojmë me shtretër

Kryeministri Edi Rama nga kantieri i aeroportit të Kukësit u shpreh se do ta kthejë qytetqin në një pikë reformimi për të gjithë qytetarët. Rama u shpreh se do të kthejë qytetarët kuksianë në vend me ndërtimin e aeroportit  madje duke i sjellë vota PD-së.

Ndërkohë ai foli dhe për rrugën e Kombit për të cilën u shpreh se ajo u la rrugëve nga PD-ja dhe se mund të inagurohej nga Sali Berisha edhe nëse do të ishte gjysmë gati, por ajo nuk ishte ndërtuar plotësisht.

“Në përpjekje për të komunikuar me të gjithë që kanë dëshirën që ndjen shtysën dhe që ka dhe kurajon për tu bërë pjesë e përpjekjes sonë. Të na bashkohet dhe të shprehë gatishmërinë përmes platformës tonë online që të jetë pjesë e skuadrës së PS-së. Për një arsye shumë të thjeshtë. Kthesa që kemi marrë dhe ku tanimë kemi hyrë thellë për të filluar të dalim në rrugën që e ngre Shqipërinë në një nivel tjetër, nuk mund të zbrapset. Shqipëria nuk mund të ngecë ku gjithçka ka nisur të ndryshohet si ky aeroport. Do të ndodhë me Shqipërinë e njëjta që ndodhi me rrugën e Kombit. E cila është e vetmja vepër e nisur nga ata që duan të rikthehen në krye të vendit me njëfarë ideje që të bëhej një vepër e standarteve më të mira. Edhe ajo rrugë e cila u inagurua për zgjedhje dhe u përurua me tantane si të ishte bashkimi i Shqipërisë me Kosovën dhe jo thjesht hapje e tunelit ndërkohë që as ajo nuk ishte përfunduar. U la rrugëve në një situatë që filloi të degradojë. U la në në një situatë ku filluan të rrëshkisnin gurët. U kthye në burim aksidentesh. Çfarë po ndodh me rrugën e kombit. Është një ndryshim cilësor. Shikoni se çfarë vepre inxhinierike po merr formë përfundimtare në nyjen kryesore. Shikoni aeroportin, sa herë e keni dëgjuar se do të çelej. Ka nga ata që thonë se aeroporti ka qenë gati. Nëse do të ishte gjysmë gati, imagjinoni sa herë do ta kishte inaguruar Saliu.

Ishte një pistë e inaguruar nga Mbreti i Emirateve të Bashkuara i asistuar nga princi i Kurorës. U ndërtua për tu ulur vetëm mjetet që sillnin ndihma për ata që u shpërngulën me dhunën e spastrimit etnik nga Kosova. Ja ku jemi sot. Është një kantier i madh që është në punë intensivisht, pasi janë zgjidhur problemet me të gjithë banorët përreth. Me një terminal që tashmë ka marrë formë, që dhe një terminal i një aeroporti ndërkombëtar. Do ta kthejmë Kukësin në një pikë referimi. Do të kthej kuksianët këtu që të votojnë PD-në. Do i sjell PD-së 120 vota këtu. Do të jetë një aeroport që do të sigurojë linja që nuk i ka. Unë kam këmbëngulur pa pushim të ndërtohej aeroporti i Kukësit. Tani duhet ta rihapim pasi u ndërpre për shkak të COVID-it. Edhe po kështu aeroportin e Sarandës. Nëse Shqipëria ka 4 aeroporte, potenciali turistik i Shqipërisë do të rritet shumë. Koncensionari i aeroportit nuk ka konkurrentë, ndaj dhe çmimet në të janë shumë të larta. Me ndërtimin e aeroporteve të tjera nuk do të ketë më kaq çmime të larta”, tha Rama. CNA.al/

LEXO EDHE:  Nga Artur Zheji/ Rama skllav i skllevërve që mban me pranga të arta

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e Metës/ "Gati të lë mandatin, të mos instalohet juntë ushtarake"

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shpërthen në flakë makina e vëllait të Bujar Nishanit/ Dyshimet e para

Publikuar

-

Nga

Shpërthen në flakë makina e vëllait të Bujar Nishanit/ Dyshimet e para

Një makinë ka shpërthyer ditën e sotme në flakë pranë pallatit të sportit “Ramazan Nalja” në Durrës.

Raportohet se makina është në pronësi të Ilir Nishanit, vëllait të ish-presidentit Bujar Nishani.

Nga informacionet paraprake, raportohet se makina ka qenë në lëvizje në momentin e shpërthimit, ndërsa fatmirësisht vëllai i Nishanit nuk ka marrë dëmtime, pasi ka dalë në kohë nga makina.

LEXO EDHE:  Akuzat e forta/ Thellohen përplasjet mes Metës dhe mazhorancës

LEXO EDHE:  Meta uron shqiptarët për Bajram

Dyshohet se shkak i shpërthimit të ketë qenë një defekt me impiantin e gazit. Ndërkohë, policia dhe forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për të vënë nën kontroll situatën dhe për të zbuluar shkaqet e plota të shpërthimit të makinës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ardi Veliu inspektim në zonën e ish-Bllokut/ Policia në terren për të mos lejuar festime për Halloween

Publikuar

-

Nga

Gjatë mbrëmjes se djeshme Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu i shoqëruar nga drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, inspektoi disa zona të kryëqytetit ,për te parë nga afër zbatimin e masave Anti-covid dhe punën e Policisë. Përmes një njoftimi Policia bën me dije se nuk do të lejohet asnjë llojë festimi dhe grumbullimi për festën e Halloween-it.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i shoqëruar nga drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, mbrëmjen e djeshme inspektoi shërbimet e Policisë së kryeqytetit, për të parë nga afër zbatimin e masave dhe punën që po bën Policia në këtë drejtim.

Drejtor Veliu gjatë inspektimit në “Ish-Bllok” dhe zona të tjera të Tiranës, u ka kërkuar drejtuesve të DVP Tiranë, masa më të shtuara në fundjavë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.  Nisur nga shtimi i rasteve, Drejtor Veliu ka theksuar gjatë komunikimeve me punonjësit e Policisë në terren se duhet një impenjim më i madh i Policisë në fundjavë, duhet të ushtrohen kontrolle të herëpashershme në lokale dhe kontrolle të pandërprera në sheshe, bulevarde, parqe e në çdo ambient publik dhe duhet ndëshkuar me gjobë cilindo që nuk respekton masat dhe protokollet e sigurisë. Duke marrë parasysh festën e Halloween-it, Drejtori i Përgjithshëm ka urdhëruar të gjitha strukturat në të gjitha qarqet që të marrin masa për të mos lejuar organizime e festime, pasi janë burim potencial për të përhapur virusin COVID-19”, thuhet në njoftimin e Policisë. Ndërkohë që Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe 2, si dhe forca e posaçme “Shqiponjat”, gjatë mbrëmjes së djeshme, kanë vendosur 85 masa me vlerën 3.000 lekë secila për të rinjtë që qarkullonin pa respektuar distancimin social dhe pa vendosur maskë.

LEXO EDHE:  Rama-Meta pa qetesi/ Dashuri dhe tradheti në kohën e kolerës

LEXO EDHE:  "Nuk ishte aksident, jetojmë me frikë"/ Deklarata tronditëse e dëshmitarëve në aksidentin e princeshës Diana

Ndërsa nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 u vendosën 3 gjoba me vlerë 1.000.000 lekë secila, për tre administratorë të lokaleve që gjatë kontrolleve pas orës 20:00, shërbimet e Policisë i kanë konstatuar me muzikë dhe pa respektuar protokollet e sigurisë.

Policia e Shtetit apelon për respektim të masave anticovid dhe u bën thirrje prindërve që të mos lejojnë fëmijët e tyre të grumbullohen në festime në lokale, në kundërshtim me këto masa.

Njëkohësisht, pronarët e lokaleve të respektojnë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19. CNA.al/

 

 

LEXO TE PLOTE