LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bylykbashi: I lamë kohë mazhorancës të reflektojë, koalicionet të ruhen ashtu sic janë

18 Shtator 2020, 11:05, Aktualitet CNA
Bylykbashi: I lamë kohë mazhorancës të reflektojë,

Opozita ka bojkotuar mbledhjen e Këshillit Poltik, pasi nuk pranon diskutimet mbi draftin e paraqitur në Këshill.

Opozita deklaronte se do t?i drejtohej zyrtarisht OSBE-ODHIR për asistentë lidhur me këto dy çështje.

Pas depozitimit të këtij dokumenti mazhoranca ka kërkuar që të vijojë diskutimi me draftin e saj, ndërsa opozita ka deklaruar se pa u marrë mendimi i OSBE nuk mund të vijojë diskutimi.

Opozita ka shprehur mosdakortësinë pasi sipas tyre cënohet marrëveshja e 14 janarit.

Ata theksojnë se qeveria po kërkon të ndryshoj një dakortësi që ka qenë për 17 vjet dhe kërkojnë që kualicionet të ruhen ashtu sic janë.

?Marrëveshja e 14 janarit thotë, që nëse palët nuk kanë konsensus t?i drejohen OSBE.  Duam zgjidhje konsensuale. PS do të ndryshojë atë që është e pranuar kosnensualisht për 17 vite.

Duam zyrtarisht nga PS që t?i drejtohemi OSBE. Presim përgjigje zyrtare me shkrim nga Gjiknuri. I dhamë kohë për të reflektuar. Çështa për koalicionet, edhe më 23 korrik, nuk lëvizim nga koalicionet parazgjedhore, pa marrë një ekspertizë nga ODIHR.

Ne kemi bërë kërkesë zyrtare, presim përgjigje. 14 janari është themeli i funksionimit.?- tha Bylykbashi.

Lajmet e fundit nga