LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Bingo" e klubeve të Superligës, ja shifra e majme që siguruan në një muaj

18 Shtator 2020, 07:58, Sport CNA
"Bingo" e klubeve të Superligës, ja shifra e majme që

Klubet e Kategorisë Superiore kanë nisur prej një jave bojkotin e kamapionatit, pasi kërkojnë që shteti shqiptar të bëjë reforma të rëndësishme në Ligjin për Sportin sidomos sa u përket financimit e sponsorizimeve. Klubet pretendojnë se janë në krizë financiare dhe kjo është një anë e pamohueshme e medaljes, pasi shumë prej tyre janë të zhytura në borxhe prej vitesh, duke mos paguar taksa e detyrime ndaj palëve të treta.

Por nga ana tjetë, klubet që marrin pjesë në Europë këtë vit, kanë dale të gjitha me fitime shumë të ndjeshme, me disa prej tyre që kanë siguruar para për të përballuar më shumë se gjysmën e sezonit, apo në rastin e Tiranës me shifra që kapërcejnë buxhetin vjetor të bardhebluve.

Skuadrat e Laçit, Kukësit dhe Teutës, kanë përfituar 500 mijë euro secila nga kalimi i turit në Ligën e Europës vetëm falë të ardhurave nga UEFA, pa llogaritur këtu reklama apo të drejta televizive. Të ardhura shumë të rëndësishme që do u japin mundësinë klubeve në fjalë të përballojnë me më pak vuajtje në aspektin financiar ediconin e ardhshëm.

Ndërkohë, Tirana për momentin ka siguruar të paktën 920 mijë euro si bonuse nga UEFA që ka mbërritur në play-off dhe siguron minimalisht edhe 560 mijë euro të tjera nëse nuk shkon në grupe. Nëse do të arrinte në grupe, këto shifra do të dyfishoheshin menjëherë, duke iu afruar 3 milionë eurove.

Lajmet e fundit nga