Connect with Us

Basha i përgjigjet Metës pas provokimit

Politikë

Basha i përgjigjet Metës pas provokimit

Publikuar

-

Meta po i zë vendin?/ Basha jep përgjigjen e papritur: Vetëm nëse unë…

Dy javë më parë, Ilir Meta shpërndau një lajm nëpërmjet zëdhënësit të tij Tedi Blushi, në mediat e LSI-së, duke thënë se presidenti ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen dhe të bëhej kryeministër apo ministër i Brendshëm, në datën 26 prill.

I pyetur në lidhje me këtë qëndrim, Lulzim Basha dje tha se kishte pasur kontakte me presidentin dhe nuk e dinte këtë gjë. Por, Luli e di shumë mirë sesi serviren këto fake news dhe se ishin mesazhe të drejtpërdrejta për të personalisht. Dhe Luli nuk ka nguruar t’i përgjigjet Ilir Metës drejtpërdrejt.

Ai ka thënë se është shpejt të flitet për postin e Presidentit. Pra nuk e ka të sigurtë vendin Ilir Meta dhe ka thënë se është ende shumë shumë shpejt për të folur për ndarjen e pushtetit me Metën. Megjithëse tha se Ilir Meta ishte president i zgjedhur nga Rilindja, por që kishte bërë punë të mirë duke mbrojtur Kushtetutën.

Kujtojmë këtu se disa muaj më parë në muajin maj, Lulzim Basha kur doli në “Opinion” tha se Ilir Meta do të ketë mandat tjetër si president dhe do të mbështetej e votohej nga PD si president. Rreth katër muaj më parë Ilir Meta do të ishte president i PD-së dhe LSI-së, pas zgjedhjeve të 2021. Ndërsa dje Luli bëri një hap pas. Duke i kthyer një përgjigje Ilir Metës dhe qëndrimit të tij publik, se do të ishte kryeministër, apo ministër i Brendshëm.

LEXO EDHE:  "Kombi në zi"/ Basha mesazh ngushëllimi për Demaçin

Lufta midis Metës dhe Bashës po thellohet. Përplasjet mes LSI-së dhe PD-së po shkojnë keq e më keq, megjithëse për fasadë po përpiqen të thonë se janë bashkë, se nuk kanë asnjë debat dhe gjithçka po shkon shumë mirë.
Mjafton shashka e presidentit, por edhe përgjigja e djeshme e Lulzim Bashës për të kuptuar sesa mirë po ecwn koalicioni opozitar, që fillon me Lulzim Bashën, shkon tek Monika Kryemadhi, ka në krah parti të majta, ish-pronarë, komunistë dhe aleancën greko-çame./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Çështja e kufijve/ Berisha kujton si ra dakord me dy qeveritë greke për të shkuar në Hagë

Publikuar

-

Nga

Marrëdhënia e Ramës me Erdoganin/ Berisha: U bë synet në Top Kapi në 2013

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar mbrëmjen e sotme se përse çështja e kufijve detarë nuk shkoi në Hagë, ndonëse në vitin 2010 pati rënë dakord me qeverinë greke.

Berisha tha se në vitin 2010 ra dakord me qeverinë e George Papandreut që të shkojnë në Gjykatën e Hagës, por marrëveshja u vazhdua me qeverinë e re të Greqisë me kryeministër Antonis Samaras.

Ish-kryeministri theksoi se edhe me qeverionë e dytë ishin dakord që kufijtë detarë të zgjidheshin në Hagë, por pretendon se kjo u la pasdore në vitin 2013, kur pushtetin në Shqipëri e mori kryeministri Edi Rama.

Në vitin 2010 ne i propozuam qeverisë së Papandreut që të shkojmë në gjykatën e Hagës. Pas diskutimeve ne ramë dakord që të shkojmë në Gjykatën e Hagës. Pas tij erdhi qeveria e Samaras dhe ata ranë dakord. Dy qeveri greke ranë dakord, por nuk shkuam në Hagë. U mor dhe një kompani e huaj për të bërë ekspertizën, jo vetëm të marrëveshjes, por edhe sugjerimet për çështjen e Gjykatës. Dhe pastaj u ndërrua pushteti dhe unë këtë dakordësi  ia përcolla atyre që erdhën në pushtet.

Unë tani kam të drejtë të shtroj një pyetje për çdo shqiptar: Sot Ministri i Jashtëm i Greqisë dhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë ranë dakord të shkojnë në Hagë. Tani, çdo shqiptar t’i shtroj pyetjen vetes: Si ishte më mirë për Shqipërinë kur shkonte në Hagë me Greqinë 6 miljë apo sot që shkon në hagë me Greqinë 12 milje”, deklaroi në emisionin “Opinion” Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kreshnik Spahiu tregon katër mënyrat/ Si mund të zgjidhen mosmarrëveshjet për çështjen e detit

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet fars të Bashës/ Spahiu: Janë përjashtuar të gjithë themeluesit e PD-së

Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, tregoi katër mënyrat se si mund të zgjidhet mosmarrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjen e kufirit detar.

Spahiu tha se mosmarrëveshjet mund të zgjidhen me ndërmjetësimin e një pale të tretë, nëpërmjet arbitrazhit kombëtar, gjykaës për çështjen e detit ose gjykatës së Hagës.

“Janë 4 rrugët ligjore për konkretizimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjes.

Marrëveshje me ndërmjetësimin e një pale të tretë

Arbitrazhi ndërkombëtar

Gjykata për çështjet e detit

Gjykata e Hagës

Procedurat në Hagë funksionojnë 4-5 vite, në 2025 do e diskutojmë. Meren referencat, pretendimet e të gjitha palëve. Madje duhet shkuar dhe me një marrveshje të mosmarrëveshjes. Pra cilat janë pikat që nuk merren vesh palët. Prapë duhet të ulen në tryezë”, u shpreh ai në emisionin “Open”.

LEXO EDHE:  Nga qesja me domate tek slogani “ Po të dëgjoj”/ Analisti: Basha po gënjen njerëzit e vet

LEXO EDHE:  Nga qesja me domate tek slogani “ Po të dëgjoj”/ Analisti: Basha po gënjen njerëzit e vet

Sipas tij, politika shqiptare ka treguar se është tërësisht e papërgatitur. Spahiu theksoi se Haga është zgjidhja e vetme, por pretendon se në këtë rast ka përfituar dhe Greqia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sjellja e Ramës në takimin me Dendias/ Arian Çani: Po luan me të dyja palët, i bëri “presion” Erdoganit

Publikuar

-

Nga

Sjellja e Ramës në takimin me Dendias/ Arian Çani: Po luan me të dyja palët, i bëri “presion” Erdoganit

Gazetari Arian Çani ka komentuar takimin që zhvilloi sot ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias me kryeministrin Edi Rama, si dhe sjelljen e këtij të fundit.

Çani pretendon se Rama sot dha një mesazh për Greqinë dhe i “shkeli syrin” Turqisë duke thënë “Ejvallah”.

Gazetari e lexon edhe si një presion fjalën turke të përdorur në takim, pasi sipas tij, kreu i qeverisë me këtë gjest i kërkoi presidentit Recep Tayyip Erdogan të  bëjë investimet e premtuara pas tërmetit.

Nuk e shikoj si një marrëdhënie në çift, mes Tiranës dhe Athinës. Aty është edhe vëllai i madh i Ramës, Erdogan. Këtu është një marrëdhënie mes Shqipërië, Greqisë dhe Turqisë. Rama aktualisht po luan me të dyja palët. Pra po hedh gurët. Mban mirë më Greqinë dhe nga ana tjetër i shkel syrin Erdoganit duke thënë Ejvallah.

Por pas shkeljes së syrit, vjen edhe një lloj presioni mbi Erdogan që Turqia të bëjë investimet e premtuara. Por deri më 25 prill nuk ndodh asgjë. Rama në këtë rast është biznesmen dhe jo kryeministër. Unë them se kështu nuk mund të vazhdojë gjithmonë, pasi Rama do duhet të zgjedhë mes Greqisë dhe vëllait të tij Erdogan”, tha Çani në emisionin “Open”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE