Connect with Us

144 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Regjistrohen edhe 8 viktima

Kosova & Rajoni

144 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Regjistrohen edhe 8 viktima

Publikuar

-

covid

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën  8 pacientë me Covid-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë  janë realizuar 1545 testimi, prej të cilëve 144 persona kanë rezultuar pozitiv për koronavirus.

Në total 97 pacientë kanë fituar betejën, duke rritur numrin e përgjithshëm të shëruarve në 17,732.

Rastet me koronavirusi: Në Shkup-27, Kumanovë-11, Dibër-3, Shtip-5, Prilep-13, Tetovë-13, Veles-4, Manastir-5, Ohër-2, Kavadar-1, Gostivar-8, Gjevgjeli-2, Strumicë-15, Kriva Pallankë-1, Radovish-8, Krushevë-2, Koçan-13, Makedonski Brod-1, Berovë-2, Vinicë-1, Dellçevë-3, Kërçovë-2, Resnjë-2./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Maqedonia e Veriut në alarm/ Rritet me 71% numri i viktimave nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Maqedonia e Veriut në tension/ Humbin jetën 8 të infektuar, regjistrohen 94 raste të reja

Me 71,41% është rritur numri i rasteve të vdekjes në Maqedoninë e Veriut për shkak komplikimeve nga virusi korona në javën e kaluar, tregon raporti i Institutit të Shëndetit Publik. Raportohet se janë paraqitur 84 raste të vdekjes prej 24 qytete. Në lidhje me moshën, 70 persona kanë qenë mbi 60-vjeç, 13 në moshë 50-59-vjeç, 3 në moshë 40-49-vjeç dhe 20 në moshë 30-39-vjeç, njofton Portalb.mk.

Sipas të dhënave, gjatë javës së kaluar ka pasur rritje edhe të infektuarve të ri për 27,4%. Grupmosha më e përfaqësuar e personave është 30-39-vjeç (n=750, 22.0%). Pjesë e madhe të infektuarve është regjistruar edhe te personat mbi 60-vjeç (n=673; 19,7%(, 40-49-vjeç (n=632; 18,5%), 50-59-vjeç (n=595; 17,4%) dhe 20-29-vjeç (15,8%). Pjesa më e vogël e të infektuarve është regjistruar te fëmijët 0-9-vjeç (n=72; 2,1%) dhe 10-19-vjeç (n=149; 4,4%).

LEXO EDHE:  Vijon përhapja e koronavirusit/ Infektohet kryetarja e bashkisë së Piacenzas

LEXO EDHE:  Rastet e riinfektimit me koronavirus, rrisin shqetësimet për imunitetin

“Janë regjistruar 3.410 raste të reja pozitive në 35 qytete të shtetit që paraqet rritje prej 27,4% në krahasim me javën e kaluar. Pjesa më e madhe e rasteve të reja janë prej Shkupit, ku është shënuar rritje më e lartë e incidencës javore”, thuhet në raportin e Institutit të Shëndetit Publik.

Javën e kaluar janë bërë 13.993 teste, a përqindja e testeve pozitive është 24.

Në lidhje me shpërndarjen sipas gjinisë 1.695 (49,7% janë gra dhe 1.715 (50,3%) janë burra. Nga rastet janë hulumtuar epidemiologjikisht 555 ose 16,3%. Pas marrjes së dy testeve negative për praninë e SARS-CoV-2 ose me përdorimin e algoritmit të ri, si pacientë të shëruar evidentohen 1.566 persona të cilët janë hospitalizuar ose janë shëruar në shtëpi, 477 më shumë se javën e kaluar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rritet sërish numri i të infektuarve në Kosovë/ Shënohen dhe 3 viktima

Publikuar

-

Nga

Rritet sërish numri i të infektuarve në Kosovë/ Shënohen dhe 3 viktima

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se këtë të martë janë shënuar tre viktima dhe 197 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.018 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 197 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste Spitali i Përgjithshëm Prizren dhe 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK),”– thuhet në njoftim.

Ndërkohë janë shëruar 48 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 15.198 persona, ndërsa numri i rasteve aktive është 2.478./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Ministri i Brendshëm në Maqedoninë e Veriut pozitiv me Covid 19

Publikuar

-

Nga

Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Spasovski e ka bërë të ditur lajmin me anë të një postimi në Facebook dhe theksoi se ndihet në gjendje të mirë shëndetësore. Ai u bën thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes në respektimin e masave anti Covid.

“Të nderuar, unë do të doja t’ju informoja se pavarësisht respektimit të rreptë për masat që unë merrja për të mbrojtur njerëzit rreth meje që nga fillimi i pandemisë, sonte unë mora rezultatin pozitiv për COVID- 19”, shrkuan ministri Spasovski./CNA.al

LEXO TE PLOTE