Connect with Us

Wolfsburg i shtang të gjithë, vrapime në 7 të mëngjesit te sheshi “Skënderbej”

Sport

Wolfsburg i shtang të gjithë, vrapime në 7 të mëngjesit te sheshi “Skënderbej”

Publikuar

-

Sot, Kukësi do të përballet me Wolfsburg, ndeshje e vlefshme për turin e dytë të Europa League. Diferencat në letër janë të frikshme, megjithatë gjermanët i druhen ndonjë surprize të mundshme. Ndaj ata kanë zgjedhur që edhe ditën e ndeshjes të stërviten.

Burime për newsport.al bëjnë me dije që ekipi i Wolfsburg ka lënë hotelin rreth orës 7 të mëngjesit, teksa të gjithë futbollistët kanë kryere vrapime të lehta deri te sheshi “Skënderbej”. Kësisoj kanë përfituar të shohin pak edhe qendrën e kryeqytetit tonë. Kujtojmë që ndeshja Kukësi – Wolfsburg do të luhet në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania”.

  

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Video/ Asist fantastik i Shaqirit, Liverpool shënon me përmbysje

Publikuar

-

Nga

Diogo Jota është sërish heroi i Liverpoolit. Skuadra e Klopp triumfoi 2-1 me përmbysje në transfertën ndaj West Ham. “The Reds” u befasuan që në start, teksa në minutën e 10-të, miqtë arritën që të gjejnë rrugën e rrjetë me Fornals, që shfrytëzon më së miri një top në hyrje të zonës.

3 minuta nga fundi i fraksionit të parë, Salah fitoi një penallti që do ta kthente po vetë në gol. Më pas në pjesën e dytë protagonist si gjithmonë bëhet Diogo Jota, i cili shënon dy herë, por në njërin rast goli i anulohet nga arbitri.

Një ndeshje shumë e mirë edhe për Shaqirin, i cili shërbeu asistin për golin e dytë. Liverpooli mban kryesimin me 16 pikë, 3 më shumë se Everton.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Video/ Tjetër hap fals i Interit, Perisiç i dhuron një pikë në frymën e fundit

Publikuar

-

Nga

Interi nuk di të fitojë pa Lukakun. Zikaltrit nuk mundën të shkonin më shumë se një barazim 2-2, të cilën në fakt e siguruan vetëm në kohën shtesë.

Pas një pjese të parë pa gola dhe me raste të pakta për shënim, fillimi i së dytës do të sillte shumë emocione. Vetëm pak sekonda kishin kaluar kur Gervinho e dërgoi topin në rrjetë me një goditje fantastike në zonë.

Parma mbrohet mjaft mirë dhe kundërsulmon me shpejtësi. Në minutën e 62-të, Inglese shërben për Gervinhon, i cili mposhtë për herë të dytë portierin Handanovic.

Reagimi i zikaltërve është i shpejt, teksa vetëm dy minuta më pas Brozovic shënoi pas një goditje me të majtën në hyrje të zonës. Në minutat e fundit presioni i skuadrës së Contes është i madh, por ekipi i Liveranit u mbrojt mjaft mirë deri në minutën e 92-të. Pas një goditje dënimi të Kolarov, Perisic është në vendin e duhur për ta shtyrë topin në rrjetë.

FT| INTER-PARMA 2-2
Brozoviç 64′, Perisiç 90’+2/ Zhervinjo 46′, 62′ 

LEXO TE PLOTE

Seria A

Atalanta u rikthye te fitorja, shikoni me çfarë note u vlerësua Gjimshiti

Publikuar

-

Nga

Atalanta u rikthye ditën e sotme te fitorja pas dy humbjeve radhazi. Skuadra zikaltër e drejtuar nga Gasperini fitoi në transfertë 1-2 ndaj Crotones.

Në këtë ndeshje titullar ishte si zakonisht Berat Gjimshiti. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare bëri një paraqitje mjaft të mirë dhe është vlerësuar me nota maksimale pas sfidës.

Tuttomercato: Gjimshiti 6: Në pjesën e parë është i pakalueshëm, ndërsa në pjesën e dytë vuan pak sulmet e Crotones pasi nuk ndihmohet nga mbrojtësi anësor.

Calciomerkato: Gjimshiti 6: Paraqitja e tij është e mjaftueshme. Vuan disi sulmet e Crotones, por nuk e humb toruan dhe mbyll mjaft mirë aksionet kur është në vështirësi.

LEXO TE PLOTE