Connect with Us

Vllaznia nuk ndalet, mbërrin në Shkodër edhe sulmuesi boshnjak

Sport

Vllaznia nuk ndalet, mbërrin në Shkodër edhe sulmuesi boshnjak

Publikuar

-

Vllaznia nuk ndalet në merkato. Mesditën e djeshme mësohet të ketë mbërritur në Shkodër sulmuesi boshnjak Haris Dilaver, i cili do të jetë edhe afrimi më i ri i Vllaznisë.

Ai pritet që të hedhë menjëherë firmën në kontratë dhe për t’u prezantuar si lojtari më i ri i skuadrës.

Me afrimin e Dilaver, reparti ofensiv duket i kompletuar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

FOTO/ Klubi i Kategorisë së Dytë si Sëlltiku, shikoni çfarë kanë bërë

Publikuar

-

Nga

Sopoti i Librazhdit është duke i dhënë fund përgatitjeve për nisjen e kampionatit.

Stafi teknik dhe futbollistët janë mbledhur në ambientet e stadiumit, duke bërë edhe foton zyrtare të ekipit të sezonit të ri.

Janë prezantuar edhe uniformat e reja, që ngjajnë me ato të ekipit skocez të Sëlltikut, me vija të bardha dhe jeshile. Kujtojmë që Sëlltik është kampion absolut në Skoci prej 9 vitesh radhazi.

LEXO TE PLOTE

La Liga

TRONDITËSE NGA SPANJA/ Barcelona rrezikon të falimentojë, ja arsyeja

Publikuar

-

Nga

Një lajm tronditës është duke qarkulluar mëngjesin e sotëm në të gjithë  mediat prestigjioze spanjolle. Barcelona mund të shkoj drejt falimentit! Sipas “RAC1”, nëse klubi katalanas nuk arrin të reduktojë pagat në shumë e 190 milionë eurove brenda një jave, rrezikon të shkojë në kolaps.

Do të jetë një luftë me kohën për klubin prestigjioz spanjoll, sepse para 5 nëntorit të ardhshëm duhet të bihet dakord për reduktimin e pagave në masën 30%, në të kundërt, Barcelona mund të hyjë në procesin e falimentimit në janar.

Situata e Mesit është një nga më shqetësueset. Nëse ai vendos të mos rinovojë, klubi do të duhet t’i paguajë një bonus në fund të kontratës.

Karles Tuskuets, presidenti administrues i klubit, pas dorëheqjes së Bartomeut dhe bordit të tij, theksoi në paraqitjen e parë, të enjten, se sa e vështirë është situata:

“Shqetësimi ynë kryesor është ai financiar. Pandemia, veçanërisht po prek Barcelonën. Klubi varet nga turizmi dhe tani nuk ka aktivitet të tillë. Situata nuk është e rehatshme, ne duhet të mbledhim idetë e takimit të mëparshëm për të korrigjuar sëmundjet që na prekin”.

Barça ka parë të ulen të ardhurat e saj në mënyrë dramatike për shkak të pandemisë dhe gjithçka tregon se situata do të vazhdojë kështu, ndoshta deri në fund të sezonit. Dyqanet dhe muzeu i klubit janë prekur keq. Edhe premiot e Ligës së Kampionëve, gjithashtu kanë pësuar shkurtime, thuhet në artikullin e publikuar nga “AS”.

LEXO TE PLOTE

Sport

Ndryshon rregulli, FSHF lejon pesë të huaj në fushë

Publikuar

-

Nga

Klubet e Kategorisë Superiore, Kategorisë së Parë dhe të Kategorisë së Dytë mund të aktivizojnë gjatë një ndeshjeje deri në pesë lojtarë të huaj për sezonin 2020- 2021, që nis zyrtarisht këtë të diel me ndeshjet e Kupës së Shqipërisë.

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se në mbledhjen e fundit të Ligës Profesioniste, klubet elitare i kërkuan direkt presidentit të FSHF-së, Armand Duka, që përmes Komitetit Ekzekutiv, të miratojë shtimin e numrit të të huajve. Pra, nga 4 që ishte deri në fund të sezonit 2019-2020, të bëhet në 5 lojtarë brenda një ndeshjeje.

Edhe pse FSHF ka qenë vazhdimisht kundër shtimit të numrit të të huajve, këtë herë i është dorëzuar kërkesës insistuese të Ligës, por me një kusht. Gazeta mëson se edhe vetë klubet kanë kërkuar mirëkuptim nga FSHF-ja që ta miratojë këtë kërkesë për të paktën një sezon, duke qenë se ky kampionat që do të nisë, është më i veçantë se të tjerët, për vetë problematikën që kishte.

Burime në institucionin e futbollit shqiptar i konfirmuan gazetës se miratimi i kërkesës është thjesht një formalitet, teksa pritet të merret me një vendim qarkullues në ditët e ardhshme nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së. Gjithçka është fakt i kryer dhe pritet që me fillimin e kampionateve më 4 nëntor, klubet të kenë drejtën për të aktivizuar deri në pesë të huaj. Duke shtuar këtu edhe faktin që lojtarët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk cilësohen të huaj, tashmë mundësitë e klubeve dhe natyrisht të trajnerëve nuk do të jenë të limituara.

KËRKESA

“Pandemia, bojkoti për afro dy muaj dhe ngjeshja që do të ketë kalendari na kushtëzojnë jo pak, prandaj dhe shtimi i numrit të lojtarëve të huaj nga 4 në 5, duke pasur parasysh edhe se si kanë operuar klubet në merkaton e verës, do të ishte një mundësi e madhe për të përballuar këtë sezon të pazakontë. Të paktën të miratohet vetëm për këtë sezon që do të nisim”. Është ky argumentimi i Ligës për kërkesën e shtimit të lojtarëve të huaj drejtuar Komitetit Ekzekutiv, i cili është organi më i lartë që miraton ndryshimin e rregullores.

LOJTARËT

Quajeni “Kombet e Bashkuara të Superiores”. Plot 55 lojtarë të huaj nga 17 vende të ndryshme në Europë, Afrikë, Amerikë dhe deri në Hong Kong janë zyrtarisht pjesë e kampionatit shqiptar këtë sezon.

Merkatoja e 10 klubeve, që u mbyll më 2 tetor, pati 220 lëvizje në total dhe ndryshoi jo thjesht përbërjet e skuadrave, por krijoi edhe habi për afrimet e bëra nga vende që më parë nuk ishin dëgjuar kurrë në Shqipëri sa i përket futbollit. Tirana, Laçi dhe Vllaznia janë pa diskutim skuadrat rekordmene sa u përket të huajve, përkatësisht me nga 9, 8 dhe 7 lojtarë, në një kohë që do të lejohen vetëm 5 në fushë./Panorama Sport

LEXO TE PLOTE