Connect with Us

VIDEO/ Paraqitja pozitive nuk mjafton, Kukësi pëson 4 gola ndaj Volfsburgut

Sport

VIDEO/ Paraqitja pozitive nuk mjafton, Kukësi pëson 4 gola ndaj Volfsburgut

Publikuar

-

Ka marrë fund ëndrra e Kukësit për të eliminuar Volfsburgun në Ligën e Europës dhe për të kaluar në raundin e tretë kualifikues. Verilindorët janë mposhtur në “Air Albania” me rezultatin 4-0, nga gjermanët e Volfsburgut. Ndeshja nisi mirë për të besuarit e Gegës, të cilët tentuan të surprizonin gjermanët, me disa raste, por pa sukses.

Ishte Veighorst që shënoi për gjermanët në minutën e 20′, duke përfituar nga një gabim i lojtarëve të Kukësit. Volfsburgu përfitoi përsëri nga një gabim i verilindorëve, pasi portieri Elezaj ishte i pasigurtë në një dalje të tij dhe kjo i kushtoi me gol në minutën e 32 duek shënuar Lakruah.

Vetëm dy minuta më vonë Rroca kishte mundësinë të shënonte për ekipin e Gegës nga pika e bardhë e penalltisë, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri i gjermanëve.

elezaj

Në pjesën e dytë, Kukësi u përpoq të reagojë me Gashin që goditi traversën në minutën e 57. Pas kësaj gjermanët kishin raste më të pastra, duke shënuar edhe dy herë të tjera me Veighorst në minutën e 74 dje Mehmedin në minutën e 89’

FT| KUKËSI – VOLFSBURG 0-4

Veighorst 20′, 74′, Lakruah 32′, Mehmedi 89′

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Reagimi i Muriqit pas debutimit në Ligën e Kampionëve me Lazion

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka debutuar për Lazion në Ligën e Kampionëve, në ndeshjen përballë Borussia Dortmundit.

Ekipi italian e fitoi sfidën e parë në kuadër të Grupit F, edhe atë me rezultat bindës prej 3-1 kundër skuadrës gjermane.

Muriqi, i cili iu bashkua Lazios këtë verë nga Fenerbahce, u inkuadrua në lojë në minutën e 67-të në vend të Joaquin Correas.

“Paraqitje dhe rezultat i shkëlqyer! Përpara Lazio!”, ka shkruar 26-vjeçari në postimin e tij.

Këtij publikimi ia ka bashkëngjitur edhe disa fotografi nga ndeshja kundër skuadrës gjermane.

LEXO TE PLOTE

Sport

Polemika te Kukësi, Ethemi: U largova nga ekipi prej… shokëve

Publikuar

-

Nga

Edis Maliqi la Kukësin për t’iu bashkuar “kolonisë” së shqiptarëve te Lokomotiva e Zagrebit. Mbrojtësi ruan kujtimet më të mira nga aventura 2-vjeçare me verilindorët, por mendon se kishte ardhur koha që të hidhte hapin e madh në karrierë.

Në një intervistë të dhënë enkas për “Panorama Sport”, 24-vjeçari tregon arsyet pse refuzoi rinovimin me nënkampionët e Shqipërisë, ndonëse negociatat gjatë kësaj vere nuk kanë munguar. Lojtari i linjës së djathtë e pranon se rrjedhjet e shumta të verës ndikuan jo pak në vendimin e tij. Edhe pse kuksianët kanë pësuar “revolucion”, ai është i bindur se afrimet e reja kanë cilësi dhe objektivat do të jenë madhorë.

Dy vite shumë të mira te Kukësi dhe Maliqi kalon te Lokomotiva e Zagrebit. A ishte ky rrugëtim një “trampolinë” për ju?

Janë dy vite shumë të mira. Ruaj plot kujtime e momente të bukura nga kjo eksperiencë që kalova te Kukësi. Një përvojë që më ka rritur dhe më bëri që të hedh këtë hap të madh, duke kaluar në kampionatin kroat. Ndaj, është e vërtetë dhe nuk kam pse ta fsheh: Ky rrugëtim ishte “trampolina” ime.

Gjithkush dëshiron një aventurë jashtë vendit, por duam të dimë shkaqet që sollën “divorcin” me verilindorët?

Unë mendoj që Kukësin e kam respektuar jashtëzakonisht shumë dhe jo më kot kam qenë 2-3 herë në takim me drejtuesit e klubit për të folur për një rinovim të mundshëm. Në fund nuk e kemi gjetur marrëveshjen për bashkëpunim, ndaj edhe vendosa që të largohesha.

Pas një morie largimesh, ju ishit i fundit që shpallët “divorc” me Kukësin. Fakti që shihnit shokët e ekipit që të iknin, a ndikoi te vendimmarrja e Edisit?

Nuk është ndjenjë e mirë, kur sheh që të largohen bashkëlojtarët. Unë me ta kam kaluar një kohë të gjatë dhe shumicën prej tyre madje unë i kam pasur edhe shokë të ngushtë. Është më shumë se normale që ka pasur ndikim te vendimi im për t’u larguar nga klubi.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Televizoni i famshëm botëror mahnitet pas Strakoshës: Ndaloi Haland, ishte një siguri

Publikuar

-

Nga

Fitorja e Lacios ndaj Borusia Dormtund në ndeshjen e parë të këtij edicioni në Ligën e Kampioneve, sigurisht që është shoqëruar me elozhe për paraqitjen e skuadrës italiane e mes emrave nuk mund të mungonte as Thomas Strakosha.

Portieri i përfaqësueses shqiptare  zhvilloi një ndeshje të mirë, duke ndalur shpeshherë tentativat e kundërshtarëve dhe nga kjo mori vlerësime edhe nga portali i rrjetit të njohur “Eurosport”.

Ai i vendosi notën 6,5 futbollistit shqiptar për atë që dha në fushën e lojës në këtë sfidë, duke shpjeguar se pse e meritonte një vlerësim të tillë.

“Nuk muhd të bënte asgjë ndaj golit të Haland, të cilit i tha “jo” në fillimin e pjesës së dytë me një ndërhyrje të kujdesshme. Ai ishte një siguri, edhe në gjërat e vogla”, shkruan portali i “Eurosport” për futbollistin shqiptar.

Strakosha është kritikuar shpesh në këtë fillim sezoni te Lacio edhe pse nuk ka qenë faji i tij se skuadra ka pësuar shumë gola falë pasigurive në mbrojtje. Ndaj paraqitja dhe vlerësimet e sotme në debutimin e tij në Ligën e Kampioneve do ta ndihmojnë për të dhuruar paraqitje edhe më të mira në vijim.

LEXO TE PLOTE