Connect with Us

Udhëtoi në Itali me gomone, ka idhull Chiellinin/ Ja 10 fakte për Marash Kumbullë, lojtarin e ri të Romës

Seria A

Udhëtoi në Itali me gomone, ka idhull Chiellinin/ Ja 10 fakte për Marash Kumbullë, lojtarin e ri të Romës

Publikuar

-

Prindërit e tij shkuan me gomone drejt Italisë në kërkim të një jete më të mirë, ndërsa nga dje është lojtar i Romës, një prej skuadrave më të rëndësishme të futbollit italian. Ia arriti falë sakrificës, por mbi të gjitha falë talentit të tij të jashtëzakonshëm, të cilin e tregoi menjëherë në vitin e parë në Serinë A dhe bëri për vete shumë ekipe të tjera. Kërkuan shërbimet e tij, por tani është Roma që do të forcohet në mbrojtje me lojtarin e Kombëtares shqiptare. Këto janë 10 kuriozitetet për futbollistin kuqezi, të cilat janë publikuar nga portalet pranë skuadrës së Romës dhe prezantojnë më mirë blerjen e tyre.

ME GOMONE – Marash Kumbulla është djali i një emigranti shqiptar, i cili shkoi në Itali me gomone nga Shqipëria në kërkim të një jete më të mirë. Vetëm katër vite pasi shkoi në Itali, babai Lin u bë me djalë, të cilin e quajti Marash. Në Itali e njohin si Maks Kumbulla.

NGA VERONA – Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare nuk është i vetmi që te Roma ka ardhur i rritur nga akademia e Veronës. Edhe Pelegrini ka ndjekur të njëjtën rrugë si shqiptari. “Kam shkuar te Verona kur isha vetëm 8 vjeç dhe kam kaluar nëpër të gjitha ekipet e moshave të Veronës. Tani kam ardhur në skuadrën e parë dhe dua të jap kontributin tim”, ka thënë Kumbulla kohë më parë.

DEBUTIMI – Debutimi i Kumbullës në Serinë A erdhi në 25 gushtin e vitit 2019 kundër Bolonjës. Trajneri Ivan Juriç e vlerësonte shumë dhe për këtë arsye i dha besim. “E aktivizova titullar që në javën e parë, sepse gjatë grumbullimit asnjë sulmues i ekipit nuk mund të shënonte kur e kishte përballë. Është i rritur mjaftueshëm”, ka thënë trajneri i Veronës.

REKORDI – Golin e parë e shënon në 5 tetorin e vitit 2019 në fitoren që Verona arriti 2-0 kundër Sampdorias. Ai u bë mbrojtësi i parë që ka lindur në vitin 2000 dhe ka shënuar gol në 5 kampionatet kryesore në Europë.

KIELINI IDHULL – Idhulli i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare është Kielini dhe në dhomën e tij ka pasur një poster. “E kam admiruar që kur isha fëmijë për grintën dhe dëshirën për t’u përmirësuar. Është një luftëtar në fushën e lojës”.

ROLI – Në shumicën e rasteve, Marash Kumbulla ka luajtur në mbrojtjen me tre. Dikur ka bërë rolin e qendrës, por më vonë u spostua majtas dhe tregoi vlerat e tij. “Më pëlqen shumë ky rol sepse më jep më shumë lirshmëri dhe ndihmoj skuadrën edhe në mesfushë”, thotë ai.

SHQIPËRIA – Marash Kumbulla ka shtetësi italiane dhe shqiptare. Zgjodhi të luante për Kombëtaren kuqezi. “Prindërit e mi janë shqiptarë dhe jetojnë në Itali për më shumë se 20 vite. Unë ndihem si italian ashtu edhe shqiptar, por sigurisht më shumë shqiptar sepse luaj për këtë Kombëtare”, tregon Kumbulla. Grumbullimi i tij i parë me kuqezinjtë erdhi më 31 gushtin e vitit 2019 dhe debutimi më 14 tetor kundër Moldavisë.

SFIDA E FUNDIT – Ndeshjen e fundit në Serinë A e ka luajtur pikërisht ndaj Romës së Fonsekës. Bëhet fjalë për 15 korrikun e këtij viti, ku Juriç e aktivizoi si titullar në transfertën me kryeqytetasit, por pastaj e zëvendësoi në minutën e 19-të për një dëmtim. Ky dëmtim e mbajti jashtë deri në fundin e sezonit.

STATISTIKAT – Marash Kumbulla ka luajtur 25 ndeshje në Serinë A, ku ka shënuar 1 gol, ka marrë 5 kartonë të verdhë dhe një karton të kuq. Nota e tij mesatare ka qenë 6.15. Këto janë statistikat e tij për vitin e parë në elitën e futbollit italian. SI
KRYEZIU – Kumbulla do të jetë shqiptari i dytë që luan për skuadrën e Romës. I pari ka qenë Naim Kryeziu dhe për ta gjetur këtë fakt duhet të kthehemi pas 91 vite, kur në vitin 1939 ai firmosi me ekipin e kryeqytetit italian. I mbajti veshur këto ngjyra deri në vitin 1947 duke fituar titullin kampion në sezonin 1941-1942.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Dermaku: Dua të bëhem si Bruno Alvesh, Ja pse ika nga Parma

Publikuar

-

Nga

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë Kastriot Dermaku u prezantua sot si lojtari më i ri i Leçes në Serinë B. Pasi debutoi të mërkurën me gol kundër Kremonezes, qendërmbrojtësi u shpreh i lumtur që do të përfaqësojë ekipin verdhekuq në Serinë B.

Përpara mediave, ai u shpreh se është frymëzuar nga mbrojtësi veteran portugez Bruno Alvesh me të cilin ishte shok skuadre te Parma. Ai zbuloi dhe arsyet se përse u largua nga ekipi i rajonit Emilia-Romanja duke theksuar se nuk llogaritej për skemën taktike të trajnerit.

“Gol në debutim – Mendoj se të mërkurën na mungoi vetëm fitorja. Nuk është detyra ime të shënoj, por jam i gëzuar sepse më ndihmon të përshtatem më shpejt me skuadrën.

Modeli – Njëri prej lojtarëve që e marr gjithmonë për model është Bruno Alvesh te Parma, i cili më ka mësuar shuëm gjëra dhe jashtë fushe. Elementë të tillë kanë peshë në dhomat e zhveshjes.

Arsyet e zgjedhjes së Leçes – Kur nuk bën në një projekt teknik si ai te Parma, është normale që të kërkosh një ekip të ri. Jam i kënaqur që jam në një ambjent të ngrohtë. Kjo skuadër nuk e meriton të jetë në Serinë B. E kujtoj dashurinë e tifozëve të Leçes kur luaja si kundërshtr.

Ndeshja e radhës me Kozencën – Dita e diel do të jetë e vështirë për ne, është diçka e bukur që kthehem si ‘ish’ në Kalabri.

Roli – Jam qendërmbrojtës. Fiziku më ndihmon shumë të shprehem mirë në këtë pozicion.

Karriera – Nuk kam asgjë për t’u ankuar për karrierën time. Besoj se secili prej bën një rrugë të gjatë për të arritur një nivel të caktuar. Kur debutova në Serinë A me Empolin, nuk isha gati atë kohë, por përvesha mëngët duke nisur nga niveli më i ulët për të arritur sot këtu”, deklaroi Kastriot Dermaku.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Kaloi COVID-19 / Pozitiv, negativ, pozitiv. Muaji i çuditshëm i Ardian Ismajlit

Publikuar

-

Nga

Muaji i fundit ka qenë me të vërtetë i çuditshëm për Ardian Ismajlin, me të papritura dhe ndryshime të mëdha në jetën dhe karrierën e tij. Futbollisti ndërroi shtet e skuadër, duke shkuar në elitën e futbollit italian, ndërsa kalonte në heshtje infeksionin që ka pushtuar gjithë botën, COVID-19.

Ismajli në fillimin e shtatorit ishte grumbulluar me përfaqësuesen shqiptare, por asokohe u hap lajmi se ai ishte infektuar me COVID-19. FSHF vonoi, por në fund publikoi dokumentin që nxirrte lojtarin negativ në testet e kryera. Por gjithsesi, ai nuk mori pjesë në ndeshjet e shtatorit për shkak të një dëmtimi dhe u largua mes misterit nga grumbullimi.

Futbollisti ka udhëtuar menjëherë drejt Kosovës dhe sipas mediave italiane testimet e tij kishin qenë negative. Prej Prishtinës, ai udhëtoi për në Itali, ku firmosi në javën e dytë të shtatorit me Specian. Sipas rregullave, para se të niste stërvitjen me klubin, ai duhej të rezultonte dy herë negativ në tampon. Për çudinë e të gjithëve, tamponi i tij doli pozitiv dhe Ismajlit iu desh që të futej menjëherë në karantinë, pa pasur mundësinë që të stërvitej me pjesën tjetër të ekipit. Dy javë duke pritur me ankth derisa erdhi momenti që ai të dilte nga karantina e detyrueshme dhe të fillonte përsëri stërvitjen normalisht.

Megjithatë, më parë i duhej të udhëtonte drejt Kroacisë për të mbyllur dokumentacionin atje dhe për të bërë zhvendosjen edhe të banesës në Itali. Kjo i kushtoi atij edhe një tjetër karantinë të shkurtër dyditore pas kthimit, derisa mori përgjigjen e dyfishtë të tamponëve, ndonëse kishte kalur COVID-19 që herën e parë.

Të martën, futbollisti shqiptar mund të buzëqeshte më në fund në stërvitjen e Specias, e para për që pas firmës që hedhur që me 14 shtator! Ai iu bashkua pjesës tjetër të skuadrës dhe tashmë do të jetë i gatshëm për të dhënë kontributin e tij në Seinë A me këtë klub, ku ai vlerësohet si investimi më i rëndësishëm ndaj edhe e kanë bërë futbollistin më të paguar në këtë edicion.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Vlerësimet e mediave italiane: Kumbulla më i miri në fushë

Publikuar

-

Nga

Ja disa nga vlerësimet e bëra nga media italiane, për paraqitjet e “diamantit” të mbrojtjes shqiptare të Romës, Marash Kumbulla.

(Sportmediaset) Kumbulla 7.5: “I vetmi në radhët e Romës që luan në mënyrë fantastike, përpara zëvendësimeve ‘big’, që ndërruan rrjedhën e ndeshjes. Goli i fitores ishte qershia mbi tortë për paraqitjen e bërë nga shqiptari”.

(Tuttomercatoweb) Kumbulla 6.5: “Gjendet në vendin e duhur, në kohën e duhur, pas pasimit gjenial të Henrik Mikhitarjanit. Shqiptari kalon me kokë Von Ballmos dhe feston golin e parë në Ligën e Europës, në debutimin e tij në turnetë kontinental. Për më tepër, këto tri pikë të para të Romës në këtë turne janë plotësisht meritë e Marashit”.

(Vocegiallorossa) Kumbulla 6.5: “E gjen veten të udhëheqë repartin e mbrojtjes, ku me përjashtim të disa shpërqendrimeve të vogla, luan një ndeshje fantastike, e cila vlerësohet edhe më shumë nga goli i përmbysjes dhe i marrjes së tri pikëve të para nga Roma”.

LEXO TE PLOTE