Connect with Us

U ekzekutua me breshëri plumbash/ Kush është Bujar Çela, puna që bënte

Kronika

U ekzekutua me breshëri plumbash/ Kush është Bujar Çela, puna që bënte

Publikuar

-

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë të mëngjesit të sotëm në Bradashesh të Elbasanit, ku 50-vjeçari Bujar Çela u ekzekutua me breshëri plumbash nga katër autorë të maskuar.

Mësohet se katër autorët kanë qëlluar njëkohësisht me armë në drejtim të Çelës, ndërsa ky i fundit po zbriste nga makina dhe po futej për të pirë kafen e mëngjesit në një lokal që qëndronte 24 orë i hapur.

Por, kush është Bujar Çela

Bujar Çela punonte si taksist pa licencë. Ai priste udhëtarët që vinin me autobusët e Greqisë.

Burimet bëjnë të ditur se Bujar Çela, është vëllai i Talo Çelës, një personazh i njohur i botës së krimit.

LEXO EDHE:  Bujar Çela kishte 15 plumba në trup/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse, mesazhi që përcollën autorët

Talo Çela është një nga autorët e grabitjes së 4.6 mln eurove në Rinas në 9 prill 2019.

Talo Çela, vëllai i viktimës

Talo Çela, gjithashtu dyshohet se fshihet pas atentatit me armë zjarri të 2 vëllezërve Haxhia në Durrës.

Emri i Talo Çelës ka dalë në dritë përmes dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla, i arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia./ CNA.al

Vrasja e Bujar Çelës/ Gjendet e djegur makina e autorëve  

Ekzekutimi mafioz në Elbasan/ Zbardhen detajet, kush është vëllai i viktimës

Plumbat trondisin Elbasanin/ Ekzekutohet nga 4 atentatorë vëllai i Talo Çelës

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ushtronte lojëra fati në lokalin e tij/ Arrestohet 45 vjeçari në Shkodër

Publikuar

-

Nga

Ushtronte lojëra fati në lokalin e tij/ Arrestohet 45 vjeçari në Shkodër

Policia ka arrestuar në flagrancë një person për që ushtronte lojëra fati në Shkodër.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A.P., 45 vjeç, të cilit iu gjetën dhe sekuestruan në ambientet e lokalit në pronësi të tij, një sasi birre në shishe pa pullë fiskale, një tavoline pokeri, dy pako letra bixhozi dhe një pako çipsa për lojë pokeri.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë edhe shtetasin J. P., 37 vjeç, për veprën penale “Organizim i lotarive të palejuara“, pasi kishte në pronësi tavolinën e pokerit që u gjet në lokalin e 45-vjeçarit.

LEXO EDHE:  Zjarr në aeroportin e Rinasit/ Zbulohen shkaqet

LEXO EDHE:  Ralf Gjoni zbardh pyetjet për Lleshajn/ Rrezikohen policët që ndoqën grabitësit?

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tentoi të vriste me armë 37-vjeçarin/ Policia parandalon krimin, arreston në flagrancë të riun

Publikuar

-

Nga

Tentoi të vriste me armë 37-vjeçarin/ Policia parandalon krimin, arreston në flagrancë të riun

Rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, në ambientet e një lokali në fshatin Vrakë të Shkodrës janë konfliktuar dy persona, por sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve.

Mësohet se i riu me iniciale K.K., 20 vjeç, ka tentuar të vrasë për motive të dobëta, me armë zjarri, shtetasin J. P., 37 vjeç, banues në Shkodër, duke e qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë, por pa i shkaktuar dëmtime trupore.

Falë reagimit në kohë, shërbimet e Policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që do kishte pasoja të rënda për jetën.

LEXO EDHE:  Zjarr në aeroportin e Rinasit/ Zbulohen shkaqet

LEXO EDHE:  Grabitja në Rinas/ Krimet e Rënda kërkojnë arrestimin e pesë punonjësve të ICTS

20-vjeçari, sapo ka parë Policinë është larguar me shpejtësi, por është kapur gjatë ndjekjes. Shërbimet e Policisë bënë të mundur edhe gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit pistoletë me silenciator, të cilën autori e hodhi në rrugë gjatë ndjekjes së Policisë, si dhe automjetin me të cilin ai tentoi të largohej./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tërmeti i fuqishëm në detin Egje/ Plagoset një i ri shqiptar, dërgohet me helikopter në Athinë

Publikuar

-

Nga

Tërmeti i fuqishëm në detin Egje/ Plagoset një i ri shqiptar, dërgohet me helikopter në Athinë

Tërmeti 6.6 ballë që u regjistrua ditën e djeshme në detin Egje ka lënë deri më tani 25 viktima dhe mbi 800 të plagosur në Turqi dhe dy viktima në Greqi.

Mediat e huaja raportojnë se mes të plagosurve nga tërmeti është edhe një 14 vjeçar shqiptar, i cili ka marrë goditje në kokë, ka thyer një krah dhe ka marrë dëmtime në këmbë.

Bëhet fjalë për të riun me iniciale E.M me origjinë nga Lezha. Ai është është transportuar menjëherë me helikopter drejt Athinës, ku po merr ndihmë më të specializuar shëndetësore për shkak të gjendjes delikate.

I riu ka qenë në ishullin grek Samos dhe është dëmtuar gjatë lëkundjeve të forta.

LEXO EDHE:  Emri-Arrestohet në Rinas shqiptari i dënuar në Itali për trafik droge

LEXO EDHE:  U kap me 12 mijë euro në doganë/ Procedohet penalisht 20 vjeçarja nga Tirana

Ndërkohë, nga anqa tjetër, në Turqi janë shembur dhjetëra banesa dhe po punohet për nxjerrjen e trupave nga gërmadhat./ CNA.al

LEXO TE PLOTE