Connect with Us

Tjetërsimi i pronave/ Dënohet me burg ish-kryebashkiaku i Lezhës

Kronika

Tjetërsimi i pronave/ Dënohet me burg ish-kryebashkiaku i Lezhës

Publikuar

-

Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj është dënuar me katër vite burg, për “shpërdorim të detyrës.

Kujtojmë këtu se Frrokaj është marrë i pandehur në lidhje me tjetërsimin e pronave në zonën e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin.

Ndërsa ish-nënkryetari i Bashkisë Enver Hafizi është dënuar me një vit burg.

Gjithashtu Gjykata e Lezhës ka dhënë vendimin edhe per zyrtaret e tjerë të akuzuar. Ish-drejtori i Hipotekës Artan Djala është dënuar me 2 vite burg, ish-kryetari i Qarkut Lezhë, Gjok Ndoka u dënua me 4 vite burg,  3 vite burg për Juxhina Memën dhe 1.6 vite për Ardenis Haxhinë. Ndërkohë, është shpallur i pafajshëm Renato Malotaj, ish-futbollisti i Vllaznisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shënohet viktima e parë shqiptare në Izmir/ 62-vjeçarja gjendet e vdekur nën rrënojat e pallatit duke përqafuar të birin

Publikuar

-

Nga

Shënohet viktima e parë shqiptare në Izmir/ 62-vjeçarja gjendet e vdekur nën rrënojat e pallatit duke përqafuar të birin

Është shënuar viktima e parë shqiptare si pasojë e tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë ditën e djeshme.

Ajo është Nazmiye Doraya (Nazmie Doraja) 62 vjeçe nga Prishtina, por rezidente në Izmir prej një kohe të gjatë.

E ndjera është gjetur nën rrënojat e pallatit e përqafuar me të birin, i cili  tashmë ndodhet në gjendje të rënduar në spital./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Policia bën namin me gjoba/ Ndëshkon 765 qytetarë dhe 3 administratorë lokalesh

Publikuar

-

Nga

Policia bën namin me gjoba/ Ndëshkon 765 qytetarë dhe 3 administratorë lokalesh

Në të gjithë vendin, strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave anticovid.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative me vlerë 3.000 lekë, 765 qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat mbrojtëse, 8 prej të cilëve janë shoqëruar në komisariat.

Gjithashtu, janë ndëshkua me masën 1.000.000 lekë secili, 3 administratorë lokalesh, pasi nuk respektuan protokollet e sigurisë.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, nga Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore janë evidentuar 765 qytetarë që nuk kishin maskat mbrojtëse, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 3 lokale, në ambientet e të cilëve kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë që kanë si qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë.

LEXO EDHE:  Djali i deputetit përballet me togat e zeza/ Kërkohet seancë me dyer të mbyllura

LEXO EDHE:  Nga Tatim-Taksat, Prokuroria dhe Gjykata/ Në Elbasan "punët" mbarohen në kafene

Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 8 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, të respektohet me rigorozitet vetëkarantinimi i detyrueshëm nga ata qytetarë që janë të prekur me COVID-19, pronarët e lokaleve të respektojnë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përplasen dy automjete pranë terminalit të autobuzave në Tiranë/ Bllokohet plotësisht lëvizja

Publikuar

-

Nga

Përplasen dy automjete pranë terminalit të autobuzave në Tiranë/ Bllokohet plotësisht lëvizja

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme pranë Terminalit të Autobusëve në Tiranë.

Mësohet se një kamion dhe një  automjet tip“Benz” janë përplasur me njëri-tjetri, por fatmirësisht pa dëme në njerëz.

Dy drejtuesit nuk kanë lëvizur nga vendi i ngjarjes në pritje të policisë, çka ka sjellë dhe bllokim total të trafikutm, raporton Ballkan ëeb.

LEXO EDHE:  Vrasja e efektivit, vëllezërit Aliko sot para gjykatës

LEXO EDHE:  Vdekja e shtatzanës/ Gjykata vendos detyrim paraqitje për dy mjekët

Situata vijon e njëjtë prej më shumë se 30 minutash, ku makinat nuk lëvizin asnjë centimetër dhe rruga Institut-Tiranë është bllokuar tërësisht./CNA.al

LEXO TE PLOTE