Connect with Us

Teuta shumë e vogël për Granadën, spanjollët bëjnë ligjin në “Niko Dovana”

Sport

Teuta shumë e vogël për Granadën, spanjollët bëjnë ligjin në “Niko Dovana”

Publikuar

-

Granada shumë e fortë për Teutën! Ekipi i La Ligës ka mposhtur skuadrën shqiptare me rezultatin 0-4, duke bërë një debutim thuajse perfekt në arenën Europiane.

Spanjollët nuk e vunë në diskutim për asnjë moment triumfit, teksa arritën të zhbllokonin sfidën me anë të sulmuesit Soldado në minutën e 5-të, ndërkohë që Kenedi dyfishoi shifrat në minutën e 5-të.

Më pas ishte radha e Herrerës që shënoi dopietë në minutat 31 dhe 46.

Skuadra e Martinit e mbylli sfidën me 10 lojtarë pas daljes me kartonin e dytë të verdhë të Fabjan Beqjas. Vlen të theksohet fakti se diferencat në fushën e lojës ishin të frikshme, teksa Teuta nuk bëri asnjë gjuajtje të rrezikshme në kuadrat.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Zhgënjen sërish Juventusi, Kulusevki e shpëton nga humbja

Publikuar

-

Nga

Juventusi zhgënjen sërish. Bardhezinjtë kanë arritur një tjetër barazim 1-1 ndaj Hellas Veronës, i treti pas pesë ndeshjeve të Serie A. Andrea Favilli (60′) çoi në delir mysafirët, por Dejan Kulusevski (78′) arriti të baraspeshonte gjithçka.

Ishte një solo gol i suedezit që shpëtoi Juven nga humbja, pasi skuadra e Andrea Pirlo vijon të mos bind me lojën e treguar në fushë. Juve në vendin e pestë tubon nëntë pikë, ndërsa Verona me tetë pikë është në pozitën e tetë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Fidel Ylli: Bastet nuk i mbylli as Enver Hoxha, të hapen për futbollin

Publikuar

-

Nga

Para dy vitesh, qeveria aktuale pati vendosur për mbylljen e pikave të basteve në vendin tonë. E tani që futbolli ka ngritur zërin ndaj qeverisë, duke i kërkuar vëmendje dhe miratimin e një pakete ligjore që do të jetë në ndihmë të sportit, deputeti socialist Fidel Ylli deklaron për “A2CNN” se do të duhet që të hapen pikat e basteve që të mund të sigurojnë edhe një fond të rëndësishëm të ardhurash për sportin.

“Pse një shtet i ri si Kosova ka një buxhet 11 milionë euro për sportin dhe ne e kemi 900 mijë euro? Kjo tregon që qeveria duhet të jetë më e vëmendshme, edhe pse ka filluar të jetë. Pse jo, të krijojë një ministri në vete. Të vërë dikë në krye, t’i japë një buxhet dhe t’i hapë edhe bastet sportive që po luhen nën dorë.

Këto nuk i mbylli as Enver Hoxha. Ishin bërë si kërpudha, por duhen rregulluar sepse janë 50 milionë euro që mund të marrë sporti. Merr edhe qeveria para prej tyre, jo vetëm futbolli. Sikur vetëm bastet të merrte sporti nga qeveria, nuk do të duhej asnjë lek nga buxheti i shtetit. Bastet ishin bërë si kërpudha, po atëherë t’i marrë në dorë shteti, sepse baste ka edhe në Itali, Gjermani, Angli dhe kudo”, deklaroi Fidel Ylli.

LEXO TE PLOTE

Seria A

LIVE| Juventus-Verona/ Mbyllet pjesa e parë, VAR i anulon supergolin Moratës (VIDEO)

Publikuar

-

Nga

Juventusi pret në shtëpi Helas Veronën, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në Serinë A. Bardhezinjtë e Pirlos do të kërkojnë të rikthehen të fitorja në kampionat, pas barazimi 1-1 ndaj Krotones një javë më parë. Megjithatë nuk do e kenë aspak të lehtë, pasi Verona na ka mësuar se di t’iu hapë probleme skuadrave të mëdha.

Pritet të jetë një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë të marrin maksimumin. Mungesat te “Zonja e Vjetër” do të jenë të shumta, teksa nuk janë të gatshëm për sfidën e sotme, Kristiano Ronaldo, Aleks Sandro, Xhiorxhio Kielini, Federiko Kieza, dhe Matajs De Ligt.

Në formacionin me skemë 3-4-1-2, Pirlo ka vendosur në qendër të sulmit Moratën me Dibalën, teksa pas tyre do të jetë Ramsej, në mesfushë startojnë, Kuadrado, Artur, Rabio dhe Bernardeski. Demiral, Bonuçi dhe Danilo formojnë treshen e mbrojtjes, teksa pas tyre në portë qëndron Shezni.

LIVE| Juventus-Verona 0-0

LEXO TE PLOTE