Connect with Us

“Tërmet” në futbollin shqiptar, FSHF përjashton dy klube nga gara

Sport

“Tërmet” në futbollin shqiptar, FSHF përjashton dy klube nga gara

Publikuar

-

“Bombë” në Kategorinë e Parë, FSHF vendos të përjashtojë për sezonin 2020-2021 dy klube për shkak se nuk përmbushin asnjë kriter për të vazhduar garën.

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se Komisioni i Licencimit në FSHF ka vendosur që Elbasani dhe Erzeni i Shijakut të zbresin në Kategorinë e Dytë. Në këto kushte, duke qenë se mbeten vetëm 16 ekipe nga 18 që ishin, FSHF pritet të ndryshojë edhe strukturën e Kategorisë së Parë.

Pra, nuk do të ketë skuadra që do të ndahen në dy grupe, por thjesht një kampionat me 16 ekipe. Gazeta mëson se Erzeni dhe Elbasani kanë të drejtë apelimi pas këtij vendimi drastik të Komisionit të Licencimit, që i zbret në Kategorinë e Dytë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

“Bomba” e Sinës: Më thanë se Deden e hoqën sepse nuk futi në formacion Grent Halilin

Publikuar

-

Nga

Ish-lojtari i Tiranës, Elvis Sina ka bërë një deklaratë të fortë, ku ka thënë se njerëz në klubin e Tiranës i kanë thënë se Nevil Dede u largua nga drejtimi i skuadrës, pasi presidenti Refik Halili, i kërkoi llogari pse nuk kishte futur Grent Halilin në formacion për Laçin. Në “Rubrika Sportive”, Sina ka thënë se Halili ndërhyn gjithmonë në formacione, teksa shton se nuk meriton asnjë trajner të punojë me të.

“Askush nuk e priste këtë lëvizje, pasi Dede nuk e kishte futur akoma idenë e lojës së tij në skuadër. Dede ka bërë shumë mirë që u largua, pasi me presidentë të tillë nuk bën dot lojën që do. Më këta presidentë ul figurën tënde. Nuk bëhet fjalë që Halili ndërhyn në formacion. Ai ka qenë gjithë kohën aty  dhe ndërhyn siç e ka zakon. Dede ka bërë shumë mirë që ka ikur. Ai president nuk meriton të ketë asnjë trajner aty. E ka bërë atë klub si paçavure.

Unë sot e mora vesh dhe fola me dikë që është aty afër. Ai më tha se nuk kishte futur djalin e Halilit në formacion dhe iu kërkua llogari pse nuk e futi. Dede më tej i tha se jam unë trajneri. Ai më pas i kërkoi që Grenti të ishte në formacion dhe Dede vendosi largimin.

Në deklaratën e dhënë tha që nuk mbështetem te lojtarët e akademisë, se dua titullin kampion. Imazhi i klubi ka shumë kohë që është prishur me problematikat, me borxhet edhe problematika të tjera.

Presidenti nuk duhet të fusë hundët te trajneri, te gjërat që nuk i takojnë. Për gjërat që i takojnë ka të gjithë të drejtën e botës, pasi ka hedhur lekët e tij. Trajneri i ardhshëm? Ta them troç se çfarë trajner do Tirana, nuk mund ta them se jam në TV. Duhet një trajner me këllqe.”, u shpreh Sina.

LEXO TE PLOTE

Seria A

E BUJSHME/ Arrihet marrëveshja, Allegri ulet në stolin e ekipit të njohur

Publikuar

-

Nga

Massimiliano Allegri pritet të ulet në stolin e Romës teksa raportohet se tashmë është arritur marrveshje me një kontratë rreth 5 milionë euro në sezon.

Allegri njihet si një trajner që luan lojë sulmuese dhe sipas asaj që raporton Calciomercato, ai ishte kontaktuar nga Chelsea dhe Napoli.

Trajneri italian i ka kthyer mbrapa që të dyja klubet, duke u thënë se ai tashmë ka një marrëveshje me Romën dhe se brenda disa ditësh do të jetë trajner i Romës.

LEXO TE PLOTE

Sport

Situata kaotike te Tirana, shpërthen presidenti Halili: Hafizi nuk shkon dot në Shkodër se e hedhin nga ura e Bunës, ja e vërteta me Deden

Publikuar

-

Nga

Pas deklaratës së trajnerit Nevil Dede, në lidhje me largimin nga Tirana, ka reaguar sërish presidenti Refik Halili, i cili në një lidhje live për “Gol pas Gol”, u shpreh:

“E falenderoj pamasë Nevilin për korrektësinë, për të vërtetën që ai tha. Janë të gjitha të sakta. Çdo gjë është për të mirën e skuadrën. Që Tirana të eci përpara, është familja bardheblu, pastaj vijmë ne të tjerët.

Jam njeriu që kam thënë që do t’i kërkoj trajnerit që të kemi 5 lojtarë të akademisë në formacionin. Nuk kam qenë i çmendur që kam thënë kështu. Kam aq miq aq shokë aq trajnera që i pyes dhe i marr mendime.

Kërkesat për Muçin, Gecin dhe Çelhakën janë lumë. Unë kam rezistuar, nuk jam i çmendur që mos fus lojtarët e akademisë, por duam edhe rezultate, duam të dalim kampion. Kemi qenë të kujdesshëm, dhe e kam lënë trajnerin të veprojë.

Jam i kënaqur, atë kontingjent ka pasur, ke menduar me Mukën që do bëjmë këtë gjë. Fakti është që nuk kemi pasur rezultate pozitive.

Ky klub nuk imponon askënd, nuk i merr askujt asnjë kafe. Duhet pak frymëmarrje për të arritur edhe rezultatet që ne na nevojiten.

Nuk e kam shitur kurrë Tiranën, nuk kam bërë asnjë poshtërsi. Kur dëgjoj njerëz që flasin sipas dëshirës së tyre, siç ishte rasti i profesor Hafizit. Ai u largua nga Tirana, i ka marrë financat që ka pasur, e ka larë dhe kreditë që kishte. Ka ardhur dhe te Vila Goldi ka ndenjur me muaj dhe javë. Ishte trajner i akademisë tonë. Gjithsesi prapë jemi ulur kemi ngrënë dhe kemi pirë. Unë jam treguar tolerant. E kam treguar edhe me Mirel Josën, Starovën, jemi miq, vazhdojmë e takohemi.

Rezultatet pasqyrojnë dhe presioni nga tifozeria të dertojnë të bësh edhe ndryshime. Për trajnerët, pavarësisht se kemi përfunduar keq, unë nuk bëra ndryshime. Memën e mora me shumë qejf dhe e vendosa aty, nuk e imponova as Egbonë. Nuk iu kam thënë asgjë. Mbi të gjitha është Tirana pastaj të tjerë. Hafizit i uroj që nipërit e tij të bëhet mbretërit  e botës, por Hafizi nuk mund të shkojë dot në Shkodër dhe të kaloj pasi e hedhin nga ura e Bunës dhe e njohin të gjithë se kush është ai. Shpresoj që klubi të eci përpara

Kur dëgjoj Hafizin se flet për djalin tim, i cili ka një jetë në futboll. Unë do i thoja Hafizit, se djemtë e tij ishalla të bëhen sa më të mëdhenj dhe të mos kenë fatin e djalit tim. Nuk i lejohet atij të flasë për djalin tim dhe të tjerëve. Nevilit do i jem mirënjohës. Do bashkëpunoja me atë në mënyra që doja unë. Nuk mund të më përmendet fëmija. Jo 1 në 2 të flasin për djalin tim. Nuk mund të bëhet kështu që të merreni me djalin tim. Këta njerëz që flasin për djalin tim janë të paguar të flasin për këtë. Është një djalë shembullor, nuk bën presion se është djali i presidentit. Dalin disa njerëz që kanë humbur. Matraxhiu nuk e di çfarë lidhje ka me futbollin.

Ju keni marrë në intervista edhe Grentin. Unë këtë kërkoj. Unë mund të jem i vetmi baba, që edhe bashkëshortja më ka thënë, se të gjithë punojnë për të mirën e fëmijës, ndërsa ti je kundër. Te kjo punë unë nuk hy te trajneri, duke i thënë se fut djalin tim. Djalit i kam thënë luaj futboll. Unë nuk mund t’ia heq të drejtën atij, ka filluar që i vogël të luajë. Nuk më intereson se luan bukur djali apo rri në stol, më interesojnë rezultatet. Këtu nuk është momenti për të folur për djalin tim. Unë po them se e shikoj skuadrën se është e kompletuar me lojtarë të mirë. Kemi 6-7 lojtarë të Kombëtares. Doka ishte i lirë. I kam uruar sukses dhe i kam thënë që shpresoj të eci më lart.

Unë jam 7 pikë larg vendit të parë, kështu them unë, ju thoni 16 pikë. Kështu e shikoj unë si president i Tiranës. Tirana ka lojtarë të mirë. Kampionati është i gjatë, por edhe i shkurtër

Do të vazhdojmë të punojmë, do të jemi shumë të kujdesshëm për të bërë më të mirën për klubin tonë. Trajneri i ri? Nuk jam në gjendje që të përcaktoj. Kohë nuk ka. Do të mendohem, do ta shikoj dhe do të vendosim. Kur ta vendosim do t’iu njoftojmë.”, u shpreh Halili.

LEXO TE PLOTE