Connect with Us

Shkrimtari i infektuar me Covid rrëfen dramën/ “Ishin ditët më të vështira të jetës sime”

Sociale

Shkrimtari i infektuar me Covid rrëfen dramën/ “Ishin ditët më të vështira të jetës sime”

Publikuar

-

Shkrimtari i infektuar me Covid rrëfen dramën /“Ishin ditët më të vështira të jetës sime”

Shkrimtari dhe botuesi i njohur, Mark Simoni, ka fituar luftën me Covid-19. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë shkrimtari, i cili me anë te një postimi në rrjetet sociale tregon dramën që ka kaluar.

Shkrimtari shkruan se më në fund u kthye  ng “tuneli i errët i sëmundjes” dhe i konsideron ditët më të vështira të jetës së tij.

“Sa herë më është kujtuar një poezi, mos gaboj e Din Mehmetit TË VEGJËL SPITALET / Dhomat janë shumë të vogla, koridoret krejt të ngushtë, për t’i shpëtuar VDEKJES.

Ndoshta kjo fjalë e rëndë duhet të mos përdoret për arsye etike. Por edhe më etike se vetë etika është e vërteta. COVID është një Inteligjent i Zi, një rrezik kaq i madh e potencial, sa vetëm ajo fjalë paraqet rrezikun e tij të vërtetë ”, shkruan sdhkrimtari.

LEXO EDHE:  Aksident tragjik në Greqi/ Shqiptari humb jetën

Shkrimtari gjen rastin për të falenderuar të gjithë ata që e mbështetën dhe se ata I dhanë forcë ta kalonte këtë sfidë.

“Të vetmit në atë terrin tim prej 40 ditësh në spital, që më jepnin dritë dhe iluminim ishin qindra e qindra mesazhet tuaja që më vinin si bekim. Përulem dhe bie në gjunjë, para mesazheve, përshëndetjeve dhe urimeve tuaja, që më dhanë aq shumë frymë sa vetëm vetja ime e di dhe e ndjen” përfundoi shkrimtari.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Rama “zhvesh” kostumin e kryeministrit/ Publikon foto duke puthur në buzë Lindën

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama është “zhveshur” nga kostumi i kreut të qeverisë dhe ka publikuar një foto nga jeta e tij private.

23 tetori është një ditë e shënuar për çiftin Rama, pasi festojnë 10 vjetorin e dashurisë së tyre.

Rama ka publikuar një foto teksa shfaqet duke puthur Lindën në buzë, ndërsa i ka dhuruar bashkëshortes një buqetë të madhe me lule./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Humbi gishtat nga kapsolla në protestë/ Ina Nuku: Jam fejuar, ja cila është ëndrra ime më e madhe

Publikuar

-

Nga

Përpara dy viteve në protestat e opozitës një ngjarje e rëndë që tërhoqi vëmendjen ishte ajo që i ndodhi efektives së policisë së shtetit Ina Nuka, e cila pas dy viteve është ndalur të na tregoje se sa ka ndryshuar jeta e saj.

Ina Nuka: Periudha pas ngjarjes e cila bëri bujë ishte e vështirë si për mua dhe për pjesëtarët e familjes sidomos për mamin pasi ajo edhe sot e kësaj dite më merr në telefon 20 herë në dite pyet “Si je? Ku je?” por u mbyll mirë nuk kisha probleme të mëtejshme sepse kur kemi vendosur të bëhemi polic kemi marrë parasysh të gjitha çfarë ka profesioni ynë. Jeta ime private… nuk jam më beqare jam e fejuar dhe jetoj bashkë me të.

LEXO EDHE:  Trafikuan drogë me vlerë 1.6 mld sterlina, dënohet edhe një shqiptar

LEXO EDHE:  Kapet shqiptari me 5 kg heroinë/ E kishte fshehur në vendin më të çuditshëm

Po në anën profesionale Ina çfarë ka ndryshuar?

Ina Nuka: Ishte një periudhë me goxha intensitet si nga ana e mediave ashtu dhe nga ana e zyrtarëve të lartë të shtetit por është zhurma e madhe që shumë shpejt më ktheu në normalitet vazhdoj akoma në radhët e policisë së shtetit aktualisht jam dhe në marrdhënie pune edhe shkollë për shkak se jam edhe për vazhdimin e shkollës së lartë të hetimit të krimit.

Nëse flasim për dëshirën më të madhe tënden, cila është ajo?

Ina Nuka: Eeeh dëshirat janë shumë të mëdha sidomos në pjesën e policisë njëherë … se di ndoshta një ditë të isha drejtuese e ndonjë organizate të caktuar në policinë e shtetit./TCH

LEXO TE PLOTE

Sociale

Infektohet me Covid në muajt e fundit të shtatzënisë/ Gjylameti tregon gjendjen shëndetësore

Publikuar

-

Nga

Deputetja socialiste në pritje të ëmbël/ Fotografohet me barkun e rrumbullakosur

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, e cila është në muajt e fundit të shtatzënisë, është infektuar me koronavirus.

Lajmin e bën të ditur vetë deputetja, e cila shkruan në ‘Facebook’ se është karantinuar bashkë me familjen, pas simptomave të lehta që kanë shfaqur.

“Të dashur miq, ditën e hënë në darkë pas simptomave të para iu drejtova institucioneve mjekësore për tu testuar dhe rezultova pozitive. Si unë, ashtu edhe familja ime jemi të karantinuar dhe në gjendje të mirë shëndetësore, me simptoma të lehta duke u trajtuar me të gjithë protokollet e nevojshëm për të kaluar me sa më pak komplikime këtë sëmundje kaq të pabesë.
Falenderoj stafin mjekësor për gatishmërinë si heronjtë real të kësaj lufte dhe standartet e larta të vendosura pavarësisht sakrificave dhe orareve të tekzgjatura. Të jemi të kujdesshëm dhe të zbatojmë rregullat si mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larjen e duarve.
Ju uroj të gjithëve shëndet. Së shpejti sërish bashkë !”, shkruan Gjylameti./CNA.al

LEXO TE PLOTE