LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkatërrimi i kartelit të drogës/ Braçe: Mos kini turp se ishte shqipfolës, krenohuni me arrestimin!

17 Shtator 2020, 19:16, Politikë CNA
Shkatërrimi i kartelit të drogës/ Braçe: Mos kini turp se

Një hetim 5-vjeçar i udhëhequr nga Italia coi sot në shkatërrimin e kartelit të parë shqiptarë të kokainës, duke u finalizuar me 20 arrestime.

Grupi drejtohej nga një 40-vjeçar, i njohur si Dritan Rexhepi. Lidhur me këta zhvillime ka reaguar dhe zv.kryeministri Erion Braçe.

Braçe thekson se shqiptarët nuk kanë pse të kenë duhet turp që ky kartel cilësohej ?shqipfolës? por duhet të krenohen me arrestimet e kryera nga policia e shtetit.

“Perse heshtni?

Ju vjen turp se karteli i kokaines cilesohej ?shqipfoles?? Atehere krenohu me policine e shtetit shqiptar!

Ne operacionin e sotem te #europol e #eurojust, udhehequr nga antimafia italiane, #policiaeshtetit ishte partneri i dyte me i rendesishem, ajo qe jo vetem arrestoi numrin me te larte te keqberesve pas italise, por edhe ndihmoi ne individualizimin e keqberesve te tjere ne rumani, greqi, spanje, dubai etj. pavaresisht sulmit te perditshem mbi policine e shtetit, besimi i partnereve ne lufte kunder krimit shqipfoles kudo,  tek policia e shtetit, po rritet; tani shqiperia eshte pale e besueshme ne cdo operacion, madje me sukses edhe prej saj. Ne ane tjeter, deklarata mbi operacionin e kesaj jave e europol dhe antimafia-s, sjell ne vemendje dy aspekte qe duan reflektim te forte, pse jo nje thyerrje po te forte; i pari, deshmon se sa lart jane ngjitur grupet kriminale te shqipfolesve ne biznesin kriminal te kokaines; i dyti, deshmon per modernizimin e menyres se pastrimit te parave te ardhura nga trafiku i kokaines.

Beteja duhet te modernizohet nga ketu, nga parate; arrestimet nuk mjaftojne, duhet sekuestruar pasuria. Pasurimi e pasuria eshte qellimi, kane zgjedhur rrugen qe sjell para shume, rrugen kriminale; duhet ?vrare? qellimi, pasurimi i shpejte e permes krimit, modeli te cilin e shohim plot admirim kur shetit ne bulevard me ferrari, bentley, merrcedez amg etj. bashkojuni #policiseseshtetit! nuk eshte vend pune,  eshte shume me teper se aq; eshte mision per te miren,  per nje jete ndryshe, bazuar tek puna e nderi, dinjiteti! angazhimi juaj duhet te therrase, kjo beteje behet me rinine, kudo! heshtja e politikes sot ndaj ketij operacioni, flet shume, eshte arsye plus per perfshirjen e rinise ne kete beteje!?/CNA.al

Lajmet e fundit nga