Connect with Us

Renova jashtë, Hajduku i eliminon nga Europa League

Sport

Renova jashtë, Hajduku i eliminon nga Europa League

Publikuar

-

Skuadra e Renovës, e ka mbyllur këtu aventurën Europiane, teksa u mposht nga kroatët e Hajdukut të Splitit me rezultatin 0-1 në sfidën e vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Europës.

Goli i Çaktas në minutën e 4-t, mjaftoi që ish-skuadra e mbrojtësit të Kombëtares, Ardijan Ismajli, të siguronte kualifikimin, në sfidën e zhvilluar në Tetovë.

Një paraqitje dinjitoze për skuadrën shqiptare që militon në futbollin maqedonas. Kujtojmë që në raundin e parë Renova eliminoi armenët e Alashkert, duke i mposhtur në transfertë 0-1.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Vllaznia për të thyer tabunë, ja sa vite ka që nuk fiton ndaj Tiranës

Publikuar

-

Nga

Vllaznia ka tre vjet që nuk e shijon dot një fitore në kampionat ndaj Tiranës.

Për herë të fundit shkodranët kanë triumfuar minimalisht 1-0 më 13 dhjetor 2017 kundër bardhebluve, në një ndeshje të luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”, ku vendosi goli i Arlind Kalasë.

Nga ai vit dhe deri më sot, pjesë e kuqebluve kanë mbetur vetëm katër lojtarë, pikërisht protagonist Kalaja, si dhe Gurishta, Krymi e Kruja.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Vetëm 3 sipër tij, Cikalleshi mes sulmuesve më të mirë në Ligën e Kombeve

Publikuar

-

Nga

Tetë gola në po kaq ndeshje të fundit kanë bërë që Sokol Cikalleshi të barazojë në listën e plejadës së bomberëve të Kombëtares, dy emra si Sokol Kushta dhe Igli Tare.

Mirëpo, me katër golat e shënuar në Ligën e Kombeve këtë edicion, sulmuesi kavajas është renditur mes golashënuesve më të mirë për këtë sezon. Në sasi golash, me katër realizime, sulmuesi kuqezi ka deficite vetëm me Erling Haland, Romelu Lukakun si dhe Eran Zahavin.

RENDITJA

Norvegjezi haland ka lënë gjurmë edhe në këtë kompeticion të shtuar rishtazi për Kombëtaret, i cili shërben për të zëvendësuar miqësoret. Erling Haland ka shënuar gjashtë herë me Norvegjinë, duke qenë golashënuesi më i mirë në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve, për fazën e grupeve.

Pas tij, me vetëm një gol me pak, renditet bomberi i Interit dhe Belgjikës, Romelu Lukaku si dhe sulmuesi i Izraelit, Eran Zahavi. Me katër gola, cikalleshi është mes pesë më të mirëve duke bërë njësoj sa lojtarë si Jovetiç, Verner, Fernando Torres etj. bomberi i Kombëtares, i ka shënuar në vetëm 3 ndeshje këto gola.

SUPER FORMË

Në dy ndeshjet finale, Sokol Cikalleshi ishte në listën e Kombëtares për të tentuar dy fitore. Gjë e cila edhe u arrit dhe Shqipëria siguroi vendin e parë. Sulmuesi kuqezi, ia doli që të ishte vendimtar, sidomos në sfidën e fundit përballë skuadrës së Bjellorusisë. Në fitoren 3-2 ndaj kësaj të fundit, bomberi kuqezi shënoi dy herë në fraksionin e parë të sfidës.

Momentalisht, Cikalleshi ka arritur kuotën e dhjetë golave me kuqezinjtë, njësoj sa Sokol Kushta si dhe Igli Tare. Cikalleshi është golashënuesi më i mirë nën drejtimin e Rejas, teksa ka shënuar tetë herë në 15 ndeshjet që ka drejtuar italiani 75-vjeçar.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Reja: Kur erdha në fillim në Shqipëri, qesha me Dukën

Publikuar

-

Nga

Trajneri i Shqipërisë Edi Reja ka dhënë së fundmi një intervistë për median e njohur italiane “La Repubblica” ku u ndal të fliste gjerësisht për skuadrën kuqezi, fushatën në Ligën e Kombeve dhe të ardhmen e “shqiponjave”.

Ish-trajneri i Napolit dhe Lacios tregoi bisedën e parë me presidentin e FSHF-së Armand Duka kur erdhi në Shqipëri. Italiani tregoi se iu përgjigj me batutë se deri në vitin e EURO 2024 do të jetë tepër i moshuar, pasi kreu i FSHF-së i kërkoi fillimisht të nisnin përgatitjet për sigurimin e kualifikimit në kampionatin e ardhshëm europian.

Tekniku veteran italian theksoi se është optimist për të ardhmen e kombëtares shqiptare, ndërsa u ndal dhe te portieri Tomas Strakosha. Reja i “tërhoqi veshin” gardianit të Lacios për teprimin e kontrollit të topit me këmbë.

Zoti Reja, sërish në punë. Akoma nuk e keni humbur “vesin”…
Shkuam përtej pritshmërive. Ishim në një situatë të vështirë për shkak të COVID-19 dhe dëmtimeve. Morëm 23 nga 36 lojtarë. Ishte një arritje që ia vlente dyfush, kush mund priste. Morëm lojtarë që nuk aktivizohen as në Serinë B dhe që nuk merren shumë në konsideratë nga klubet. Por, me Shqipërinë treguan shpirt të madh dhe përshtatje.

Ju keni në dispozicion lojtarë që aktivizohen në Itali. A ka dikush tjetër, ndoshta më pak të njohur, që është gati për të hedhur hapin e madh?

Problemi vërtetë është se nuk ka një lojtar nga Shqipëria në kombëtare, janë të gjithë me nënshtetsi zvicerane, franceze, holandeze. Duhet të peshkosh vërdallë dhe kjo nuk është e lehtë. Është Broja, 19 vjeç, që luan me Vitesen. Është futbollist interesant. I dhashë mundësinë Çepeles të debutojë me kombëtaren, i cili është vetëm 17 vjeç. Kemi mjaft lojtarë të rinj që synojnë të rriten.

D.m.th. projekti është afatgjatë?
Sapo arrita në Shqipëri, presidenti më kërkoi që të përgatiteshim sa më mirë në mënyrë që të kapnim kampionatin europian të vitit 2024. Fillimisht qesha dhe iu përgjigja se nuk mund ta bëj këtë gjë sepse deri atëherë do të kem bërë 80 vjeç, por për aq kohë sa jam i qartë, vazhdoj me këtë project që më pëlqen shumë. Kemi një shkollë futbolli, pastaj do të fillojmë kurset për trajnerët shqiptarët, përgatitësit atletik dhe drejtorët sportive. Qëllimi jonë është rrisim talented e rinj që kanë nevojë për mbështetje. Koronavirusi na ka ngadalësuar pak, por kemi nisur me këmbën e mbarë.

Mes lojtarë në kombëtare është Strakosha, të cilin e keni parë në një moshë shumë të re te Lacio. Sa e rëndësishme është për të që ketë në krah një veteran si Pepe Reina?
Mendoj se Strakosha do të mësojë shumë nga një portiere me përvojë dhe personalitet si Reina. Mendoj se Lacioja prandaj e ka marrë. Reina është një lider, të cilin e ndjek e gjithë skuadra. Sot kërkojmë portierë që dinë të luajnë me këmbët. Dhe Strakosha është i zoti në këtë gjë. Ndonjëherë e ekzagjeron dhe rrezikon shumë duke më dhënë ndonjë goditje të fortë.

LEXO TE PLOTE