Connect with Us

Rama hamozhe për Pashko Vasën/ Ringriti flamurin e kombësisë dhe të mbrojtjes së integritetit të trojeve tona

Aktualitet

Rama hamozhe për Pashko Vasën/ Ringriti flamurin e kombësisë dhe të mbrojtjes së integritetit të trojeve tona

Publikuar

-

Rama hamozhe për Pashko Vasën/ Ringriti flamurin e kombësisë dhe të mbrojtjes së integritetit të trojeve tona

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar ditën e sotme  shkrimtarin e njohur shqiptar, Pashko Vasa.

Rama e cilëson shkrimtarin si një gur këndor i rimëkëmbjes shqiptare në shekullin XIX, pesha e të cilit mbetet e admirueshme sot e gjithë ditën.

Kryeministri nënvizon faktin se shkrimtari “Drithëron epika dhe njëkohësisht lirika e tij poetike që lajmëron ardhjen në letërsi të një Fishte, të një Shiroke e të një Mjede; fryma elegjiake me rënkimet në një gegnishte të hyjshme e lartësojnë në nivelin e autorëve më të mirë europianë; kultura, intelekti dhe njohja e thellë e ngjarjeve, i japin dorë të rendisë fjalën fluturake të artit krijues, me lehtësinë e një Petrarke e një Torquato Tasso, poetë aq domethënës për të”.

Sipas tij Pashko Vasa ishte shkrimtar e publicist, diplomat e nëpunës i lartë civil e mbi të gjitha, një shqiptar kolos, me shumë dhunti e me shqipen dykrenare në zemër ai i flet sot e gjithë ditën ndërgjegjes së kombit tonë.

“A mjafton vepra e shkruar për të rrokur Pashko Vasën, Vaso Pashën? “Brenda meje, shumë personazhe”, pat shkruar Shekspiri, a thua se ka lënë epigrafin e jetës së shkodranit. Katoliku shqiptar, në realitet fort besimtar, e aspak supersticioz, realist e praktik, i shërbeu perandorisë së gjysmë hënës me një luajalitet që në këmbim i mundësoi të peshonte si pak të tjerë në favor të çështjes shqiptare. Revolucionari dhe një nga “socialistët” e parë europianë, që pagëzimin e luftës e mori në betejat për bashkimin e Italisë qysh 22 vjeç, shkelqeu si vali dhe pasha në shekullin e Abdyl-Hamidit II, duke qeverisur rajonin më delikat e të vështirë të kohës, Malin Liban (Mont-Liban), ku përplaseshin e tërhiqeshin si batica e zbatica deti, interesat me divergjente të fuqive të mëdha, në mozaikun më të koklavitur fetar, mes maroniteve, melkiteve, sunnitëve, druzëve, alauiteve dhe shiitëve; meritë e padyshimtë e shqiptarit të madh, oriental por aspak levantin, që kjo shkapërdarje e patreguar gjeti një « modus vivendi » në kohën kur triumfonte revolucioni industrial, në zemër të Belle époque dhe të nacionalizmave të shfrenuar”, shkruan Rama ndër të tjerash.

“Pushtetari perandorak, ishte nga ana tjetër dhe më shumë se çdo gjë tjetër, shqipua i paepur i maleve, që tërhoqi fort pas vetes një mori vëllezërish myslimanë e të krishterë në Stamboll për t’i dhënë dum çështjes kombëtare. Themelues i Komitetit të fshehtë të Stambollit dhe i Shoqërisë së Shkronjave, ai është në fakt i parëlinduri dhe maja e ajsbergut e një morie shqiptarësh mjerisht ende të panjohur stambulliote, që ftilluan atë rrjet të padukshëm e tejet efikas ndikimesh e ndërveprimesh, që mu në zemër të perandorisë, ringriti flamurin e kombësisë dhe të mbrojtjes së integritetit të trojeve tona.

LEXO EDHE:  Berisha: Rama nuk kursen as të vdekurit për leverdi politike!

Elegant, galant, burrëror e gjithaq i ndjeshëm, reflektoi me thellësinë e qetë të një romantiku syçelët, plagët e shumta dhe gëzimet e pakta me të cilat e sajdisi fati gjatë një jete ku morti, por edhe shpresa, iu bënë mysafirë të përhershëm”, përfundoi Rama.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Shifrat në rritje të rasteve me Covid/ Rama takim me drejtues dhe mjekë në QSUT

Publikuar

-

Nga

Kohët e fundit, vendi jonë po përballet me shifra në rritje të rasteve me koronavirus.

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me mjekë në Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’. Mësohet se takimi i kreut të qeverisë me drejtues dhe mjekë, ka si qëllim informimin për situatën në fjalë.

Vetëm dje, në vendin tonë 299 persona kanë rezultuar të infektuar me koronavirus nga 1315 testime që janë kryer./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Njëri pa patentë, tjetri i dehur në timon/ Arrestohen dy të rinj në Durrës

Publikuar

-

Nga

11 të arrestuar në Tiranë/ Policia jep detajet, për çfarë akuzohen

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. Ç., 18 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, pa leje drejtimi.
A. B., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nëse SPAK nuk vepron për inceneratorët, Reforma në Drejtësi është e dështuar”/ Bozdo: Provat janë ulëritëse

Publikuar

-

Nga

“Nëse SPAK nuk vepron për inceneratorët, Reforma në Drejtësi është e dështuar”, Bozdo: Provat janë ulëritëse

“Nëse SPAK nuk vepron për inceneratorët, Reforma në Drejtësi është e dështuar”.

Kështu është shprehur Sekretari Organizativ në PD, Enno Bozdo.

Gjatë një interviste te A2 CNN, ai deklaroi se procedura që është ndjekur është tërësisht korruptive që implikon kreun e qeverisë dhe ministrat e tij.

“Kemi të bëjmë me një grabitje në mes të ditës. Procedura që është ndjekur është tërësisht korruptive dhe implikon kreun e qeverisë dhe ministrat e tij. SPAK-u duhet të kuptojë që kjo nuk është çështje korruptive që kemi parë e shohim, kjo është një çështje që zhbën apo bën suksesin e reformës në drejtësi. Këtu vidhet në mes të ditës, është kaq e rëndë që nëse SPAK nuk vepron për çfarë tjetër mund të veprojë”, tha Bozdo.

LEXO EDHE:  Fier/ Rama: Projekt për ndërtimin e serave me standarte

LEXO EDHE:  Fier/ Rama: Projekt për ndërtimin e serave me standarte

Ish deputeti u shpreh se PD pret rezultate nga SPAK, pasi provat, që kanë dorëzuar komponentë të delisë blu janë ulëritëse. Sipas tij, historia e inceneratorëve është dyvjeçare, por që ka kulmuar gjatë pandemisë. “Nëse SPAK nuk vepron refoma në drejtësi është e dështuar. Kjo është një histori dyvjecare, që ka kulmuar gjatë pandemisë. Kemi dorëzuar provat atje, provat janë ulëritëse. Ne presim rezultatet”, tha ai.

LEXO TE PLOTE