LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protesta e naftëtarëve pranë MIE/ Reagon PD: Rama nuk duhet të fshihet pas punonjësve të Policisë

17 Shtator 2020, 12:15, Aktualitet CNA
Protesta e naftëtarëve pranë MIE/ Reagon PD: Rama nuk duhet

Partia Demokratike ka reaguar në një deklaratë për mediat lidhur me protestën e naftëtarëve të Ballshit para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës.

PD thekson Policia e Shtetit nuk duhet të përdoret kundër qytetarëve  dhe sipas saj naftëtarët janë në të drejtën e tyre për të kërkuar pagat e prapambetura dhe vijimin e punës.

?Qytetarët nuk mund të shfrytëzohen, të mos paguhen dhe, në vend të zgjidhjes, të dhunohen nga Polici? thuhet në deklaratën e PD.

?Edi Rama nuk duhet të fshihet pas punonjësve të Policisë! Ai duhet të mbajë premtimet që u ka dhënë naftëtarëve. Të autorizojë Belinda Ballukun që të presë përfaqësinë e naftëtarëve!

Qeveria duhet të dëgjojë zërin e naftëtarëve dhe t?u zgjidhë problemin pa vonesa dhe mashtrime të tjera.

Policia e Shtetit nuk duhet të jetë përballë qytetarëve, por përballë atyre që e vjedhur Rafinerinë e Ballshit? thuhet në deklaratë.

 

Lajmet e fundit nga