Connect with Us

Probleme me pasurinë/ Ngec në “sitën” e vettingut një tjetër gjyqtar

Vetingu

Probleme me pasurinë/ Ngec në “sitën” e vettingut një tjetër gjyqtar

Publikuar

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Durrësit, Tritan Hamitaj.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, gjyqtari Hamitaj zotëronte pasuri familjare prej 6 milionë lekësh, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare është rritur me tetë herë dhe kap vlerën e 48.6 milionë lekëve.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi një sërë “flamujsh të kuq”, të cilët lidhen kryesisht me huadhëniet. Gjatë viteve të deklarimit, Hamitaj dhe bashkëshortja e tij deklarojnë t’u kenë dhënë hua 2.5 milionë lekë të afërmve të tyre.

LEXO EDHE:  Durres, arrestohet i shpalluri ne kerkim, ishte denuar me 6 vjet burg

Tritan Hamitaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe përgjatë dy dekadave ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Lushnjes, atë të Durrësit dhe Gjykatën e Apelit në Durrës. Hamitaj ka mbajtur edhe pozicionin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vitet 2010-2015./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Dosja e punësimeve në zgjedhje/ Prindërit, apartament dhuratë prokurores

Publikuar

-

Nga

Ish-zëvendës kryeministrja teknike Ledina Mandia

Prokurorja Deniona Katro ka hyrë në systemin e drejtësisë si oficere e policisë Gjyqësore në Durrës, për t’u ngritur më pas në detyre ish Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Në vitin 2014, me bekimin e Llallës, prokuroja Katro, deri më atëherë e panjohur u emërua, drejtuese e njësisë hetimore në Prokurorinë e kryeqytetit, duke zëvendësuar prokurorin Genti Trenova, i cili u ul në detyrë.

Në Tiranë, prokurorja Katro ka pasur në duar, të ashtuquajtur dosje të zgjedhjeve.

Ish-zëvendës kryeministrja teknike Ledina Mandia

Pas kallëzimit të ish-zëvendës kryeministres teknike Ledina Mandia, në vitin 2017, se qindra persona ishin punësuar gjatë fushatës elektorale në shkelje të Kodit Zgjedhor, Prokuroria e Tiranës ka mbyllur verifikimet dhe ka nisur hetimin penal për dyshimet se është shpërdoruar detyra dhe është ushtruar korrupsion aktiv gjatë zgjedhjeve

Në media u raportua se shefja e njësisë task forcë Deniona Katro u ka dërguar të gjitha drejtorive një shkresë me anë të së cilës kërkohet informacion i plotë për çdo person të larguar nga detyra dhe të emëruar gjatë muajit të fushatës zgjedhore.

Gjithashtu prokuroria kërkonte dosjen personale të këtyre punonjësve dhe praktikën e ndjekur. Epilogu i këtyre hetimeve deri më sot nuk dihet.

Ndërsa prokurorja Deniona Katro, është pjesë e listës së subjekteve për të cilët KPK ka nisur rivlerësimin, CNA.al, sjell, edhe pasurinë e saj, bazuar në të dhënat e ILDKPKI-së.

Burimet e të ardhurave prokurorja i ka nga poaga që i jep organi Iiakuzës dhe nga një universitet privat.

E vetmja pasuri e deklaruar është një makinë me vlerë 4 000 euro të blerë në vitin 2016.

Në vitin 2012 ajo deklaron se prindërit i kanë dhuruar një apartament me sipërfaqe 86 m2, në të cilin banojnë prej 20 vitesh me vlerë 4 487 308.

Më poshtë po pasqyrojmë pasurinë e deklaruar nga prokurorja Deniona Katro nga viti 2003-2018.

Viti 2003

Depozitë kursimi në shumën (nuk lexohet shuma)

Të ardhura nga paga si prokurore në shumën 76 000 lekë.

Viti 2004

Të ardhura nga paga si opgj prokurore në Durrës, në shumën 4 676 696 lekë.

Shpërblim 50 138 lekë.

Orët jashtë orarit, 82 132 lekë.

Të ardhura nga paga e babait 239 500 lekë.

Pensioni i babit 90 000 lekë.

Të ardhura nga paga e nënës në shumën 365 600 lekë.

Viti 2008 (Deklarata fillestare)

Automjet ford 500 000 lekë.

Cash në shtëpi 100 000 lekë.

Llogari rrjedhëse 79 000 lekë.

Viti 2008 (Deklarata vjetore)

Kursime, 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore në Durrës, në shumën 359 776 lekë.

Paga si lektore në Universitetin e Durrësit, në shumën 18 900 lekë.

Viti 2009

Të ardhura nga paga si prokurore në Durrës, në shumën 747 011 lekë.

LEXO EDHE:  Grabitja e postës/ Në pranga autorët, policia gjen dhe paratë

LEXO EDHE:  Durres, arrestohet i shpalluri ne kerkim, ishte denuar me 6 vjet burg

Të ardhura si pedagoge në universitet privat në shumën 36 000 lekë.

Viti 2010

Shitje automjeti, në shumën 1 500 euro.

Blerje automjeti Mercdez Benz A 170 në shumën 1 500 euro.

Të ardhura nga paga si prokurore, shpërblime dhe jashtë orarit në shumën 854 298 lekë.

Të ardhura si pedagoge në universitet privat në shumën 185 500 lekë.

Viti 2011

Të ardhura nga paga si prokurore, shpërblime dhe jashtë orarit në shumën 861 339 lekë.

Të ardhura si pedagoge në universitet privat në shumën 95 500 lekë.

Viti 2012

Dhuruar nga prindërit ap me sip 86 m2, në të cilin banojnë prej 20 vitesh me vlerë 4 487 308.

Të ardhura nga paga si prokurore, shpërblime dhe jashtë orarit në shumën  845 218 lekë.

Gjendja e llogarisë, 118 958 lekë shtuar me 109 937 lekë.

Llogari me të ardhura nga mësimdhënia në shumën 319 289 lekë.

Të ardhura si pedagoge në universitet privat në shumën 18 000 lekë.

Viti 2013

Llogari bankare në shumën 20 500 lekë.

Cash në shtëpi, 300 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore, shpërblime dhe jashtë orarit në shumën  832 429 lekë.

Të ardhura si pedagoge në universitet privat në shumën 21 600 lekë.

Viti 2014

Llogaria bankare pakësuar me 1 500 lekë.

Llogari bankare shtuar me 300 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore, në shumën 1 034 975 lekë.

Viti 2015

Llogaria bankare pakësuar me 1 200 lekë.

Llogari bankare shtuar me 130 000 lekë.

Pgesë 400 euro për një seminar në Kroaci, prej të cilave janë shpenzuar 300 euro.

Shitur Benzi ne vlerë 1 300 euro.

Të ardhura nga paga si prokurore, në shumën 1 210 520 lekë.

Viti 2016

Automjet prodhuar në 2006 me vlerë 4 000 euro.

Depozitë bankare në shumën 336 239 lekë.

Llogari bankare në shumën 365 520 lekë.

Kursime, 210 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore, në shumën 1 098 352 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore në Tiranë, ku më herët ishte e komanduar në shumën 189 139 lekë.

Viti 2017

Depozitë bankare në shumën 341 971 lekë.

Llogari bankare në shumën 183 545 lekë.

Kursime, 150 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore në Tiranë, në shumën 1 091 930 lekë.

Viti 2018

Depozitë bankare në shumën 346 331 lekë.

Llogari bankare në shumën 68 232 lekë.

Kursime, 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore në Tiranë, në shumën 1 104 234 lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Gjyqtari në filtër të ILDKPKI-së/ Ndryshoi mbiemrin, për të justifikuar pasurinë?

Publikuar

-

Nga

Arben Mullaj

Në sistemin e drejtësisë, nuk ka vetëm prokurorë dhe gjyqtarë të pasur por nga ata që kanë ndryshuar të dhënat e identitetit.

Gjyqtari i Shkallës së Parë, në Tiranë, Arben Mullaj, gjatë gjithë kohës ka përdorur mbiemrin Mullaj, por vetëm në vitin 2012 e ka zyrtarizuar këtë mbiemër.

Kështu deklaron në formularin e vetdeklarimit, ku thotë se mbiemrin e mëparshëm e kishte Mulla. Por, ai ka zgjedhur t’i shtojë një “j”, pa e ndryshuar më parë në Gjendjen Civile.

Profesionalisht, gjyqtari Mullaj nuk është lakuar, ndërsa në aspektin e pasurisë, ILDKPK, në vitin 2012, ka nisur verifikimin e plotë të pasurisë të tij.

Në vitet 2011-2012 gjyqtari Mullaj deklaronte si pasuri një apartament banimi me sipërfaqe 105 m2 në Tiranë, për të cilin thotë se e ka përfituar nga trashëgimia.

              Gjykata e Tiranes

Gjithashtu deklaron blerjen e një autoveture Hunday me vlerë 15 500 euro, për të paguar çdo muaj nga 199 euro për pesë vjet nga Silva Mullaj.

Ndër të tjera ai deklaron dhe një kredi në shumën 500 000 lekë, për 60 muaj, të marrë në vitin 2009. Kjo kredi rezulton e shlyer në vitin 2012.  Pra e marrë për 60 muaj dhe e shlyer për 36 muaj. Se në çfarë mënyre ai nuk e sqaron.

Ndërkohë që të ardhurat në këtë periudhë ai  i ka nga paga e tij si gjyqtar dhe nga nga një klinikë veterinare e Silva Mullajt.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Arben Mullaj.

Viti 2003

Ap banimi, ndërtuar në vitin 1974, me sip 53,6 m2.

Autoveturë Mercedez Benz me vlerë 200 000 lekë, blerë me kursimet.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 624 000 lekë.

Viti 2004

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 788 424 lekë.

Viti 2005

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Kavajë, në  shumën 930 660 lekë.

Kursime,150 000 lekë.

Viti 2006

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Kavajë, në  shumën 1 040 688 lekë.

Kursime, 250 000 lekë.

Viti 2007

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Kavajë, në  shumën 979 200 lekë.

Kursime, 150 000 lekë.

Viti 2008

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Kavajë, në  shumën 988 413  lekë.

Kursime, 150 000 lekë.

Viti 2009

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Kavajë, në  shumën 1 160 855 lekë.

Kursime, 200 000 lekë.

Të ardhura nga biznesi, klinikë veterinare, e Silvia Mullajt në shumën 205 000 lekë.

Kredi në shumën 500 000 lekë, për 60 muaj. Pa shlyer shuma 438 959 77 lekë.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Babai me fëmijën bien në pusetë tek Tropikal, vonohet urgjenca e Durrësit

LEXO EDHE:  Durres, arrestohet i shpalluri ne kerkim, ishte denuar me 6 vjet burg

Viti 2010

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Kavajë, në  shumën 1 344 054 lekë.

Të ardhura nga biznesi, klinikë veterinare, e Silvia Mullajt në shumën 947 081 lekë.

Kredi në shumën 500 000 lekë, për 60 muaj. Pa shlyer shuma 856 018,2 lekë.

Viti 2011

Ap banimi me sip 105 m2 në Tiranë përfituar nga trashëgimia.

Blerë autoveturë Hunday me vlerë 15 500 euro, duke paguar çdo muaj nga 199 euro për pesë vjet.

Kredi në shumën 500 000 lekë, për 60 muaj. Pa shlyer shuma 302 136 lekë.

Viti 2012

Të ardhura nga puna si gjyqtar në Tiranë, në  shumën 1 272 934 lekë.

Kredi e marrë në vitin 2009 në shumën 500 000 lekë, për 60 muaj. Është shlyer e gjitha.

Të ardhura nga biznesi, klinikë veterinare, e Silva Mullajt në shumën 995 587 lekë.

Viti 2013

Blerë automjeti tip Benz me vlerë 288 000 lekë.Shitur autoveturën tip

Benz me vlerë 250 000 lekë.

Të ardhura nga puna si gjyqtar në Tiranë, në  shumën 1 293 163 lekë.

Të ardhura nga biznesi, klinikë veterinare, e Silva Mullajt në shumën 1 241 496 lekë.

Të ardhura nga puna e Silva Mullajt pranë A.M, Konsumatorit në shumën 456 329 lekë.

Silva Mullai ka paguar 5 000 euro për autoveturën Hundai.

Viti 2014

Të ardhura nga puna si gjyqtar në Tiranë, në  shumën 1 314 003 lekë.

Të ardhura nga puna e Silva Mullajt pranë A.M, Konsumatorit në shumën 565 217 lekë.

Të ardhurat e Silva Mullajt nga sigurimet, në shumën 37 000 lekë.

Silva Mullai ka paguar 2 163 euro për autoveturën Hundai.

Viti 2015

Të ardhura nga puna si gjyqtar në Tiranë, në  shumën 1 361 138 lekë.

Të ardhura nga puna e Silva Mullajt pranë A.M, Konsumatorit në shumën 560 110 lekë.

Silva Mullai ka paguar 2 200 euro për autoveturën Hundai.

Viti 2016

Të ardhura nga puna si gjyqtar në Tiranë, në  shumën 1 345 832 lekë.

Të ardhura nga puna e Silva Mullajt pranë A.M, Konsumatorit në shumën 561 433 lekë.

Viti 2017

Të ardhura nga puna si gjyqtar në Tiranë, në  shumën 1 360 132 lekë.

Të ardhura nga puna e Silva Mullajt pranë A.M, Konsumatorit në shumën 587 226 lekë.

Viti 2018

Të ardhura nga puna si gjyqtar në Tiranë, në  shumën 1 337 559 lekë.

Të ardhura nga puna e Silva Mullajt pranë A.M, Konsumatorit në shumën 601 097 lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Prokurorja në “sitën” e vettingut/ KPK jep vendimin për shefen e kabinetit të kryeprokurorit

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokuroren Pranvera Pustina.

Shefja e kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm, Pranvera Pustina u përball të premten më 9 tetor pa probleme me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Pranvera Pustina ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe fillimisht është emëruar prokurore në Prokurorinë e Krujës. Në vitin 2015, Pustina u transferua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa prej janarit 2020 ajo është komanduar në pozicionin e shefes së kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela.
Relatorja Zhegu pohoi në fillim të seancës se prokurorja Pustina kishte shpjeguar në deklaratën veting se nuk kishte asnjë kontribut në pasurinë e krijuara nga bashkëshorti i saj, para dhe pas martesës. Zhegu renditi pasuritë në pronësi të bashkëshortëve Pustina, për të cilat nuk u identifkua asnjë problem nga Komisioni.

Zhegu tha se përputheshin deklarimet e subjektit të rivlerësimit për truall-ullishte me sipërfaqe totale 8700 m2 në blerë në vitin 2016 për shumën 25 mijë euro, ku edhe ishin kryer investime në vitet e mëvonshme.

Gjithashtu, Komisioni nuk evidentoi probleme për aksionet e bashkëshortit në disa shoqëri mes tyre edhe 45.5% në studion ligjore Tashko Pustina sh.p.k.; për pronësinë e një bar-kafeje, për likujditetet si dhe në blerjen e një autoveture në vlerën e 23 mijë eurove.
Për një apartament të blerë nga bashkëshorti i prokurores Pustina në vitin 2005, para martesës, për vlerën 53 mijë euro, Komisioni ka evidentuar se kontrata fillestare e sipërmarrjes ka qenë për çmimin në shumën 86 mijë e 400 euro.
Zhegu tha se nga verifikimet dhe deklarimet e bashkëshortit dhe të kompanisë së ndërtimit, ka rezultuar se ishte ndryshuar projekti dhe se apartamenti ishte dorëzuar pa kryerjen e punimeve të brendshme. Sipas relatores, ndryshimi i projektit dhe dakordësisë fillestare kishte qenë shkak i ndryshimit të çmimit të apartamentit.
Në seancë u evidentua edhe blerja e të drejtave mbi një apartament me sipërfaqe 107 m2 në një fshat të Kavajës, në proces legalizimi, për vlerën 69 mijë euro. Komisioni konstaton se për këtë pasuri deri tanimë është paguar vetëm kësti i parë në shumën 34 mijë euro.

Komisioni konstaton se bashkëshorti i prokurores Pranvera Pustina ka pasur burime të ligjshme të mjaftueshme për krijimin e të gjitha pasurive. Sipas relatores Zhegu, deklarimet e subjektit përputhen me dokumentet e verifikuara nga KPK. Gjithashtu, nga hetimi administrativ nuk është konstatuar që prokurorja Pustina të ketë hetuar ndonjë çështje ku palë kanë qenë shitësit e këtyre pasurive apo shoqëritë ku bashkëshorti rezulton aksioner.Në fund të seancës dëgjimore, vëzhguesi ndërkombëtar Steven Kessler e pyeti prokuroren Pustina lidhur me mosshlyerjen e këstit të dytë të apartamentit në Kavajë. Ai e pyeti nëse mund ta konsideronte si dhuratë faktin që kësti nuk ishte shlyer ende, ndërkohë që nuk kishte ndonjë tarifë penalizuese për vonesën.

LEXO EDHE:  Drogë në burgun e Durrësit/ Kanabis dhe heroinë në tubat e ajrimit

LEXO EDHE:  Arrestohen në Durrës dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar

“Nuk është një dhuratë. S’ka asnjë indicie që është dhuratë,” deklaroi Pustina dhe shpjegoi se sapo kësti i dytë të shlyhej, do ta pasqyronte në deklaratën e vitit përkatës.
Pustina u shpreh se për shkak edhe të detyrës që kryente, së bashku me bashkëshortin kishin qenë gjithonë të kujdesshëm dhe shterues në plotësimin e deklaratave. “Për mua ka shumë rëndësi integriteti, gjithashtu edhe për bashkëshortin po ashtu,” tha ajo në seancë.
Prokurorja Pranvera Pustina u vlerësua pozitivisht për kriterin e pastërtisë së figurës dhe profesionalizmin.

Ajo u pyet në seancë për 2 prej 4 denoncimeve të kryera nga publiku. Një prej denoncimeve ishte kryer nga R.I., e cila kishte qenë denoncuese e ish-gjyqtarit të Gjirokastrës, Guximtar Boçi, i shkarkuar në tetor të 2016 pas shfaqjes së një audio-regjistrimi në emisionin “Stop” të TV Klan, ku ai kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendimi gjyqësor.
Sipas Zhegut, denoncuesja R.I. ankohet ndaj prokurores Pustina dhe subjekteve të tjera të rivlerësimit për tjetërsim të provave në gjykim.
Prokurorja Pustina shpjegoi në seancë dëgjimore se ajo kishte qenë prokurore e gatshme dhe nisur edhe nga fakti se çështja ishte mjaft sensitive, kishte vepruar menjëherë duke i caktuar detyra konkrete edhe oficerit të Policisë Gjyqësore.

“Denoncueses i kemi ofruar mbështetje ligjore dhe psikologjike,”pohoi Pustina dhe shtoi se kishin administruar edhe një provë të re, që kishte depozituar I.R. Ajo tha se e kishte të vështirë të kuptonte se përse I.R. kishte kryer denoncim ndaj saj, ndërkohë që sqaroi se kjo çështje nuk ishte hetuar vetëm prej saj. Pustina shpjegoi se pasi u konstatua që i kallëzuari nuk kishte kryer korrupsion, por një vepër tjetër penale, çështja ishte deleguar në prokurorinë kompetente.

LEXO TE PLOTE