Connect with Us

Premtimi i Bashës/ “Kontratat koncesionare do i nënshtrohen testit antimafia”

Politikë

Premtimi i Bashës/ “Kontratat koncesionare do i nënshtrohen testit antimafia”

Publikuar

-

Premtimi i Bashës/ “Kontratat koncesionare do i nënshtrohen testit antimafia”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka premtuar se të gjitha kontratat e koncesionit do t’i nënshtrohen testit antimafia.

Basha tha se kjo është gjëja e parë që do të bëjë nëse vjen në pushtet. Kreu i opozitës deklaroi se testit antimafia do t’i nënshtrohen edhe kontratat e nënshkruara gjatë qeverisë Berisha.

“Të gjitha kontratat, pa përjashtim, nga e para tek e fundit do t’i nënshtrohen testit antimafia. Të gjitha kontratat e koncesionit duke perfshirë kontratat e koncesionit të lidhura gjatë qeverisjes sonë të mëparshme.

Në qoftë se do të përmend sot kontratat që do të prishen, ata do t’i marrin dhe do t’u thonë: shiko ky qëkur ishte kryetar opozite na ishte vënë pas. Gjëja e parë që do dëgjosh nga unë është që të gjitha kontratat, pa përjashtim, nga e para tek e fundit do t’i nënshtrohen testit antimafia. Të gjitha kontratat e koncesionit duke përfshirë kontratat e koncesionit të lidhura gjate qeverisjes sonë të mëparshme”, u shpreh ai në emisionin “Opinion”.

LEXO EDHE:  Rama zbardh takimet me Bashën dhe Metën/ Ja çfarë i thashë Lulit

Më tej, Basha theksoi se çdo kontratë koncesionare të hetohet dhe nëse paratë janë marrë me të padrejtë, do t’i kthehen qytetarëve.

“Ka dy lloje hetimesh, i kam shpjeguar dhe më përpara, ka hetim administrativ ekzekutiv, që do të bëhet nga qeveria, jo nga partia dhe është hetimi penal. Janë 2 gjëra të ndryshme, hetimi penal të çon në burg Blend, kurse hetim administrativ të çon në prishje kontrate, jo vetëm në prishje kontrate, po në atë projektligj  që kemi prezantuar dhe kemi përgatitur para 2 vitesh, ku ne do të përdorim mekanizmin antimafia, dmth në qoftë se ti zoti koncensionar nuk e justifikon dot që këto qindra miliona apo dhjetra miliona euro i ke marrë në mënyrë të ligjshme, ti do t’i kthesh ato prapa me efekt prapaveprues”, nënvizoi kryetari i Republikës së Re./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

I tejkaloi pritshmëritë në zgjedhje/ Nebijaj: Votat që mora një mesazh i fortë për politikën

Publikuar

-

Nga

I tejkaloi pritshmëritë në zgjedhje/ Nebijaj: Votat që mora një mesazh i fortë për politikën

Ori Nebijaj nuk njihet thjesht si moderator por është shumë e njojur edhe në politikë. Nebijaj ishte pjesë e listave të PD në zgjedhjet e 25 Prillit ku arriti të merrte 5599 vota por nuk u bë pjesë e Kuvendit.

E ftuar në emisionin “Breaking” në Top News ajo ka zbuluar se cilat janë projektet me të cilat do të merret pas zgjedhjeve.

Jemi përpara sezonit veror dhe është sezoni i katërt i pushimeve në “Pushime on Top”. Është e padiskutueshme rikthimi i programit, nuk mund të mungojë, është një nga prodhimet më të bukura verore. Nuk mund të mungojë kurrsesi”,u shpreh Nebijaj.

Përsa i përket votave që ka marrë në zgjedhjet e 25 prillit Ori është shprehur se votat  që mori janë një mesazh i fortë për të gjithë politikën.

LEXO EDHE:  “Rama 119 ditë pa shkuar në zyrë”/ Braçe i përgjigjet PD-së: Karrigia është për menderen

LEXO EDHE:  Opozitë e pabesueshme?!

Ka një numër votash që është frymë dhe pëlqim që ti nuk e kupton dhe nuk ta prek dot njeri. Ka një votë qytetari që nuk preket, e kjo është edhe vota që erdhi te kandidatura ime, e cila u perceptua si një frymë e re. Rreth 6 mijë vota janë shumë kur je një individ i vetëm e nuk ke një strukturë të mirëfilltë, apo dikë që të mbështet financiarisht. Mendoj se votat që mora dhanë një mesazh të fortë për të gjithë politikën”, ka thënë Ori Nebijaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

A u takua Meta me anëtarët e Agimit të Artë?/ SHISH paralajmëroi Presidentin

Publikuar

-

Nga

Në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, është trajtuar dhe një informacion i mbërritur nga Shërbimi Informativ Shtetëror.

Sipas gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, SHISH ka paralajmëruar Presidentin të mos takohet me dy persona, pasi sipas SHISH ata kishin lidhje me Agimin e Artë.

Në lidhje me këtë informacion, Komisioni Hetimor kërkon t’i shkojë deri në fund për të mbërritur në përfundimin nëse presidenti Meta e ka marrë seriozisht këtë paralajmërim të SHISH, shkruan TCH.

LEXO EDHE:  “Të rinjtë kanë potencial të jashtëzakonshëm”/ Basha: Duhet tu japim mundësinë

LEXO EDHE:  Opozitë e pabesueshme?!

Por, mbetet e paqartë nëse kreu i shtetit është takuar apo jo me këta dy persona gjatë fushatës elektorale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ajet Zyberi në krye të IMT/ Ministri i Brendshëm prezanton zëvendësin e Dallëndyshe Bicit

Publikuar

-

Nga

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka prezantuar sot, kreun e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit.

Ajet Zyberi është emëruar në vend të Dallëndyshe Bicit e cila kandidonte për deputete në zgjedhjet e 25 Prillit.

Bici nuk arriti të zgjidhej deputete, por pas garës u emërua nga kryeministri Edi Rama në postin e zv/ ministres së Mbrojtjes.

Ajet Zyberi ka qenë  Drejtor i Policisë së Korçës në kohën kur Ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri.

LEXO EDHE:  “Reforma në Drejtësi ka dështuar”/ Lubonja: Rama ka frikë

LEXO EDHE:  Zgjidhet Avokati i Popullit në Kosovë

Zyberi ka disa vite që është liruar nga Policia e shtetit, ndërsa me ndryshimet e fundit ligjore IKMT, ka kaluar në varësi të Ministrisë së Brendshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE