Connect with Us

“Politikanët shqiptarë kanë shitur interesat kombëtare”/ Ngjela: Kanë punuar me Athinën për pushtet

Politikë

“Politikanët shqiptarë kanë shitur interesat kombëtare”/ Ngjela: Kanë punuar me Athinën për pushtet

Publikuar

-

“Politikanët shqiptarë kanë shitur interesat kombëtare”/ Ngjela: Kanë punuar me Athinën për pushtet

“Politikanët shqiptarë kanë shitur interesat kombëtare”. Kështu deklaroi pak më parë avokati Spartak Ngjela, teksa ishte duke folur për çështjen e kufijve detare me Greqinë.

Ngjela deklaroi se të gjithë të gjithë ish-kryeminiostrat shqiptarë kanë punuar me Greqinë për të marrë pushtet.

Avokati dha edhe një këshillë në emisionin “Top Talk” për kryeministrin Edi Rama, i cili është njëkohësisht ministër i Jashtëm dhe kryetar i OSBE-së.

“Të gjithë për të marrë pushtetin kanë punuar me Athinën, edhe Nano ka punuar me Athinën, pastaj kanë kthyer brrylin. Rama duhet të ketë kujdes se këtu luhet në interes të madh kombëtar. Nëse ai luan bam këtu, bam atje, kjo shkon në dëm të Shqipërisë. Gjendja është shumë e rëndë. Çdo konflikt midis kundërshtarëve tanë është në favorin tonë”, u shpreh ai.

LEXO EDHE:  CNA.al publikoi faktet/ “Stop” vë me shpatulla pas muri Bashën

Më tej Ngjela deklaroi se: “Greqia ka ndërhyrë në politikën shqiptare po mua s’më intereson çfarë është bërë më parë se unë jam shumë pragmatik. Unë them që Rama duhet të kjetë shumë i kujdesshëm”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Jemi të dënuar që të bashkëpunojmë”/ Peleshi përplaset me Ademin në Shkodër

Publikuar

-

Nga

Ministri i Mbrojtes, Niko Peleshi ka inspektuar sot nga afër zonat e përmbytura në bashkinë e Shkodrës.

Gjatë vizitës së tij në Shkodër ai është shoqëruar nga kryebashkiakja Voltana Ademi e cila është shprehur se qeveria duhet të pranojë që të shpallë gjendjen e emergjencës natyrore. Kryebashkiakja dhe Peleshi kanë debatuar pasi ky i fundit i ka kërkuar që të bashkëpunojnë dhe bashkia e të gjithë institucionet të bëjnë punën e tyre.

Pjesë nga debati:

Voltana Ademi: Po flas si është situata

Niko Peleshi: Ju kuptoj shumë mirë

Voltana Ademi: Unë po flas për situatën dhe për të vlerësuar atë

Niko Peleshi: Kjo nuk është një çështje se kush e ka topin

Voltana Ademi: Nuk e thashë ashtu

Niko Peleshi: Pushteti vendor s’ka nevojë për lejë për të bërë vlerësimin e dëmeve

Voltana Ademi: Ne e bëjmë gjithmonë, një gjë të tillë, kemi blerë koncentrat, por fondi i bashkisë nuk është për të blerë koncentrat

Niko Peleshi: Nëse nuk është fondi i bashkisë i mjaftueshëm, kemi fonde tona për tu mbështetur

LEXO EDHE:  “Ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk shkelin 5 qershorin”/ Yuri Kim: E zhgënjyer që s’pati konsensus

LEXO EDHE:  CNA.al publikoi faktet/ “Stop” vë me shpatulla pas muri Bashën

Voltana Ademi: E keni për detyre

Niko Peleshi: E kemi detyrë të përbashkët

Voltana Ademi: Nëse nuk e dini atëherë po jua tregoj unë, po ta sqaroj tamam

Niko Peleshi: Mesazhi im është që do mbështesim familjet

Voltana Ademi: Mesazhi im është që të keni mundësi të ndihmoni sadopak këto banorë

Niko Peleshi: A e kuptoni se është e turpshme të bëjmë debate të tillë para banorëve, bashkëpunoni

Voltana Ademi: Mos e rreni popullin, mua nuk më gënjeni.

Niko Peleshi: Jemi të dënuar që të bashkëpunojmë, nuk kam ardhur për ju por për banorët./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bashës i dështon prezantimi i programit ekonomik

Publikuar

-

Nga

110 mijë vende të reja pune/ Zotohet Basha: Do e bëj pagën minimale 36 mijë lekë

Partia Demokratike ka prezantuar programin ekonomik në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

Mësohet se prezantimi i programit është bërë gjatë ditës së djeshme dhe jo sot siç është transmetuar nga PD. Gjithashtu bëhet me dije se jo gjithçka ka shkuar mirë pasi gjatë prezantimit ka pasur disa probleme dhe kreut të PD, Lulzim Basha i është shkëputur fjala. Për këtë arsye lidhja është bërë disa herë me grupe më të vogla.

Prezantimi i djeshëm i programit ekonomik të PD ka dështuar totalisht, ndërsa sot publikohet për të bërë propagandë mediatike.

LEXO EDHE:  CNA e zbuloi/ Basha e pranon: Dokumenti i shkarkimit të Kadisë është fals

LEXO EDHE:  Vaksina anti-Covid mollë sherri/ Gjergj Koja përplaset me Tritan Shehun: Mos më bëj përr përr përr

E para që mori fjalën në këtë takim në selinë blu ishte ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila theksoi se ekonomia ndodhet në situatë emergjente. Pas Tabakut ishte radha e Bashës i cili deklaroi se qeveria e ardhshme e drejtuar nga Partia Demokratike do të mbulojë shpenzimet arsimore për tarifat universitare për 90% të studentëve që vijnë nga familje me të ardhura me pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga rritja e pensioneve, tek ulja e çmimit të energjisë e karburantit/ Basha nuk harron as çiftet e reja

Publikuar

-

Nga

Nga rritja e pensioneve, tek ulja e çmimit të energjisë karburantit/ Basha nuk harron as çiftet e reja

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka premtuar që do të rrisë pensionet me të paktën dyfishin e normës së inflacionit dhe në çdo rast jo më pak se 5% në vit.

“Angazhohem se do të risim pensionet me të paktën dyfishin e normës së inflacionit dhe në çdo rast jo më pak se 5% në vit me synimin që në fund të mandatit tonë të parë  pensionet mesatare shqiptare të kenë kaluar pensionet mesatare të rajonit.  Kudo në Shqipëri takoj njerëz, bashkëmoshatarë apo më të rinj që ndajnë të njëjtën brengë, pamundësinë e prindërve pensionistë për të mbyllur muajin. Kush nuk e di këtë brengë, kush nuk e njeh këtë brengë. Edhe ata që mundohen ta fshehin duke kontribuar nga të ardhurat e veta të pakta , qindra e mijëra prej vëllezërve e motrave, kushërinjve që kemi në emigracion që janë shpresa e vetme, filli i vetëm që i mban prindërit e tyre pensionistë në këmbë. Boll më! Boll më! Ka ardhur koha t’ju garantojmë që të moshuarit tanë të jetojnë me respektin dhe dinjitetin që meritojnë. Dhe ne do të garantojmë që të moshuarit tanë të jetojnë me respekt, që tu plotësohen nevojat bazë, që çdo gjyshe dhe çdo gjysh të jetë i sigurt dhe të ketë vendin e vetë në shoqërinë tonë”, tha kryedemokrati.

LEXO EDHE:  Bëhuni gati për dimër të fortë/ Ja si parashikohen temperaturat për javën e ardhshme

LEXO EDHE:  Sa i përhapur është varianti britanik i Covid-19 në Evropë?

Një tjetër pikë e programit elektoral i Bashës është edhe ulja e çmimit të karburantit dhe energjisë elektrike

“Angazhohem të ul çmimin e energjisë elektrike dhe çmimin e karburante, çka padyshim do të ndihmojë jo vetëm klimën e biznesit por dhe familjet shqiptare. Do t’ju vijmë në ndihmë të gjitha familjeve shqiptare dhe sidomos çifteve të reja pa përjashtuar askënd”, tha Basha.

Gjithashtu Basha premtuar për të porsalindurit një pagesë mujore prej 3 mijë lekë të reja për pesë vitet e para të jetës.

“Ne do të mbështesim familjet shqiptare. Çdo familje do të përfitoj për të porsalindurit një pagesë mujore prej 3 mijë lekë të reja për pesë vitet e para të jetës. Çdo vit të qeverisjes time 5 mijë çifte dhe familje të reja do të përfitojnë nga subvencionimi I plotë I interesave të kredive për strehim, çka do të thotë për ju të sapomartuar apo të sapofejuar apo që doni të hidhni këtë hap në jetë por që nuk keni asnjë mundësi as ta çoni nëpër mend blerjen e një banese, se pas 25 prillit qeveria juaj do të paguaj 100% interesat bankare për çdo kredi që do të merrni për të blerë një apartament apo një banesë”, tha Basha.

 

 

LEXO TE PLOTE